| E shtune, 22.06.2024, 05:53 PM |
Euronacionalizmi 2024!
Shkruan
Florim Zeqa
Faza
fillestare e kampionatit evropian të futbollit Euro 2024 në Gjermani nxori në
shesh nacionalizmat ndëretnik të ushqyer nga politika ultranacionaliste e
kthyer në urrejtje ndëretnike. Brohoritjet nacionaliste të shoqëruara me flamuj
dhe pankarta me përmbajtje nacionaliste vërshuan stadiumet e futbollit në
shtetin më të zhvilluar dhe më demokratik të Bashkimit Evropian.
Përditshmëria ballkanike
në Euro 2024
Ajo
që po ndodhë në kampionatin evropian të futbollit në Gjermani nuk është diçka e
re, e paparë dhe e padëgjuar në hapësirat ballkanike, por është trishtuese kur
kjo ndodhë në një ngjarje kaq madhore të futbollit, siq është kampionati
evropian.
Shpërfaqja
e miqësive dhe armiqësive, aleancave dhe kundërshtive mes shteteve dhe popujve
sipas qëndrimeve dhe përcaktimeve politike të kombeve pjesëmarrëse në këtë
kampionat paraqet anën më të errët të këtij kampionati.
Fansat
e kombëtareve ballkanike në Gjermani po tregojnë kulturë miqësore me vendasit
gjerman dhe kulturë armiqësore me fqinjët e tyre! Përmes këngëve nacionaliste e
shfaqin urrejtjen ndëretnike dhe armiqësitë e vjtera dhe të ndërsjella.
Kur
urrejtja dhe armiqësia shfaqen para respektit ndërfqinjësor atëhere kemi të
bëjmë me mesazhin më të keq të mundshëm në një ngjarje sportive që promovon
paqen dhe unitetin mes popujve dhe shteteve.
Rasti
më negativ i kampionatit ai përdorimit të fyerjeve dhe sharjeve, duke shprehur
urrejtjen dhe mllefin ndaj tjerëve. Kjo tregon se deri ku ka arritur politika
ultranacionaliste që të kontaminojë me urrejtje masat e gjëra popullore ndaj
popujve tjerë, në veçanti ndaj fqinjëve të tyre tradicional.
Sporti
si mënyra më e mirë e unifikimit të popujve dhe shteteve e shpërfaqi
njëkohësisht edhe të vërtetën e hidhur të armiqësive mes popujve të ballkanit
dhe jo vetëm, i nxori në shesh edhe skenarët politik me largim nga kampionati
veropian, sikur ky të ishte parlament i një shteti multietnik!
Shpërfaqja
e mentalitetit ballkanik në kamiponatin evropian apo euronacionalizmi 2024 janë
tregues i nacionalizmave në rritje në hapësirat ballkanike, e në veçanti në
shtetet e dalura nga ish fetderata jugosllave, i cili mund të kulmojë me
luftëra ndëretnike sikurse në vitet e ’90-ta!