| E hene, 10.06.2024, 07:56 PM |
MINISTRIA E HAJDUTËRISË
NGA
KALOSH ÇELIKU
Qeveria
e Maqedonisë së Veriut tani e tutje do të ketë 20 ministri, në vend të 16 që
ishin deri më tani në pushtetin ish jugosllav. Propozues i ndryshimeve të tilla
ishte kryetari i VMRO-DPMNE -së, Hristijan Mickoski, ndërsa mbrëmë vonë
propozimi u pranua me një shumicë absolute nga 88 deputetë në Parlament,
përcjell INA”.
Kjo
është lista e plotë e ministrive:
1.
Ministria e Mbrojtjes;
2. Ministria e Punëve të Brendshme;
3. Ministria e Drejtësisë;
4. Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve;
5. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme;
6. Ministria e Çështjeve Evropiane;
7. Ministria e Financave;
8. Ministria e Ekonomisë dhe Punës;
9. Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale;
10. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave;
11. Ministria e Shëndetësisë;
12. Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
13. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë;
14. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale;
15. Ministria e Kulturës dhe Turizmit;
16. Ministria e Transformimit Dixhital;
17. Ministria e Administratës Publike;
18. Ministria e Transportit;
19. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
20. Ministria e Sportit.
Duartrokitje,
më në fund u pajtuan si parti politike! Për mua si shkrimtar, pse të mos e kenë
edhe një Ministri të Hajdutrisë, ta tejkalojnë numrin e njëzetë të Qeverisë të
“vëllazërim-bashkimit”, me njëzetenjë në politikë. Mos mbesin me numër tek!
Deputeti
nga koalicioni VLEN, Adnan Azizi ka ironizuar me deputetët e Frontit Evropian,
pasi që mbrëmë vonë votuan ligjin për riorganizimin e ministrive.
Ja
postimi i tij:
“Dilemë
hamletiane e Frontit:
Cili
është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN?
Apo
ata që nuk votuan fare?!
Tani
kemi dy fronte në një front, ose më sakt, Front Dyftyrësh!
Dilema
mbetet vetëm në atë se, cili ngeli pro Europës e cili pro Rusisë?”
VLEN,
shkon edhe me hapa më “larg” politik: VLEN përmes një komunikate thekson, se:
“është mirë që një pjesë e BDI -së për çështjen e riorganizimit të ministrive
tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.”
“Pas
bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E Majta”, ky është një
hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për përfaqësimin e drejtë të
bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e
marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE -së dhe VLEN -it, e cila do të
përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të
arsyeshëm.
Themelimi
i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një
hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin
ekzekutiv. VLEN -i shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve
të BDI -së dhanë rezultate. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme
se e ardhmja e sigurt e shqiptarëve në BE. Organizimi i ri i Qeverisë do të
mundësojë shkallë më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të
përbashkëta programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të
Maqedonisë së Veriut, thekson VLEN. (INA).”
Edhe,
ende harrojnë se në politikë, nuk ka “Besë”!
VLEN
përmes një komunikate thekson, se : “është mirë që një pjesë e BDI -së për
çështjen e riorganizimit të ministrive tregoi se mund të jetë opozitë
konstruktive. Pas bojkotit të votimit për Afrim Gashin bashkë me partinë “E
Majta”, .Ky, është një hap i vogël drejt pranimit të realitetit. Ligji për
përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës
shtetërore, që është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE
-së dhe VLEN -it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë
balancuesin brenda afatit të arsyeshëm. Themelimi e komisionit parlamentar ad
hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e
kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv.
VLEN
-i shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI -së dhanë
rezultate. Asnjë karrierë personale nuk është më e rëndësishme se e ardhmja e
sigurt e shqiptarëve në BE. Organizimi i ri i Qeverisë do të mundësojë shkallë
më të madhe të efikasitetit në realizimin e qëllimeve të përbashkëta
programore, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së
Veriut”, thekson VLEN. (INA)”.
“Deputetët
e Selës jo në një vijë me BDI -në, nuk votuan ligjin e VMRO-DPMNE -së për
riorganizimin e ministrive.”
Deputetët
e Aleancës për Shqiptarët të prirë nga Ziadin Sela nuk votuan ndryshimet e
propozuara nga kryetari i VMRO-DPMNE -së, Hristijan Mickoski për Ligjin e
Organizimit të Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, gjegjësisht
ministrive. Urime!...
