Kulturë
Xhemaledin Salihu: Të themelohet Instituti i Kulturës të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës
E enjte, 27.06.2024, 06:53 PM
NË PRESHEVË TË THEMELOHET INSTITUTI I KULTURËS TË SHQIPTARËVE NË LUGINË TË PRESHEVËS
Lugina
e Preshevës ka nevojë për themelimin e Institutit të Kulturës të Shqiptarëve në
Luginë të Preshevës, me seli në Preshevë
Luginën
e Preshevës e përbëjnë komuna e Preshevës, e Bujanocit, të cilat edhe
teritorialisht janë të lidhura dhe komuna e Medvegjës, janë komuna autoktone
shqiptare me shumicë të popullatës shqiptare. Këto komuna edhepse
territorialisht nuk janë të lidhura/ajo e Medvegjës/, ato paraqesin etnikum të
përbashkët shqiptar dhe tërësi etnike, kulturore, gjuhësore, etnomuzikologjike,
të traditës, adeteve e zakoneve shqiptare, në kuadër të etnikumit
gjithëshqiptar.
Presheva,
Bujanoci dhe Medevegja aktualisht i takojnë Republikës së Serbisë, janë komunat
më të varfura në Serbi si dhe i kanë specifikat dhe karakteristikat e veçanta
në kuadër të kësaj Republike.
Ajo
që i bënë të veçanta dhe specifike këto komuna është gjuha, simbolet dhe
kultura e Shqiptarëve, të cilët me shumicë jetojnë në këtë krahinë.
Më
vitin 2010, me seli në Preshevë është themeluar Shoqata për Trashëgimi dhe
Krijimtari Kulturore e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, e cila ka pasur një
veprimtari të bollshme.
Kohëve
të fundit shprehet gatishmëria e shndërrimit të kësaj Shoqate në një Institut
të Trashëgimisë dhe Krijimtarisë Kulturore të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Mirë
mendimi jonë është që kjo shoqatë të shmdërrohet në Qendër të Trashegimisë dhe
Krijimtarisë kulturore, ndërsa të themelohet Instituti Rajonal i Kulturës
Shqiptare në Luginë
Preshevës,
i cili do të merrej me studimin e simboleve, gjuhës, kultures, historisë e
tjerë shqiptare, pra gjithë asaj që përmban kulturën materiale dhe shpirtërore
të saj.
Instituti
do të punësonte arkeologë, arkitektë, inzhinierë të ndërtimtarisë, historianë,
etnomuzikologë, kuadro kulturorë, folkloristë e tjerë.
Themelues
i Institutit do të ishte Këshilli Kombëtar Shqiptar, ndërsa financimin do ta
bënin Këshilli Kombëtar Shqiptar nga buxheti i transferuar republikan/Ministria
e Kulturës e Republikës së Serbisë/ dhe nga buxhetet e pushteteve lokale
/Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë/, sepse vetëm kështu do t’ishte më i plotë me
kuadro profesionale, më i financuar, më i qëndrueshëm dhe më jetë gjatë.
Selia
e Institutit do t’ishte në Preshevë, sepse momentalisht ajo posedon kuadro dhe
kushte më së miri.
Në
shikim të parë themelimi i Institutit duket megaloman, i panevojshëm, por është
koha e fundit që të mendojmë edhe për gjuhën, simbolet, dokumentacionin,
trashëgiminë, kulturën, historinë tonë shqiptare, më denjësisht dhe ato t’i
institucionalizojmë, sikur veprojnë të gjithë popujt civilizues të Europës e
Amerika. Përndryshe, jemi dëshmitarë të kohës se për çdo ditë po na ik
trashëgimia kulturore, gjuhësore, historike, etnologjike dhe ajo po
zëvendësohet me dashje apo pa dashje me ato të huaja.
Preshevë, më 27 qershor 2024
Shoqata për Trashëgimi dhe
Krijimtari Kulturore e Luginës
së Preshevës, me seli në Preshevë
Xhemaledin SALIHU, kryetar