Kulturë
Albert Habazaj: Sa shkëlqen Princesha Perla!
E merkure, 10.07.2024, 06:49 PM
SA SHKËLQEN PRINCESHA PERLA!
Perla
Habazaj, mbesa ime e madhe sot mbushi 8 vjeçe
Nga
Albert HABAZAJ
Sot
mëngjesi vjen më bukur,
Purushja
8 vjeçe mbush,
Kush
si gjysh është më i lumtur,
Dhe
më krenar se unë kush?!
Më
i bukur vjen mëngjesi
Sot
Perlushja ka ditëlindjen,
Dielli
rrezet i ndezi
Dhe
lulet në valle ngrihen.
Të
festojnë tok me ne
Qasen
bletëzat, ketrushat,
Zogjtë
e vegjël tërë hare
Nga
livadhet, nga gëmushat.
Iku
vapa, zhegu iku
Muzikantët
e orkestrës
Më
të bukur 3 korrikun
E
bëjnë artistët e festës.
Perla
- ç'bukuri të ëmbël
Sot
na mbush me frymë krenare,
Perlë
për prindërit, gjyshërit, nënën
Vjen
me Amin lozonjare.
Gjyshja
tjetër që mungon
E
vështron nga yjet mbesën,
Shumë
urata i dërgon
Çdo
agim tek çel me vesën.
Si
në filma, rrjedhin vitet
Përmbi
flatra ëndërrimi,
Tok
me Perlën Ami rritet
Zemra
jonë rreh nga gëzimi.
Sot
një vit je më e madhe
Dritë
me ëndrra ke te sytë,
Më
e para e të parëve
Shkëlqyeve
në klasë të dytë.
Shembullore
të ka shkolla,
Ti
çdo ditë di të shkëlqesh,
Kur
vjen në shtëpi, me lodra
Loz
me Amin si princeshë.
Sa
kujdesesh ti për motrën
Dhe
në punët e shtëpisë
Ndihmon,
si flutur e vogël,
Si
mjaltushkë e lumturisë.
Mami,
babi marrin krahë,
Dhe
lodhjen e flakin tutje,
Se
për ta jeni gjithçka
Tok
me ju në lodra futen.
Vjen
e kaltër valë e detit,
Mali
nis dhelet e erës,
Për
datëlindjen bëjnë buqetë
8
milionë urime Perlës.
Vlorë, e mërkurë,
03.07.2024