Ky
vendim i deputetëve të ASH-së së Selës nuk është në një vijë me deputetët e
tjerë të Frontit Evropian, që votuan propozimin e partisë më të madhe
“maqedonase”. Megjithate, zëdhënësi Arben Zeqiri theksoi, se: ASH -ja mbetet
pjesë e Frontit Europian.
“Deputetët
e Aleancës për Shqiptarët nuk do të marrin pjesë në seancë, dhe nuk do të
votojnë ndryshimet ligjore sepse nuk pajtohemi me atë propozim. Ne mbetemi
pjesë e Frontit Europian, për këtë qëllim edhe përfaqësuesi jonë mori sot pjesë
në takimin e Frontit Evropian me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE -së, por
njëkohësisht ruajmë edhe autonominë tonë si subjekt dhe ruajmë qëndrimin tonë
për tema që nuk pajtohemi siç janë këto ndryshime ligjore”, tha për gazetën
LAJM, zëdhënësi i ASH -së, Arben Zeqiri.”
Ndërkohë,
gjatë ditës së djeshme është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve
parlamentare të VMRO-DPMNE -së dhe koalicionit Fronti Europian. Në takim, siç
thuhet në njoftimin e Frontit Europian, ishin të pranishëm Aleksandar
Nikolloski, Vllado Misajlovski, Nikolla Micevski dhe Stefan Andonovski, ndërsa
nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim Bexheti, Faton
Ahmeti dhe Elmi Aziri. Por, ky i fundit nuk eshte pajtuar me pjesen tjetër të
kolegëve të tij për mbështetjen e nismës ligjore të Mickoskit. (INA)
Faza
e parë nga riorganizimi i ministrive, opozita kundër: Ligj sistematik nuk
sillet me procedurë të shkurtuar. Në prezantimin e këtij ligji me të cilin
riorganizohen ministritë, Mickoski kërkoi përkrahjen e të gjithë deputetëve. Ai
tha se kjo do të thotë ndryshim reformuës të qeverisë dhe funksionim normal të
kësaj përbërjeje qeveritare. Ai sqaroi të gjitha ndryshimet e ministrive, një
pjesë prej tyre do të riorganizohen, një pjesë janë të reja, ndërsa një pjesë e
madhe nga agjenci do të shfuqizohen për shkak se do të kalojnë në ministri.
“Riorganizimi
ku një pjesë e ministrive do të jenë të reja, ndërsa agjencitë që ekzistonin
deri më tani do të shfuqizohen, pjesë e ministrive do të rigrupohen,
përkatësisht një pjesë e kompetencave të një ministrie do të kalojnë në një
ministri tjetër, me qëllim që të zbatohen reformat që i ka për qëllim kjo
qeveri, por njëkohësisht t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, tha Hristian
Mickoski, mandatar.
Opozita
votoi kundër këtij ligji dhe dorëzoi propozim që të tërhiqet nga seanca, por
propozimi i tyre nuk u miratua. Oliver Spasovski nga LSDM tha se një ligj i
tillë sistematik nuk mund të sillet me procedurë të shkurtuar.
Shqiptarët,
moti kohë kanë pasur Don Kishota Shqiptar. Edhe, Sanço Panço mbi gomar. Tashti,
i erdhi radha edhe një “maqedonas” ta kenë një Don Kiushot. Edhe, atë: pas
vetes me një Sanço Panço shqiptar hipur mbi gomar.
Gomarit,
Sot: i zbiti Nastradin Hoxha me 60 kg. (LSDM dhe BDI) në shpinë me 16 ministri
me administratë partiake e me rroga në shtëpi, i hipi Nastradinoca me 120 kg.
mbi samarë me 20 ministri” (plus katër ministri)?! E, ku ta di Unë me sa
adminstratorë partiak me paga mujore marramendëse në Maqedoninë e Veriut, e pa
vende pune. Qeveri, që sipas një fjale të urtë popullore, Qeveria nuk i shtri
këmbët aqsa e ka jorganin në shtratin e shelgut.
Politikanët
tanë janë “parashikuesë” qorra për Ditën e Nesërme, kur është nevoja për
konsulidimin e Qeverisë të “vëllazërim – bashkimit”, i kanë argatët shqiptarë
vullnetarë me pakicë dhe shumicë pas porte për poste partiake dhe pasuri. Nuk
do t’i përmend me emra dhe mbiemra në këtë shkrim publicistik letrar. Shkaku,
se: nuk dua t’i mbaj ende gjallë në jetën politike. Aqmëpak, letrare. Kuvendi
me 88 vota miratoi Ligjin për riorganizimin e ministrive.
