Kulturë » Vataj
Albert Vataj: Dashuria më e madhe që na është dhënë duke u plakur...
E merkure, 26.06.2024, 05:26 PM
"Dashuria më e madhe që na është dhënë duke u plakur, është ajo që të mos humbasim vitet e tjera që kemi jetuar."*
Përgatiti:
Albert Vataj
Një
ditë po shëtisja në park i shoqëruar nga një miku im. Duke u endur pa ndonjë
qëllim, pamë shumë çifte të dashuruarish. Miku im nuk bëri ndonjë koment deri
në çastin kur në mesin e blerimi ëmbëlsie ndeshëm një burrë e një grua, të
moshuar, të cilët ulur në një stol ishin përqafuar ëmbëlsisht.
“Sa
e pahijshme –shtoi ai, -janë të vjetër për të tilla gjëra, a nuk të duket
kështu”.
Është
e pazakontë, sado e çuditshme duket për moshën e thyer, por ne priremi nga
koncepti i përgjithshëm se dashuria romantike na qenka pronë vetëm e rinisë.
Nga kjo rrjedh bindja e patundur e jona, sipas së cilës, me kalimin e viteve
pasionet qetësohen. Njëlloj si gjallëria dhe bukuria, duhet të jenë po aq të
fashitura dhe ndjenja e dashurisë dhe joshja fizike. Kjo nuk qëndron! Dashuria
është e pranishme deri në frymëmarrjen tonë të fundit. Madje bëhemi më të
mençur dhe kjo falë përvojës së jetës. Nuk mund të përjashtojmë faktin që
ndjenjat tona koha i ka thelluar e pasuruar duke i bërë edhe më të këndshme.
Të
jetojmë të dashuruar, pavarësisht nga mosha, do të thotë vetëm se kemi mësuar
të mbajmë gjallë dashurinë tonë. Njëlloj si vera, edhe dashuria me kalimin e
viteve bëhet më e çmuar, si një fllad, më e pëlqyeshme, më e vlerësuar, më
dehëse. Dashnorët e vjetër bëhen mjeshtër falë moshës dhe vetëm qeshin me të
rinjtë, të cilët nuk kuptojnë se kanë ende një njohje jo të plotë mbi
dashurinë, dhe, pavarësisht nga kjo, shishen e verës duan ta rrëkëllejnë me një
frymë.
* Shprehja që është
konceptuar si titull është përkufizim e Madeline L’Engle, ajo ishte një
shkrimtare amerikane, e njohur më së shumti për librat e saj të zhanrit
fantastiko-shkencor dhe fantazi për fëmijë dhe të rinj. Ajo ka lindur më 29
nëntor 1918 dhe ka vdekur më 6 shtator 2007. Vepra më e njohur e saj është
"A Wrinkle in Time" (Një përthyerje në kohë), e cila fitoi Medaljen
Newbery në vitin 1963 dhe është bërë një klasik i letërsisë për fëmijë.
L'Engle ka shkruar
gjithashtu edhe libra të tjerë të njohur si pjesë të serive "Time
Quintet", "Austin Family", dhe "O'Keefe Family". Temat
e saj shpesh përfshijnë shkencën, religjionin, dhe marrëdhëniet njerëzore, dhe
ajo njihet për mënyrën e saj unike të kombinimit të këtyre elementeve në
tregimet e saj.