Kulturë
Përparim Hysi: "Guralecët e Frojdit" në një libër me poezi
E merkure, 12.06.2024, 05:11 PM
"Guralecët e FROJDIT" në një libër me poezi
"TOMORI-MALI
I SHENJTË", nga BASHKIM SALIASI
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Titulli
i kësaj eseje është metaforike dhe metafora është imja. Është një metaforë që i
rri për shtat librit me poezi"Tpmori- Mali i shenjtë" nga Bashkim
Saliasi. Anologjia sado që s'është kurrë e njëjtë, është e ngjashme. FROJDI i
ka dashur poetët dhe nga ai ka mbetur ajo thënia proverbiale e tij:"Unë
kudo që kam shkelur, e di se aty më parë ka qenë një poet". E sa
për"guralecët", për ta bërë më të qartë për lexuesin, shiko se si
thotë:"Jeta është e mbushur me çaste dhe unë, për çdo çast të veçantë, fut
nga një guralec në kuti të veçanta". Dhe unë, pasi lexova librin me poezi
të BASHKIM SALIASIT, shtroj pyetjen:"Sa kuti i duheshin
poetit për të vendosur" guralecët e FROJDIT"? Sado që pyetja ime
është retorike, përgjigjen e ka brenda. LIbri është me poezi
ku"guraleci" më i madh është dashuria për vendlindjen
Por
larmia e temave që trajton poeti në libër është e tillë që duhen kuti aq, sa të
hapet një pavijon i tërë.
Unë
lexoj një libër dhe e shoh me sykritkë.Kështu e shoh dhe këtë.
SHËN
AGOSTINI e ka thënë me kohë:"Çasti i parë i kohës, përkon me çastin e
krijimit.
Tek
e shoh në tërësi librin, më vinë
ndërmend fjalët e DANTES:
"Nuk
fitohet gja.
Tuj
ndenj mbështet
AS
mbi nëkrejsa
A
mbi pupla të lehta
Deri
sot askush lavdi s'ka gjetë...!
Aluzioni
është i lexueshëm. BASHKIM SALIASI nuk ka ndenjur nën krejsa a"pupla të
lehta", por çdo ditë"nga një vijë, e çdo ditë nga një rresht"
shkruan një libër me poezi për vendlindjen, se, siç thoshte DEMOSTENI"Koha
është gjëja më e vlefshme që mund të shfrytëzohet nga njeriu". Dhe ka
shfrytëzuar duke na bindur për një fakt shumë domethënës:" Jeta merr fund
ditën që heshtim!", Këto fjalë në thonjëza, janë të Reformatorit të KISHËS GJERMANE, MARTIN
LUTER.
Të
shkruash poezi, nuk është punë e lehtë. LEO BUSCAGLIA thotë:" Talenti
është dhuratë e ZOTIT për ty, se ç'bën me të, është dhurata jote për
ZOTIN". Në gjykimin tim, BASHKIM SALIASI jo vetëm nuk e ka shpërdoruar,
"këtë dhuratë të ZOTIT", por
sjell për lexuesit një libër që sjell freski në këto ditë të vapës Sahariane.
Vendlindja
është vendi ku robërohe shpirti, thotë VOLTERI, ndaj dhe POETI, sado larg nga
SKRAPARI e TOMORI, atje janë në çdo ditë, në çdo stinë dhe, tek i drejtohet
vendlindjes, shkruan thjesht, të përtypshëm vargjet për"çdo stomak
lexuesish" dhe jo vetëm kaq,
DOBRUSHA, fshati ku ka lindur e ka jetuar është e pranishme përmjet
vargjesh jo vetëm njëherë. SE, në fund të fundit, e gjen mallin ehhe kur këndon për prindërit,
për motrat, për vëllezërit dhe deri tek shokët. Karizma e poetit rritet,
përmjet larmis së temave dhe, mbi të gjitha, me mesazhet që përcjell.
* *
*
Për
të qenë edhe më afër, për çka them, po bie për lexuesin, disa poezi:
Vendlindja
Në
vendlindje jam përheë
Aty
ku buron ujtë e ftohtë
Në
çdo stinë:dimër e verë
Ku
bilbili këngës ia thotë.
DOBRUSHA
në dimër *
Tomori
hedh krahëve gunën e bardhë
Shtëpitë
tymosin si pleqtë, krenarë
Të
gjitha pemët me vello mbuluar
Dobrusha,
bri Tomorit, ndrin si ar!
*fshati
i poetit
GJURMË
në vite
Gjurmët
në jetë
Lihen
me punë e vepra
Në
letër shkruhet historia
Brezash
merr vlerë e vërteta.
* * *
Ngaqë
ka qenë mësues, ai e di mirëflli rolin në shoqëri të mësuesit. STERJO SPASSE,
ngaqë ka qenë mësues vet, e ka vlerësuar shumë mësuesin dhe ka
thënë:"Mësuesi ka në dorë fatet e shtetit dhe është timoni i burrave të
ardhshëm të një ATDHEU". Ja, me pak vargje, si shkruan poeti:
Mësuesi
Nga
duarët e mësuesit të mirë
Dalin
punëtorë, ministra, deputetë
Tallen
me pagën e mësuesëve të shkretë
Nxënësit
kur vinë në pushtet.
Ja
dhe një poezi tjetër
Populli
Populli
është një"dele" e urtë
E
mjelin me votë partitë
Sa
marrin pushtetin një ditë
E
rrahin me taks dhe i shtëngojnë burgjitë
Dhe
po e mbyll me poezinë
TOMORI
dhe unë
Mbi
shpinë të TOMORIT kalova fëmijërinë
Dke
rendur pyjeve, majave, lëndinave
U
rrita me aromën e luleve në çdo stinë
Herë
duke mbledhur çaj, sherebel e trëndelinë.
Po
ku mbarohen"Guralecët e FROJDIT"? Vetëm i uroj poetit suksese.
Tiranë, 11 qershor 2024