Kulturë
Shefqet Dibrani: Art shpresues
E shtune, 15.06.2024, 05:56 PM
Gazmend
Freitag përgjatë vizitës në rezidencën e Ismail Kadaresë në Durrës, Shqipëri, 9
shtator 2023 © Bujar Hudhri
Portret Artisti – GAZMEND FREITAG
ART
SHPRESUES
Nga
Shefqet Dibrani
Gazmend
Freitag, piktor me origjinë nga Kosova, i lindur në vitin 1968 në Rahovec, kjo
e bënë më të veçantë portretin e tij dhe përkushtimin që ka për artin
shpresues. Dashuria për Kosovën është e shprehur kudo nëpër pikturat e
realizuara me mjeshtri dhe në mënyrë artistike. Çdo pikturë shpreh emocione të
veçanta, specifike dhe të rralla. Gjithsesi është dashuri e shkrirë në art,
është krenaria e të qenit artist shqiptarë. Që të dyja këto veti janë përzier
së bashku, tamam si në një gotë vere nga vendlindja e tij. Nëpër këto piktura
gërshetohet peizazhi piktoresk i katundeve kosovare, qyteti i Prizrenit me ato
artizanate të shumta, përplot etnografi dhe histori shqiptare. Ky mozaik
plotësohet edhe me portrete të shumta të figurave të shquara, nga Pjeter
Bogdani, Shën Tereza, Bekim Fehmiu e gjer te gjeniu i letrave shqipe Ismail
Kadare, me të cilin piktori ka miqësi dhe njohje të thellë. Nuk mbeten pa u
evidentuar figura të shumta nga arti, mzika e letërsia gjermane e austriake e
gjerë në ballinat e librave siç është rasti me librin e Musa Jupollit, të cilin
e kam përgatitur unë. Një portret i rrallë dhe i realizuar me përkushtim siç
din vetëm Gazmend Freitag të pikturoj secilin krijues letrar, njërin më mirë se
tjetrin.
Gazmend
Freitag, prej shumë vitesh jeton dhe krijon në Linz të Austrisë së Epërme,
bashkë me pikturat e tij me motive nga ambienti shqiptar, nga kultura
tradicionale që përbëjnë një vistër artistik të rrall dhe motive të
papërseritshme. Piktori shqiptar tashmë është mjaftë i njohur në rrethin e
artistëve jo vetëm në Austri por kudo nëpër Evropë dhe mëtej.
Në
anën tjetër, pikturat e Gazmendit, shprehin një qetësi figurative, ngjyrat janë
shprehje e mozaikut të tërësishëm artistik. Karshi pikturave të ndryshme, ai
portreton me shumë pasion edhe figuren e gruas, jo vetëm të asaj me veshje
tradicionale, por pasioni i tij dukshëm shprehet për pamjet nudo të gruas, me
një stil e sensualitet që tregojnë pasionin artistik të krijuesit shqiptar i cili
vegjeton nëpër galeritë më të njohura, jo vetëm në qytetin ku tashmë jeton dhe
krijon, por edhe më tej. Pikturat e njohura me laps e tush, pastaj ato me vaj
dhe shumë sish të punuara në pelhurë me dimenzione të mëdha artistike kanë
shndërruar artin shpresues në një perlë artistike për jetën dhe angazhimin e
përhershëm që spikat tërë opusin e motiveve të punuara me pasioni e
profesionalizëm të rrallë.
Dua
ta veçojë, portretin e Ismail Kadaresë, që duket si një kryevpër tjetër e
realizuar vite më parë, në të cilën është ravijëzuar tërë jeta e gjeniut
shqiptar, për të cilin më mirë se fjalët e mia të shkruara, flet kjo kryevepër,
prandaj edhe portretin tim për artistin po e ilustrojë me këtë portret të
gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare që do t‘i mbetet realizim i rrallë i
punës së tij në këtë fushë. Sukses artist!
St. Gallen, 13 qershor
2024.