Njëzëri,
e votuan ndryshimin e ligjit me përjashtim të deputetëve të Zejadin Selës, për
t’u dhënë vende pune aktivistëve të
partive politike dhe administratorëve partiak për blerjen e votave pa punë e me
pagesa mujore në shtëpi, përderisa janë gjallë si parti politike në pushtet.
Edhe, dalldisen hamllave politike si kalorës të dalldisur e arratisur pas
posteve politike Edhe SotekësajDite. Edhe, pse: i kemi me shumicë dhe pakicë me
paga mujore, dhe vende pune rrugëve për në shtëpi.
Vetëmse,
në koalicionin e Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”, përveç atyre katër
ministrive, është dashur me ligj ta shtojnë edhe një Ministri të Hajdutërisë.
Ministri, që u mungon në këtë kualocion qeveritar politik. Shkaku, se: ky
popull i do hajdutët, dhe jo artsitët. Popull i dalldisur, dhe arratisur, që
politikanët trusakatë i mbanë ende gjallë në Qeverinë e “vëllazërim –
bashkimt”.
Faza
e parë nga riorganizimi i ministrive, opozita kundër: Ligj sistematik sillet me
procedurë të shkurtuar?! Në prezantimin e këtij ligji me të cilin riorganizohen
ministritë, Mickoski kërkoi përkrahjen e të gjithë deputetëve. Ai tha: se: kjo
do të thotë ndryshim reformues të qeverisë dhe funksionim normal të kësaj
përbërjeje qeveritare. Ai sqaroi të gjitha ndryshimet e ministrive, një pjesë
prej tyre do të riorganizohen, një pjesë janë të reja, ndërsa një pjesë e madhe
nga agjenci do të shfuqizohen për shkak se do të kalojnë në ministri.
“Riorganizimi
ku një pjesë e ministrive do të jenë të reja, ndërsa agjencitë që ekzistonin
deri më tani do të shfuqizohen, pjesë e ministrive do të rigrupohen,
përkatësisht një pjesë e kompetencave të një ministrie do të kalojnë në një
ministri tjetër, me qëllim që të zbatohen reformat që i ka për qëllim kjo
qeveri, por njëkohësisht t’u përgjigjemi nevojave të qytetarëve”, tha Hristian
Mickoski, mandatar.
Opozita
votoi kundër këtij ligji, dhe dorëzoi propozim që të tërhiqet nga seanca, por
propozimi i tyre nuk u miratua. Oliver Spasovski nga LSDM tha, se: një ligj i
tillë sistematik nuk mund të sillet me procedurë të shkurtuar.
VLEN:
merr një nga institucionet që nuk është udhëhequr asnjëherë nga shqiptarët?!
Bisedimet
mes VLEN dhe VMRO për qeverinë e re janë drejt përfundimit.
Grupet
e punës kanë arritur të finalizojnë programin e përbashkët qeveritar dhe
ndarjen e dikastereve me të cilat do të udhëheqin partnerët e koalicionit
qeveritar.
Nga
burime të afërta të koalicionit për INA, mësohet se përveç drejtorive tjera të
rëndësishme si MEPSO, Rrugët e Maqedonisë, Posta, VLEN do të udhëheq edhe me
një institucion në krye të së cilit nuk ka qenë asnjëherë një shqiptar?!
Bëhet
fjalë për Drejtorinë e Intelegjencës Financiare do t’i takojë koalicionit VLEN,
me anë të së cilës do të luftojnë krimin financiar dhe korrupsionin.
Ditëve
në vijim pritet të zbardhet e tërë marrëveshja mes VMRO dhe VLEN. (INA)
Katrastrofë
për VLEN -in. E di se, Dje: me bozë dhe tollumba e keni pushtuar Jugosllavinë.
Por, Sot: vështirë, e keni ta pushtoni Maqedoninë e Veriut me politikë.
Fronti
Evropian takim me VMRO -në, do të mbështesë ligjin e Mickoskit. Gjatë ditës së
sotme (e premte) është mbajtur një takim mes përfaqësuesve të grupeve
parlamentare të VMRO-DPMNE -së dhe koalicionit Fronti Europian.
