E shtune, 21.12.2024, 04:12 PM (GMT)

Kulturë

Fjalë të urta nga shkrimtari Albert Zholi (II)

E premte, 12.07.2024, 06:50 PM


-Nuk lejohet përdorimi i fjalëve të urta pa cituar emrin e autorit-

- Mes artistëve, fjala merr vlerë reale, dija përforcohet, dialogu sjell risi, vizioni për jetën formatohet me ngjyra optimiste.

-Në dashurinë e sinqertë nuk ka fitimtarë dhe humbës, ose të dy do jenë fitimtarë të një lidhjeje të begatë, ose të dy do të vuajnë zhgënjimin e madh.

- Egzistenca  e  një  kombi  varet  nga  4  element themelor:  Gjuha, territori, flamuri  dhe  himni. Kur  mungon  një  element  egzistenca  është e  cunguar , kur  mungojnë dy  egzistenca  ëzhtë e plagosur, kur  mungojnë tre  egzistenca  është  e  dyshimtë  kur  mungojnë 4  një  komb  nuk egziston.

- Dashuria  e  vërtetë  pranon  vetëm  gënjeshtra    bardha,  por  jo  çdo  gënjeshtër  e  bardhë vërteton egzistencën e  dashurisë    vërtetë.

-Prezantimi në takime ndërkombëtare ka dy element: Ligjërata e bukur dhe bindëse dhe veshja protokollare që  duhet t`i përshtatet vendit, karakterit të ceremonisë, stinës. Pa një ligjërim të bukur pjesëmamrja është e dështuar, pa veshjen e duhur pjesëmarrja është e gjymtuar.

- Dashuri apo të Dua, mbetet fjala më e bukur e zemrës, virtytit më i lartë shpirtëror, ndjenja më e spikatur, më sinjifikative, më sublime, më e pastër

- Kush ka provuar dashurinë e vërtetë,  ka marrë krahë dhe ka fluturuar në vende të pamenduara duke përcjellë gëzim, hare, optimizëm

- Dashuria e sinqertë të shtyn drejt madhështisë, sakrificës, guximit, marrëzisë pasi flitet me gjuhën e zemrës jo të arsyes.

-Populli Dashurisë i ka thurur lavdet më  të madhërishme duke e ngritur në tempujt e shpirtit dhe në zërin e zemrës.

-Himnet e dashurisë sot përbëjnë perlat e muzikës popullore në të gjitha trevat anembanë vendit tonë. –

-Folklori shqiptar, është një nga më tradicionalët në botë për sa i përket larmisë së këngëve të dashurisë, emancipimit të ndjenjës dhe të qenit autokton dhe të veçantë.

- Dashuria mbetet  një shkëndijë fjale, për të ndezur vullkanin e madh njerëzor për ndjenjën më fisnike të të gjithë kohërave. ..

- Dashuria e fshehtë mbetet e përjetshme dhe gjithmonë e bukur, sepse ka misterin brenda

- Largësia në dashuri të afron më afër, sepse ka fuqinë magnetike të enigmës në mes.

-Dashuritë e nxituara dhe në distanca të  afërta vdesin shpejt, sepse s’kanë ankthin dhe etjen e pritjes!

-- Femra merr afshin e jetës, kur për të thuret poezi. S’ka më të lumtura se ato femra për të cilat janë thurur vargje, pasi ato pa dashje janë përjetësuar.

--Edhe femra më e bukur dhe më e fortë, dorëzohet para vargjeve poetike që rrezatojnë ndjenjë, dashuri dhe respekt.

-Dashuria e vërtetë nuk është ëndërr, por dy pika vese rënë nga petalet e një trëndafili rozë mbi barin e sfungjertë, të blertë ku aty prehemi qetësisht, si një vegim vezullues.

- Dashuria e sinqertë thyen dritën e jetës, në mijëra pasqyra kristali, për të parë fluturimin magjepsës të zogjve shtegtarë

- Dashuria mbetet ditar kujtimesh, ku secili lë të shkruar krijimin e fundit të  “Lumturisë”, pasi në dashuri rruga e ikjes ka lot malli prej tradhëtisë

-Dashuria ka  aromën e dy trupave që secili e ruan si një medaljon të përjetshëm pasi të çon në qiellin e shtatë dhe më bashkon me yjet

- Në dashuri paguhet çdo fjalë,  pa harruar dhe çmimin e shpirtit edhe netët pa gjumë, lotët që janë kthyer në  gërma ditari

- Dashuria është ndjenja e pastër, është poezia e imagjinatës në kufijtë e marrëzisë që paguhet me çmimin e shpirtit edhe netët pa gjumë, lotët ndriçues...

-Dashuria është si një gjethe,  si një yll në gjoks, që të mbyll sytë dhe ti humbet në një puthje, në një përqafim përrallor.

-Dashuria është si Perëndimet e sosura të mbushura plot zjarr,  si trëndafili me aromën e ëmbël pranverore e ndritshme ngaherë

- Më  mire  100  kundërshtar serioz përball  se  një  tradhërar lajkatar    krah

- Mosmirënjohësi mendon  se  ka  lindur  vetëm  për  ti  bërë  nder ,   pasi  kurrë  nuk  e  kupton  vlerën  e  vërtetë    nderit  dhe virtytin e lartë që ka Brenda nderi –

-Mosmirënjohësi  edhe  kur  i  bën  nderin e 100-të,  e  mendon  si  nderin  e  pare,  pasi  se  kupton  saktificën e  personalitetit    atij    i  bën  nder, sepse s’ka  vetë  personalitet

- Trim i mirë  nuk  është  ai    i del  plumbit para    çdo  betejë,  por  ai    fiton çdo  betejë

- Dita  e  dëshmorëve  është  dita    e  bekuar  e  një  kombi pa heroizmin e të  cilëve historia e kombit  do të ishte  memece dhe e shurdhët.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora