E shtune, 21.12.2024, 02:08 PM (GMT)

Sport

Florim Zeqa: Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato

E shtune, 29.06.2024, 06:50 PM


Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato

Shkruan: Florim Zeqa

Në kuadrin e festimeve të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës, më datat 22 e 23 qershor në palestrën e bukur të sporteve në Rovato (Lombardia) u mbajt turniri përmbyllës “Muaji i Lirisë, organizuar nga treshja e të rinjëve entuziast Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi.

Festimi i Ditës së Çlirimit të Kosovës

Në palestrën e bukur të sporteve në Rovato, në një ambient të bukur dhe festiv, të ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj kuq e zi dhe të shtetit të Kosovës u përballen me njëra-tjetrën 16 ekipet pjesëmarrëse:

1)    Treviso (Treviso)

2)    Rion Pavimentazioni (Vicenza)

3)    Leon Pav (Vicenza

4)    FC Sadri Guraziu (Treviso)

5)    Edil Kolgeci (Treviso)

6)    Mirsad Group (Brescia)

7)    Vali Costruzioni (Brescia)

8)    Noli Ponteggi (Brescia)

9)    Alice Costruzioni (Brescia)

10)  Nuove Coperture (Brescia)

11)  Euro KB Ponteggi (Brescia)

12)  Edil Ponteggi (Brescia)

13)  By Paci (Brescia)

14)  Bar Sport (Brescia)

15)  Fratelli Gashi (Brescia)

16)  Cambio Automatici 4F (Brescia)

Si zakonisht, turniri fillojë me intonimin e himnit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës, ndërsa më pas, organizatori Arbër Llugagjiu i përshendeti të gjithë të pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falenderuar për pjesëmarrje, me ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë turnirit dyditor.

Se vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e Futbollit të Vogël, të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë Ura lidhëse mes të rinjëve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra dhe mijëra pjesëmarrës, siq ishte ky në Rovato, ku përveq 16 ekipeve me nga 10 lojtarë (160 futbollist) të listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), ndeshjet i përcjellen mbi 1 mijë futbolldashësh, numër ky i paarritshëm nëpër aktivitet e tjera mërgatës sonë në shtetin italian.

Secila ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por ndeshja finale mes ekipeve Alice Costruzioni dhe Cambio 4F ishte një finale e bukur dhe e paharruar e cila do të mbetët gjatë në kujtesën e të pranishmëve të shumtë në të këtë eveniment sportiv.

Me plot meritë vendin e parë në këtë turnir e zuri ekipi Alice Costruzioni, i cili jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.

Ndarja mirënjohjeve dhe shpërblimeve

Pas përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjiu në emër të Këshillit Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e nderit dhe më meritorët për lirinë e Kosovës, veteranët e UÇK-së.

Këshilli organizativ i shpalli lojtarin më të mirë, golashënuesin e parë dhe portierin më të mirë, si në vijim;

-Lojtari më i mirë Denis Spanesci

-Golashënuesi i parë Davide Giardini

-Portieri më i mirë Paolo Gazurelli

Pa dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga një kupë dhe medalje për dy vendet e para:

-Vendi i dytë, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit Cambio 4,

-Vendi i parë, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit Alice Costruzioni.

-Vendi i tretë i takoj ekipit Rion Pavimentazioni,

-Vendi i katërt i turnirit për ekipin Nuove Coperture.

Në fund organizatori Arber Llugaxhija i falenderoj bashkëpunëtorët e afërt dhe të largët, si: Faton Berisha, Mentor Smakiqi Agron Berisha, Loni Ber, Arton Berisha, Arbnor Llugaxhiu, Fadil Bajraktari, Massimo Kolgecaj, Arben Kastrati, Adnan Podrimqaku, Kujtim Sadiku, Avdi Hajraj Albi Lumi, Florim Zeqa, Florim Lumi, Fejza Kastrati, Fisnik Bogujevci, Fitim Jashari, Kastriot Krasniqi dhe Kujtim Kolgeci.

