Kulturë
Xhemaledin Salihu: Thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Luginë të Preshevës
E diele, 14.07.2024, 06:50 PM
Thirrje për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, nëpërmjet të restaurimit apo të adaptimit të disa aseteve të Trashëgimisë kulturore në Luginë të Preshevës
Shkruan:
Xhemaledin Salihu, kryetar dhe
studiues
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, gjatë viteve
2011-2014 regjistroi, evidentoi, fotografoi, inçizoi dhe argumentoi me shënime
të shumta 337 asete të trashëgimisë kulturore në komunën e Preshevës dhe 445
asete të trashëgimisë kulturore në komunën e Bujanovcit.
Poashtu
argumentoi se një numët i vogël i aseteve /78/ në komunën e Preshevës dhe 126 aseteve në komunën e Bujanovcit janë të
mbrojtje ligjore nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë, ndërsa
komuna e Preshevës dhe e Bujanovcit asnjë nuk kane marrë në mbrojtje ligjore të
ndonjë aseti nga trashëgimia kulturore të komunave.
Shqoata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore ka hartuar Listën e plotë të
trashëgimisë kulturore të këtyre komunave dhe kërkoi nga to që të konsultohet
ligji mbi të mirat/asetet/ kulturore dhe disa prej tyre që po shkatërrohen dhe
janë vlera kulturore që nuk janë në mbrojtje ligjore republikane, të hyjnë në
Listën e mbrojtjes ligjore të këtyre komunave.Konkretisht në këtë drejtom
kurgjë nuk u bë.
Madje
me kërkesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, para disa vjetëve këto
Lista ia dorëzoi edhe këtij Këshilli, i cili i shqyrtoi, por deri më sot nuk
mori asnjë hap në drejtim të kësaj mbrojtjeje.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore ka konstatuar se asetet e trashëgimisë
kulturore po shkatërrohen jo vetëm faktori natyror, por edhe nga ai njerëzor.
Shoqata
ndër të tjera jep një listë të atyre vendeve, ku po bëhen shkatërrimet më
serioze të trashëgimisë kulturore, si:
-Po
shkatërrohet Lisi i Vjetër 900 vjet në Turi,
-Po
shkatërrohen Varrezat e Krushqëve ne Bukuroc, u mbulua Varri i Nuses, po
shkatërrohet, me gjithëse u premtua nga ata persona që kanë mbuluar këtë varr,
Varri
i Nuses
-Po
shkatërrohet Teqja e Tërrnavës, është hapur muri dhe ladrojnë qentë dhe po e
prishë dora e njeriut,
-Po
shkatërrohet Kalaja e Preshevës,
-Po
shkatërrohen Varrezat ilire në Bukuroc,
-Po
shkatërrohet lokaliteti “Varri i Nallbanit” në Miratoc,
-Po
shkatërrohen varrezat ilire në Bilaç.
Madje
në Bilaç u rrënua xhamia e vjetër e vitit 1375, e ndërtuar me arkitekturë
osmane, për ta ndërtuar një të re me arkitekturë turke modern që nesër pas 50,
100 vjetëve t’i dalë titulluar Dijaneti i Turqisë, sikur i doli pronar kisha
ortodokse serbe në Kosovë, kishave ortodokse shqiptare,
Xhamia
e vjetër në Bilaç dhe mbishkrimi i saj
-Po
shkatërrohet Teqja e Preshevës, kulmi po pikon dhe askush nuk kujdeset,
-Po
shakërrohet Shtëpia e vjetër e Esat Esatit, po pikon brenda, edhe pse pronarja
dhe kryetari i Shoqatës disa herë kanë intervenua te institucionet
përkatëse, askush nuk merr masa për t’i
sanuar, për t’i restaurruar apo për t’i adaptuar që mos shkatërrohen këto,
edhepse janë në mbrojtje ligjore të Republikes së Serbisë.
Për
të gjitha këto janë njoftuar institucionet përkatëse: Ministria e Kulturës e
Republikës së Serbisë, Enti për mbrojtjen dhe ruajtjen e monumenteve kulturore
historike në Nish, kmunat në Preshevë dhe Bujanovc, me gjithë premtimet asgjë
deri më tash nuk është ndërmmarrë.
Koha
e fundit është që Kuvendet dhe Këshillat
komunale në Preshevë dhe në Bujanovc dhe inspektoratet e tyre komunale,
Ministria e Kulturës, Enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore në Nish dhe
Këshilli Kombëtar Shqiptar të ndërmarrin masa adekuate ne mbrojtjen nga
shkatërrimit i vlerave, objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Të
vehen tabela informuese për vlerat, objektet e trashëgimisë kulturore,
Të
hartohet një listë e vlerave dhe objekteve të trashëgimisë që do të hyjnë në
mbrojtje ligjore të komunave Preshevë dhe Bujanoc si dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Disa
prej aseteve të trashëgimisë kulturore mund të sanohen me pak mjete nga komunat
Preshevë e Bujanovc, shtëpia e Esat Esatit, Teqja e Preshevës e ndonjë tjetër
në këto komuna, ndërsa për disa asete tjera që janë në mbrojtje ligjore nga
Republika të kërkohet që institucionet përkatëse që u përmendën më lartë të
ndërmarrin masa për sanimin, restaurimin, adaptimin e aseteve të trashëgimisë
kulturore edhe shqiptare.
Shoqata
për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore i bënë thirrje institucioneve përkatëse,
Ministrisë të Kulturës të Republikës së Serbisë, Entit për mbrojtjen e
Monumenteve kulturore e historike në Nish dhe Komunave të Preshevës dhe të
Bujanovcit që urgjentisht të marrin masa parandaluese që të mos shkatërrohet
trashëgimia kulturore në Preshevë dhe në Bujanovc.
Të
themi se Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, sidomos Ministria e
Kulturës, Sportit dhe e Rinisë e Republikës së Kosovës ndan mjete të bollshme
për trashëgiminë kulturore në Luginë të Preshevës, për çka e falemnderojnë
publikisht dhe është e gatshme që ta financojnë themelimin e Institutit për
Kulturë të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe adaptimin e objektit të
Universitetit të Preshevës, si e quajnë qytetarët e Preshevës bioskopin në
Qendër kulturore për të rinjë, ku do të zhvilloheshin aktivitete të shumta
kultuorre rinore.
Madje
për këto nisma u deklarua zëvendëskryeministri i Kosovës, Z. Besnik Bislimi, në
Buanovc në bisedë me shoqërinë civile, për disa vjet. Mos interesimi i jonë e
dështuan edhe këto nisma.
Preferoj
që edhe nga Ministria e Kulturës e Republikës së Serbisë të kërkohet mjete për
këto punë, sepse jemi pagues të tatimit, kontributeve në nivel republikan,
ndërsa fare pak i kthehen qytetarëve të këtyre komunave për nevoja kulturore,
arsimore e tjere.