Në
takim, siç thuhet në njoftimin e Frontit Europian, ishin të pranishëm
Aleksandar Nikolloski, Vllado Misajlovski, Nikolla Micevski dhe Stefan
Andonovski, ndërsa nga koalicioni Frontit Evropian ishin Menduh Thaçi, Blerim
Bexheti, Faton Ahmeti dhe Elmi Aziri.
Në
takim u diskutua për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës
së Organeve të Administratës Shtetërore, me ç’rast nga VMRO-DPMNE -ja u arsyetuan
se ndryshimet e ligjit, të cilat duhet të sjellin efikasitet më të madh,
transparencë dhe reforma, si dhe racionalizim.
Ligji
është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe është
pjesë e programit IPA të Bashkimit Europian. Përfaqësuesit e koalicionit
Frontit Europian shprehën mbështetjen e tyre për ndryshimet në ligj dhe
informuan se do të votojnë për miratimin e ligjit.
“Në
kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit
dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Europian që
brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar
të propozuar nga opozita, i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të
gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e
vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”, thuhet në njoftim.
Mexhiti:
Fronti “Jo Rusisë - Po Evropës!” U bë Fronti “Jo Rusisë – po Qeverisë”!
Kryetari i LD -së, Izet Mexhiti ka ironizuar me Frontin Evropian opozitar.
“Fronti
Jo, Rusisë po Evropës”, gjatë seancës për miratimin e Ligjit për riorganizimin
e organeve të administratës edhe njëherë dëshmoi se kurrë nuk e ka pasë as
hallin e Evropës, as hallin e shovinizmit, dhe sidomos jo hallin e shqiptarëve.
Lehtësia me të cilën deputetët e BDI -së u pajtuan të mbështesin ligjet e
shumicës mbrëmë, flasin se e vetmja gjë që atyre u intereson është si t’i
krijojnë vetes nje kapixhik për në Qeveri, qoftë edhe si një patericë shërbyese
për shumicën parlamentare. Themelimi i ad hok trupit për përfaqësimin e drejtë,
një shpikje e dëshpëruar për ata që 20 vite kishin mundësi ta relizojne
përfaqësimin e drejtë por nuk e bënë, flet se BDI është e gatshme të pranojë
gjithçka, edhe lëmoshën e VMRO -së, vetëm të rrijë në hije të pushtetit”,
deklaroi Mexhiti.
Sipas
tij, “Fronti Evropian” mbrëmë me votë i tha “Po, Rusisë?! Ky votim tregon
dyfytyrësinë e frontmenëve të “frontit”, lakueshmërinë e qëndrimeve të tyre dhe
kuptohet, disponimin për të qenë në qeveri në çdo variant, vetëm për të qenë
për aktivitete!
“Që
“Fronti Evropian” është në krizë të brendshme e kam thënë gjatë gjithë fushatës
sime publicistike. Kjo u pa qartë gjatë ditës së djeshme, ndërsa u vulos gjatë
aktit të votimit. Në tentim për të fshehur faktin se tre deputetë të ‘frontit’
ishin të gatshëm që të votojnë ligjet e shumicës, tentuan të demonstrojnë unitet
duke votuar i gjithë grupi. Por në fund, u ikën deputetët e Ziadin Selës! Me
këtë akt u pa se misioni i vetëm i “frontit” ishte qeveria. Në momentin që nuk
ka qeveri, nuk ka as “front” partiak.
Mbrëmë
përfundimisht, ranë maskat. Fronti, “Jo, i Rusisë - Po Qeverisë, që e tregoi
fyyrën e vërtetë. Nga dëshira e madhe për pushtet, qoftë edhe me VMRO – në të
cilën gjatë gjithë fushatës e quanin parti pro-ruse dhe anti-shqiptare, mbrëmë
vrapuan të merreshin vesh dhe t’ia votojnë ligjet pa asnjë problem. Para një
jave, po këta deputetë, po ky front nuk e votoi Afrim Gashin, pra, një
shqiptar, për kryetar parlamenti. E me të vërtetë katundi që shihet, kallaus
nuk do!”, deklaroi Mexhiti. (INA) Shqiptarët, merren me vetëveten?! Dhe, jo me
armikun historik.
Gomarit,
Sot: i zbriti Nastradin Hoxha nga shpina. I hipi Nastradinica, mbi samarë...