Kulturë
Shyqyri Fejzo: Gjysmat dhe gjysmakët e shkencës dhe njerëzimit
E merkure, 12.06.2024, 06:54 PM
Gjysmat dhe gjysmakët e shkencës dhe njerëzimit
Nga
Shyqyri Fejzo
Ishin
ulur të dy nën hijen e një are të madhe në
kopështin pranë shtëpisë së Xhevos. Serveti nga Postena, krushku i tij,
nuk kishte më shumë se një orë që kishte ardhur.Një tavolinë e vogël përpara
tyre,me shishen e gotat e rakisë, me filxhanët u bukur të kafesë dhe një
shportë me fruta ishin dëshmitare të gostitjes të mikut. Ndërkohë, Shefikoja,
krushka gjithë siklet, po përgatitëte drekën në ashef. Nuk e di se për cfarë
kishin biseduar më parë, por pas përshëndetjes, më kërkuan leje për vazhdimin e
bisedës, Xhevoja tha:
-Kështu
i dashur krushk. Sheroja i ynë në atë kohë, me gjysëm opingë, kur vinte puna e
dyfekut, qëllonte në xixëllonjë.- foli ai duke tundur poshtë e lart gishtin
tregues.
-Ata
me gjysëmopingë,me gjysëm mendje e gjysma mendimesh unë nuk i kam qejf fare i
dashuri krushk.- Ja ktheu Serveti. Puliti pak sytë dhe vazhdoi.-
-Jo
për ndonjë gjë, por se ata dhe punët i lënë përgjysëm. Unë nuk kam qejf që të
hahem me ty për këtë punë. E vazhdojmë po të duash e mos e lëmë llafin
përgjysmë.-po i hidhte zjarrit nga pak benzinë
“gjysmash”krushku i ri i Xhevos
Debati
i këtyre dy miqve të cilët i kishin kaluar të shtatëdhjetat, më tërhoqi.
Serveti mësues tashmë në pension. Kur cekën me fjalët e tyre “gjysmat”,kujtova
se kam lexuar që “koncepti i gjysmës është një ide themelore fleksibële që
gjendet në shumë fusha të jetës dhe shkencës. Përkufizohet si ndarja e një
tërësie në dy pjesë të barabarta,”Këto që pata lexuar për gjysmat mendova të
mos i konsumoj këtu,duke bërë rolin vetëm të dëgjuesit.
Por
debati i dy miqve tanë po i kalonte kufijtë e ndarjes një tërësie në dy pjesë të barabarta. Ata nuk ishin dy
zotrinj me brirë, nga ata që përshkruan
Sadiu i Persisë, po edhe tërheqjen nuk e afronin. - Ne kemi bërë gabim
që disa njerëzve u dhamë votën. Ai i komunës mua më duket gjysmak. Nisi në
fshatin tonë asfaltimin e rrugës, e la përgjysëm, ujësjellësin nuk e coi as
gjysmën. E ti krushk më thua mua se gjysmat na qënkan pjesë të barabarta të një
njësie. Në matematikën që ke mësuar e dhënë në shkollë mbase ashtu është, po
jeta ore mik ka ca gjysma që nuk janë të barabarta. Hë!Thua dot ti se Shqipëria
sot është në dy gjysma?Po Parlamenti ynë, ka vërtet dy gjysma të barabarta?-
Xhevoja mori pozicionin e njeriut që e ka vënë tjetrin përpara dhe ky i fundit
nuk ka me se të mbrohet. Por nuk ishte tamam ashtu. Serveti rrufiti kafenë,
hodhi sytë larg në horizont dhe i u drejtua krushkut. – I dashur Xhevo. Nuk e
them dot se je gjysmak në disa nga keto që po thua. Ti gjysmat i kërkon tek
njerzit, me sa shikoj unë. Unë për sa kam mësuar e studjuar më pas gjysmat ideale i kërkoj në shkencat ekzakte,
në matematikë, në fizikë, në kimi biologji, etj. Këto gjysma që të flas unë
janë të barabarta apo afërsisht të barabarta me njera tjetrën dhe bashkimi i
tyre përbën të tërën.- Po i the gjysma o mik ato duhet të jenë të barabarta,
përndryshe nuk janë gjysma. Se ne kemi jetuar e parë e provuar burra shteti dhe
politikanë gjysmakë. Burri i shtetit dallon nga politikani, mendoj unë. Pak
burra shteti ka pasur vendi ynë. Ama ata punonin për popullin,për vendin.
“Pejngamer i fukarait”mund ti thoshe
njërit prej tyre. Ai shkallmoi dembelizmin që na pati mbjellë perandoria
turke. Ama politikanët nuk merren kurrë si gjysma e tyre dhe të formojnë të
tërën që thua zotrote. ----Politikani more xhan u ngryska spec e gëdhihet
patllixhane.A, a.a! Për interesin e tij bëhet copë.Politikanet tek ne u kthyen
në bisnesmenë. Kurse politika vetëm me fjalë behet nëpër kafene.
Profesor,
ti mos thuaj se merresh vetëm me këto gjysmat e sakta që burojnë nga shkencat.
