E premte, 28.06.2024, 12:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Për ushtarët tanë krenarë

E shtune, 22.06.2024, 06:47 PM


Blerim Rrecaj

Për ushtarët tanë krenarë

Blirët luleçelur

Të Sheshit të Prishtinës

Hije e aromë shpërndajnë e dhurojnë

Bletët nektar mbledhin të qeta

E ndjejnë siguri e asgjë nuk i tremb

Derisa zë i ushtarëve të Kosovës jehon

“I dashur atdhe këtu na ke

Për ty të gatshëm jemi çdo herë”

Një fëmijë i vogël me rroba ushtarake

Të afërmëve iu shmanget

Del jashtë shiritit të vënë

Afrohet te ushtarët krenarë të Kosovës

Që ushtimë e tyre:

“Mbrojmë atdheun e duam paqen”

Shndrohet në himn

Shndrrohet në këngë

Një fëmijë tjetër përhumbet

Tej duke shikuar

Batalionet numëron

Dhe vëren që një përbëhet nga 100 ushtarë

Secili nga batalionet

Secili nga ushtarët

Më të mirë e më të vendosur se tjetri

Për lirinë, paqen e mirëqenien e atdheut

Secili po garojnë të vihen në rend të parë

Në këmbë për kombëtaren

Kampionati i futbollit Euro 2024

Vijon e është i veçantë

Kombëtarja jonë ia shton bukurinë

Së bashku me ne tifozët e saj

Ja sot një fëmijë prindërit merr për dore

Ta shikojë lojën do në shesh

Të rinjtë brohorasin Shqipëria, Shqipëria

Edhe të moshuarve fort zemra u rreh

Gjithë në përkrahje të kombëtares

Nëpër stadiume sheshe e shtëpi

Bota duartroket kulturën e kreativitetin e shqiptarëve

Që rrezaton mirësi e dashuri



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora