Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Recitimi
E marte, 11.06.2024, 06:53 PM
Recitimi
Nga
Edison Ypi
Ideja
e Bujar Hudhrit për tu mundësuar pak fatlumëve të recitojnë Poezi të Hyut
Kadare në prezencë të Tij diku në një kafene, është e mrekullueshme.
Por
e realizuar keq.
Akti
më sublim që njeriu bën në jetë, nuk është kur bën qef, as kur ha, kur lëpin,
apo kur 10. Është Recitimi i vargjeve drithëruese që i do me gjith' Shpirt, çdo
fjalë, çdo rrokje, çdo gërmë, çdo tingull, çdo ngjyrë, çdo aromë.
E
padenjë, e papranueshme, e pamoralshme, sesi një poet i shquar dhe një aktor i
njohur, në oqeanin plot dallgë të krijimtarisë së Hyut, mes qindra poezive,
zgjodhën të recitojnë të njëjtat vargje. Duket sikur tallen, sikur bëjnë
gallatë, sikur bëjnë garë me shoshoqin për t'ja zënë kafen në fyt Hyut.
Poezia
nuk është top futbolli që e hedh njëri e pret tjetri. As dashnore që ndërrohet,
e ka ky e merr ai. Dhe as imambajalldi e prishur që e ha Hyseni, e vjell
Hasani. Për më tepër, është dhe e turpshme dhe absolutisht e palejueshme që, në
prezencë të Hyut, duke e pasur të shkruar në letër, që të dy, të njëjtën Poezi,
e lexojnë me sytë përdhe.
Nëse
Poezinë e reciton duke e lexuar, e ofendon, e ndot, e përdhos, e përgjak, e
vret, e pushkaton.
Tabloja
tronditëse seç ka diçka nga irja e pridhit me gishta.
Ose
lehja e qënit që s'të kafshon.
Po
deshe dhe nga bërja qef me allatin e tjetrit.
Është
e rëndë dhe me pasoja kur Poezinë e profanojnë të rriturit dhe e neveritin të
rinjtë. E hanë turpin me bukë të famshmit, dhe deprimohen anonimët. E gëlltisin
helmin ata me përvojë, dhe sëmuren fillestarët.
Jo
o qyqarë jo. Poezia nuk lexohet. Aq më keq duke mos e parë tjetrin në sy, dhe
më keq akoma duke bërë sikur s'ka ndodhur asgjë, çka është tmerr e shkuar
tmerrit
Recitimi
që lexohet, si recitim jo i ndjerë, jo tronditës, jo drithërues, nuk është
recitim i qënësishëm, është shpërfillje, është tallje.
Recitimi
që lexohet është recitim i ulët, recitim i sipërfaqshëm, recitim i pa ndjerë,
recitim për pordhë.
Poezia
që lexohet në letër nuk është dhe nuk mund të jetë as recitim as lexim me gjith
shpirt. Leximi, dhe jo shqiptimi përmendësh i Poezisë, dëshmon se Poezinë nuk e
ke respektuar, me Poezinë nuk je bërë njësh, nuk je unifikuar, Poezinë nuk e ke
interiorizuar.
Poezia
e vërtetë, prej dashurorit të Saj të sinqertë apo adhuruesit të Saj pa kushte,
kurrë nuk lexohet, vetëm këndohet përmendësh, vetëm i dehur, vetëm i çmendur.
Nuk
e kuptoj si ra në këtë kurth Sadik Bejkua.
Se
për tjetrin, aktorin, s'di ç'të them. S'e njoh. S'e kam idenë kush ësht. S'kam
parë kurrë një film shqiptar - më bënin për të vjellë. S'kam qënë kurrë në
teatër - më vinte turp të shkoja nga tmerret që do dëgjoja. Mezi prita. Kur më
së fundi e shembën, u lumturova.