E shtune, 21.12.2024, 04:42 PM (GMT)

Kulturë

Jahja Drançolli: Si sot, 25 qershor 1678, Elena Lucrezia Piscopia, do të gradohet si gruaja e parë, doktore shkencash!

E marte, 25.06.2024, 04:57 PM


Si sot, 25 qershor 1678, Elena Lucrezia Piscopia, e afërtë me Shkollën Arbërore në Venedik si dhe me profesoret e familjes Albanese në Padova, do të gradohet si gruaja e parë, doktore shkencash!

Nga Jahja Drançolli

Gjatë studimeve postdoktorale në Universitetin e Padovës, në vitin akademik 1986/1987, i shoqëruar për një muaj nga Akademiku Prof. dr. Musa A. Haxhiu, që te dy kemi realizuar hulumtime edhe për studentët dhe mjekët arbër në Universitetin e lartpërmendur. Në atë kohë, me ndihmën e kolegëve të universitetit dhe të instituteve përkatëse, zbuluam një varg të gjatë studentësh të graduar me diploma universitare, madje edhe me titullin Doktor i Shkencave.

E përmendur gjithashtu në këtë verg të gjatë ishte Elena Lucrezia Piscopia (1646-1684), e ndihmuar nga profesorë nga një familje Albanese, më 25 qershor 1678 Elena më në fund mundi të mbronte tezën e saj të doktoratës përpara Kolegjit të Mjekëve dhe Filozofëve dhe për këtë arsye mori gradën e doktoraturës dhe kurorën e dafinës nga duart kompetent të universitetit. Disa studiues seriozë kanë shprehur mendimin për origjinën arbërore të saj. Në përbërje të komisionit për mbrojtjen e disertacionit nga fusha e mjekësisë dhe të filozofisë ishte edhe një filozof i madh arbëror, profesor në Universitetin e Padovës!

Foto e realizuar nga unë në vitin 1987: Elena Lucrezia Piscopia, L'antico Palazzo BO, Padova!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora