Mendime
Përparim Hysi: Onkonlogjiku dhe privati
E shtune, 29.06.2024, 06:52 PM
Onkonlogjiku dhe privati
Nga
Përparim Hysi
Jam
një qytetar që kam patur kunatin(vëllan
e simeshoqe.tek Okonlogjiku. Vetëm rekomandmi
për t'u shtruar tek ky spital, të streson. Të streson, nuk të streson
është si një e keqe e domosdoshme apo, si të thuash, shpresa e fundit.
Shkova
me kunatin( nuk tregonte fare si i
sëmurë), qe gati dy metrosh dhe
shpatullan si lis. Sido që nuk tregonte së jashtmi, ai kish punuar kovaç dhe e
keqa i kish hyrë në gjak. E shtruan dhe sekseri (kudo është modë që këta
sekserët janë si ata "suflerat" që në prapaskenë, u lexojnë aktorëve
fjalët që do thonë në skenë), më tha:
-Profesori
e ka pak dorën të rëndë:për çdo mëngjes, pesëmijë lekë të rinj. Dy të tjerët,
nga 10 -mijë të vjetra.Po kur thonë, "parja e bardhë për ditë të
zezë" dhe zura të"hidhja vallen", sipas"muzikës së
sekserit". Vetëm kunati të dilte mirë po as që vinim vesh për financat.
Kjo mardhënie doktor-pacient, po shkonte si sahat për pesë ditë, Në krye të pesëditëve, profesori më thirri
dhe më tha:"Kunati ka sëmundje të pashërueshme.Mund ta shtyj ca me një
ilaç që në Shqipëri nuk gjindet dhe është i kushtueshëm(gati 7500 Euro.) Mora
rekomandmin, emrin e ilaçit dhe veç tyre, pas dy muajësh të bënim analiza dhe
të riktheheshim tek profesori. E gjetëm ilaçin dhe, pas dy muajësh, e shpura kunatin për analiza. Analizat, për
të qenë më i sigurt i bëra tek një laborator privat.
* *
*
Këto
analiza tek privati, ngaqë u hap sipari
i ONKOLOGJIKUT, më shtyn sot që të bëj këtë shkrim. Kunati im jetonte në FIER
dhe nga FIERI erdhi me autobuz. E çova tek laboratori privat i DOKTOR QAMIL
MEMËS, që gjendet pas klinikës 9 tek rruga e Kavajës. I morën kampionët që
duheshin sipas rekomandimit. Kunatin e lashë në shtëpi me të motrën dhe vet,
ashtu pragdreke shkova të merrja përgjigjen e analiazave.
Më
priti DR.Qamili dhe më tha:
-Çfarë
e ke të sëmurin?
-Është
kunati im dhe e dua njësoj me vëllezërit e mi.
-Është
shumë keq dhe nuk e ka të gjatë.
U
dëshpërova dhe, i thyer shpirtërisht, i
them:
-Epo
rrisku i keq, DOKTOR, por më thuaj, sa ju detyrohem?
-Doktor
QAMIL MEMA:- Unë të marrë lekë për gjithë atë burrë si lis? As mos e zërë në
gojë. Më zgjati zarfin e analizave dhe, tek e rroka në qafë për shpirtmadhësinë
e tij, i thashë:- DOKTOR QAMILI ti je nga PEZA dhe në SHQIPËRI të mesme, ka një
këngë popullore:"Çohuni djem, shaloni atin". Në një nga strofat thuhet:"
Të kisha një djalë si MEMA, paç me i hy Vezirit brena...".Unë po i
improvizoj këto vargje dhe po them:"Të kishte ca doktorë si QAMIL MEMA,
"ryshfetn në shëndetësi", e përzë me shqelma."
Kunati
im nuk e pati të gjatë, por unë po e bie shkrimin për të treguar, se ka mjekë
si QAMIL MEMA që vë zemrën për pacientin.Mjekë të tiilë ia zbardhin faqen
shëndetësisë.
Tiranë, 28 qershor 2024