| E hene, 01.07.2024, 05:55 PM |
Visar Zhiti:
KADARE!
Ikja
nga kjo jetë e Shkrimtarit dëshpëron të gjithë ata që e duan, por vepra e bën
të pranishëm te çdo lexues i tij, bashkëbisedimi vazhdon…
Kadare
i dha gjuhës shqipe shumë dhe romanit shqiptar njohje botërore.
Brezin
tim e rritën me veprën e tij, ajo u bë e madhe, iu përshtat kohëve dhe u bë
kohë dhe vetë.
Mes
adhurimeve të merituara dhe qortimeve të shumta po ashtu, ne e shohim si
mjeshtër të fjalës shqipe.
Botimet
“Onufri” me përkushtim dhe besnikëri e kanë dhënë të plotë Kadarenë shkrimtar.
Ai aty jeton…
Takimet
dhe bisedat me të i çmoj, nga ana njerëzore ato për mua kanë diçka nga dhënia e
zjarrit dhe e cigareve të miqësisë, atë tym të ditëve aq shumë shqiptare…
Mirënjohje
dhe dhimbje
për
gjithçka që bëtë, Kadare!