E enjte, 02.01.2025, 08:27 PM (GMT)

Kulturë » Zhiti

Visar Zhiti: Mrekullia e romanit të parë shqiptar

E shtune, 15.06.2024, 05:53 PM


MREKULLIA E ROMANIT TË PARË SHQIPTAR

Nga Visar Zhiti

Rivjen romani i parë shqiptar, për herë të parë mbas botimit të tij të hershëm dhe të harruar para dy shekujsh.

"Marcia" i Dom Ndoc Nikajt është një narrativë plot mistikë, ku gërshetohen historikja me fantastiken, kujtesa baladeske, sa jona, po aq dhe ballkanike, me ato hebraike, kapërcimet nga bota reale në atë hyjnore, me personazhe biblikë, varrosjet për së gjalli si dukuri e qendresës së jetës, por dhe e qytetit të tij.

Po ky shkrimtar një vit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të botonte romanin tjetër “Shkodra e rrethueme” në formë ditari, që në Historinë e Letërsisë Shqipe do të njihej si romani i parë shqiptar.

Pse kjo zhvendosje? Apo do të duhej që romani i parë i letrave tona të ishte patjeter me subjekt patriotik, kur vetë gjuha është patriotizmi më i madh. Apo nga që romanicieri ynë i parë vdiq në burg në moshë të thyer, i dënuar nga diktatura e fitimtarëve të pas Luftës II Botërore.

Kompleksi i Edipit të letrave të mëpastajme shqipe, atëvrasja e rëndë e romanit të parë shqiptar dhe autorit të tij, kërkonte një qortim.?Dhe ora erdhi.?????      ??

Është shkrimtari i ri Andreas Dushi, i cili u shfaq në letrat shqipe me roman që 18 vjeç, që kryen këtë akt, ai sjell romanin më të vjetër shqiptar duke e shtyrë kështu fillesën e tij një shekull më tej, në të XIX dhe nëpërmjet Botimeve “Onufri” u arrit mrekullia.

————————————

Sot, në 15 Qershor,

160 vjetori i lindjes

së romancierit të parë shqiptar

DOM NDOC NIKAJ

sot, në orën 19.00 në Katedralen e Shkodrës, në Bibliotekën “Zoja e Shkodrës”, përurohet “Marcia”, romani i parë shqiptar, e solli

Shtëpia Botuese Onufri.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora