Editorial » Sidheri
Elvi Sidheri: Romani im i ri, "Ishulli mes ujërash", porsa pa dritën e botimit
E diele, 02.06.2024, 06:50 PM
Elvi Sidheri:
Romani
im i ri, "ISHULLI MES UJËRASH", porsa pa dritën e botimit, pak ditë
nga Panairi i Librit i Prishtinës, që fillon më 5 qershor.
Ky
roman ngërthen një frymëzim letrar pak atipik edhe për mua si autor, meqenëse
shtigjet e sendërtimit të tij, u shtjelluan vetvetiu gjatë procesit krijues, në
një drejtim ezoterik e shajnitës, në krahët e asaj magjepsje ngjizëse letrare,
që e kam ndier thellësisht edhe unë gjatë shkrimit të tij, krahas një pasioni
të afshtë jokonvencional që shenjon boshtin rrëfimor të këtij libri, sikurse
pasqyrohet në ngjarjet që lexuesi do të hasë në faqet e tij, nga Selaniku i
kapërcyellit të shekujve XIX-XX, gjer në ditët tona në Karaibe e istmin e
Amerikës Qëndrore, në shpatet kodrinore të mbarsura me rite shtrignie të Kosta
Rikës, duke prekur gjurmët e personazheve të këtij romani, në jugun pjellor të
Sllovakisë e Korçën time të origjinës.
Ju
pres në Stendën e Botimeve JETA në Panair nga e mërkura e ardhshme, për të
vijuar më tutje me të tjera ngjarje letrare kushtuar këtij romani kaq thelbësor
për mua.
Faleminderit
përzemërsisht Lena Graphic për botimin e përkryer.