Editorial » Entela
Entela Binjaku: "Kur na Arbëreshë" si një vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore
E merkure, 05.06.2024, 06:58 PM
"Kur na Arbëreshë" si një vëmendje ndaj trashëgimisë kulturore
Nga
Entela Binjaku
Ditën
e premte më 31 maj në orën 19.00 në mjediset e Kalasë së Tiranës u mbajt
koncerti me titull "Kur na Arbëreshë". Në një mbrëmje të mbushur me
tinguj, kostume plot ngjyra dhe jetë, shumë qytetarë ndoqen nga afër programin
ku bashkoheshin tingujt e formacionit të harqeve, të pianos dhe zëri i
këngëtares lirike, kostumet dhe trashwgimia popullore. Formacioni “Art Event” i
përbërë nga instrumentistet Erjola Haka, Alma Shehaj, Gilmona Bruzi, Loreta
Memaj, bashkë me violinisten Edlira Shkurti, pianistin Jorgo Papa dhe sopranon
Nina Muho sollën për të pranishmit e shumtw nw numwr një program me këngë e
pjesw arbëreshe rijetësuar në tinguj klasikë. Ky koncert erdhi si projekt i
mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) dhe synon
të risjellë në vëmendje trashëgiminë kulturore.