| E premte, 28.06.2024, 06:50 PM |
Një vend që nuk vlerëson njerëzit e ditur, apo më keq akoma, i vret ose burgos, mbetet gjithnjë një vend i mjerë. Inxhinier Koço Plaku, me zbulimet e veta i dha vendit miliona dollarë fitime.
Pas
sulmeve në plenume e aktive, dy procesesh hetimore-gjyqësore, tre persona
ekzekutuan në Tiranë, ora 24.00 të datës 28.6.1976:
-Koço
Josif Plaku, i vitlindjes 1929, nga fshati Hoçisht i Korçës.
-Milto
Vasil Gjikopulli, i vitlindjes 1938, nga fshati Dhërmi i Vlorës.
-Andrea
Kristaq Manço, i vitlindjes 1923, nga Bobshtica.
Dy
të parët dënuar me vendimin nr.13, datë 17.5.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës
së Lartë, në bazë të neneve 72, 73/1, 64/12 të Kodit Penal. I treti në bazë të
vendimit nr.11, datë 17.5.1976 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.
Nga
tre të dënuarit foli vetëm Koço Plaku i cili deklaroi se nuk kishte qenë spiun
dhe e priti vdekjen duke kënduar.
Në
foto, Koço Plaku në gjyq