| E diele, 09.06.2024, 06:54 PM |
Drejt kompromisit të fundit politik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Në
ditën kur në Serbi të gjitha forcat politike dhe fetare u tubuan në “Asamblenë
Gjithëserbe” apo kuvendin panserb, kryeministri ynë merr pjesë në "Paraden
e Krenarisë" nën slloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” në Prishtinë në
mbrojtje të komunitetit LGBTIQ+, që rrënon në themel vlerat e shëndosha të
familjes tradicionale shqiptare dhe shoqërisë në përgjithësi.
Rezoluta 1244 lak në fyt
për Kosovën
Si
asnjëherë më parë, Albin Kurti mes zhurmës së krijuar pas tensioneve në veri
dhe tensioneve diplomatike në veçanti, papritur u shfaq në krye të paradës nën
slloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, duke mbajtur në duar moton e saj “T’du
qashtu qysh je”.
Kjo
pjesëmarrje e kryeministrit në paradën e komunitetit LGBTIQ e ka për qëllim
mbulimin e dështimeve në qeverisjen e vendit dhe mbi të gjitha për t’i ikur
presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit njëetnik serb në veri të
vendit.
Deshëm
apo s’deshëm ne, një ditë SHBA-ja dhe BE-ja do ta realizojnë marrëveshjen
finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Dy
gjëra janë të pakapërcyeshme, Kosova pa humbur kohë duhet ta themelojë
Asociacionin, ndërsa Serbia duhet ta njohë edhe “De jure” shtetin e Kosovës.
Është
koha që të bëhet një marrëveshje e tillë historike mes dy popujve të Ballkanit,
në mënyrë që t’i jepet fund luftërave dhe konflikteve ndëretnike në Ballkanin
Perëndimor, për t’i lënë vend paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm politik, me
zhvillim ekonomik dhe mirëqenje për të gjithë popujt pa dallime etnike dhe
fetare.
Sa
më parë që të arrihet marrëveshja e detyrueshme ndërkombëtare ndaj të dyja
palëve, aq më shpejtë do të shfuqizohet Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, e cila e
njehë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën!
Pa
heqjen e Rezolutës 1244 dhe miratimin e një rezolute të re, Kosova asnjëherë nuk
mund të anëtarësohet në Këshillin e Sigurimit dhe as të bëhet pjesë e
organizatës më të madhe në Botë-OKB.
Arritja
e marrëveshjes historike mes serbëve dhe shqiptarëve fillon me zbatimin e
marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, përkatësisht me formimin e
Asociacionit nga ana jonë dhe të njohjes “De jure” të Kosovës nga Serbia.
Sikurse
që nuk mund të ketë shtet të lirë dhe sovran të Kosovës nën Rezolutën 1244, nuk
mund të ketë as paqe të qëndrueshme pa zgjidhjen e drejt të çështjes shqiptare
në Ballkan. Përderisa të kenë më shumë ndikim në vendimarrjen tonë politike
ambasadorët e shteteve të Quint-it sesa liderët shtetëror, as që do të bëhet
fjalë për shtet të lirë dhe sovran!