Të rinjët ambasadorët më të mirë të vendit tonë

Turniri në Futboll të Vogël për nder të çlirimit të Kosovës, e dëshmoj se për të rinjët shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso dhe Rovato (Lombardia) ka më tepër se një dekadë që bashkëpunojnë mes tyre, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe nga 500-700 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe shtetërore për të festuar së bashku.

Përderisa sportistët janë dhe mbetën ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim, të rinjët janë gjaku më i pastër dhe arterja jonë më e shëndoshë kombëtare.

Liria e Kosovës është rezultat i sakrificës së shumë brezave, i rezistencës së gjatë paqësore dhe luftës së lavdishme çlirimtare.

Ky ishte njëri ndër turniret më mirë të organizuara ndonjëherë në pjesën veriore të Italisë falë treshes profesioniste Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor Smakiqi, të cilët edhe një herë e dëshmuan se, përveqse veteran të futbollit janë edhe organizator të suksesshëm të turnireve në këtë pjesë të Italisë.

Mysafir special i turnirit ishte Fatmir Limaj-Komandant Çeliku, i ardhur enkas për këtë aktivitet sportiv për të cilin organizatorët e kishin përgatitur një Tortë të madhe me emblemën e UÇK-së. Vlenë për të theksuar se Komandant Çelikun në këtë aktivitet sportiv e sollën Rinor dhe Selim Guraziu, miq dhe bashkëlojtar të vjetër të Arber Llugaxhiut.

Sot e gëzojmë lirinë falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s!

Andaj, me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e atdheut.

Mbi gjakun e heronjëve dhe dëshmorëvei kemi themelet e forta të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë-Republikës së Kosovës.

Lavdi për jetë e mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

Florim Zeqa, 27.06.2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Florim Zeqa: Noli Ponteggi fitues i turnirit “Muaji i Lirisë 2024” Albert Vataj: Një tifozeri që meritonte më shumë se një humbje dinjitoze Luçjan Bedeni: Nji hulumtim i shkurtër si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shqipni Sylejman Morina: KF “Arbanasi” e riktheu emrin e vjetër, por jo edhe fushën e vet në Arbanas Florim Zeqa: Vllaznia fituese e 28 Nëntorit në Candelu (TV-Itali) Florim Zeqa: Në Rovato themelohet K.F. “Noli Ponteggi” Enri Zholi: Forald Hoxha - Partizani më formoi si portier, futbolli është jeta ime Sylejman Morina: Arbnesha Lara Nikpali, ylli që shkëlqeu dy dekada në basketbollin e femrave të Zarës Florim Zeqa: ACG fitues i 28 Nëntorit Artemisa Kastrioti: Gentian Ameti debuton me performancë të jashtëzakonshme në ligën belge Florim Zeqa: SCG fitues i turnirit “Epopeja e UÇK-së” Albert Zholi: Ahmet Shqari - Ju tregoj ata që i dhanë emër emisioneve sportive “Nga njëra ndeshje në tjetrën” Xhevahir Cirongu: Vlerësime të merituara Legjenda e Boksit Elvir Muriqi fiton trofeun për arritje të jetës në Nju Jork Kadri Tarelli: Festë sportive me vlera atdhetarie e miqësie Florim Zeqa: “Muaji i Lirisë”, garë sportive në atmosferë festive! Besim Xhelili: Shah simultan me Mjeshtrin e Madh të shahut Rainer Buhmann Gjekë Gjonaj: Rezart Cungu kampion i ri i Malit të Zi Sevdail Hyseni: Saqipi - Turniri ndërkombëtar i boksit “Tërnoci 2020”, një eveniment i lartë sportive Albert Zholi: Flet Mjeshtri i Sportit, ish-rekordmeni atletikës Ali Murrizi

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora