Përjetësi » Kadare
Ismail Kadare: Kohë e pamjaftueshme
E marte, 02.07.2024, 07:57 PM
Kohë e pamjaftueshme
Nga
Ismail Kadare
S’kam
kohë të harroj shumë gjëra
Që
nga mendja ti nxjerr përjetë.
Për
tragjikët e vjetër e shkrepëtimat
Do
t’më duhen së paku dy vjet.
Dhe
ndoshta po aq për Danten,
Për
frëngjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta
gratë do të jem duke fshirë
Kur
muzgu do të afrohet ndërkaq.
Si
udhëtari me peshë të tepërt
Para
avionit që niset pas pak
I
ngarkuar rëndshëm ende
Do
t’afrohem tek varri humbak.
Nga
supet si ta heq këtë barrë?
Ku
ta hedh këte peshë, si?
Me
të s’mund të zbres atje poshtë
Por
as lart dot s’e lë kurrsesi.
I
menduar gjer në çast të fundit
Nga
mosthënia, nga pengu tragjik,
Një
shenjë ndoshta të pakuptueshme
Do
t’ju bëj të gjithëve e do ik.
Komentoni