Ta zemë sindozot një kungull, a ka gjysma të sakta po ti futim thikën në
mes.Kështu mund të jetë dhe një shalqi,një
kokërr mollë apo një kokërr dardhë.
Ja që i përziem mendimet tona sot dhe them me bindje se nuk i lamë përgjysëm.
-I
dashur krushk. Ti fole shumë për gjysmat e gjysmakët në njerzi. Po gjysmat janë
prezente dhe në shkencë.-tha Serveti me një zë midis kostatuesit e ankuesit.
-Unë
ata ,njerzit më duket se njoh më mirë. Kam dëgjuar në një emision se njeriut i
ardhkan gjashtëdhjet mijë mendime në ditë. Vaj halli po të mos i kalonte dhe ti
seleksiononte në mëngjes në shoshën e mendjes, cfarë do ndodhte. Por ja aty na
qëndruaka problemi. Se jo cdo njeri ka
shoshë të mendjes të saktë. Ata që nuk e nxjerrin mendimin të plotë të saktë
shoqëria sot i klasifikon “gjysmakë”. E këta në shoqërinë tonë janë shtuar
shumë sidomos në këto tridhjet e kusur
vitet e fundit. A i ndjek lajmet ti? Atje në Tiranë disa njerëzve ka muaj që u
është shtrembëruar qafa duke shikuar drejt katit të tetë, ku një me gjysëm
mendje e dënuar me “arrest në shtëpi” ju flet përditë brockulla e mendime të pa
shoshura fare, kokrra dhe gozhuta bashkë e qafëkthyerit e ndjekin prapa me
osanara tamam si ajo delja qorre pas këmborës.
-O
krushk i dashur.A më sqaron dhe një problem matematikor dhe gjuhësor more
xhan!-I drejtohet Xhevoja krushk Servetit të Postenës.
-Fol
dhe qesh krushk i dashur. Ku e gjej të pyetem në matematikë dhe gjuhë nga
krushku im.
-A
e ke vënë re ti se si ka ndryshuar sot
në jetë zgjedhimi foljes “kam’?
-Unë
këtë nuk e di i dashur Xhevo.Po e dite na e thuaj.
Folja
kam në vetën e parë bën “Unë kam”apo jo.
Ashtu
tamam i dashur Xhevo.Paske qënë i mirë në
gjuhë. -Po në vetën e dytë si bën? -Kollaj fare bën “Ti ke”. Jo i dashur
mësues. Këtu është ndryshimi. Bën “Ti kam” dhe vazhdon “Ai kam”. Kështu
zgjedhohet sot kjo folje.
Pastaj
këto këmbimet valutore i katranosën fare gjysmat. Më parë cupa jote apo djali
im na conin ne sejcilit nga 100 euro.I këmbenim dhe merrnim mbi 12 mijë
lek.Tani për 100 euro marrim 10 mijë
lekë.”U forcua leku”predikojne bankierët me gjysëmmendje. Edhe këtu dihet se
krimi është një hap përpara shtetit.Them se ky mendim duhet
koregjuar.Kriminelet e hurit dhe të litarit bënë të ulet këmbimii euros. Lepuri
i korrupsionit fshihet në ferrën e madhe, në Bankë. Krimi financiar e bankar me
të dy gjysmat e tij është shumë hapa para shtetit dhe po lot valle e i ben zbor
shtetit e shtetarëve me gjysëm mendje të cilëve është vendosur t’u rritet
rroga, se nuk kanë.
I
dashur krushk. Ti simendon? Sot në vendin tonë njerzit kanë më shumë “gota
gjysëmplot”apo “gota gjysëbosh”. Oh! Po
kjo dihet o Servet.Stresi i rriti pafund gotat ‘gjysmëbosh”.-Po i dashur.Këtu
përputhemi në mendime,pavarësisht se unë mbroj përputhjen ideale matematikore
të gjysmave.
-Po
për pordhacët e gjysëmpordhacët a ke ndonjë mendim?-Pyeti krushku i Ferrasit.
-Mendim
më të kthjellët mundet të japësh ti, them unë.-Po pse mendon kështu. Sepse kam
marrë vesh se ti shikon më shumë opinione në shumë kanale. Ata që japin mendime
“të arta” në opinion, mendoj se janë
përzier bashkë “pordhacë”dhe “gjysëmpordhacë.” Ah si është kjo punë i dashur
mik. Po të pyes:Kush nuk e ha mjaltin? Në nahijen tonë thonë se vetëm Lyfja i
Gorricës nuk e ha mjaltin se valla i bëka araret nën lëkurë. Opinionistë e
kompani, me që u ka rënë luga në mjaltë le ta hanë. Nuk ke cfarë i bën.Ata kanë
lindur me fat.Fati jo gjitnjë rri krah
për krah me trimin.
-Xhevo
dhe ju të dashur miq.Bëni kujdes për mbylljen e dollisë dhe të bisedës se pas
një gjysëmore dreka është gati- njoftoi lajmin e gezueshëm Shefikoja,
krushka.-Po pse nuk shtove a pakësove dhe disa minuta moj krushkë po e le me
gjysëm ore.Me këto gjysmat ne kemi gjithë ditën dhe sot u bëmë për ibret-tha
krushk Serveti.
Shyqyri Fejzo Hamburg-Gjermani. Qershor 2024