Mendime
Eshref Ymeri: Nepërkës serbe nuk iu shtyp koka në kohën e duhur
E marte, 21.05.2024, 06:55 PM
Nepërkës
serbe nuk iu shtyp koka në kohën e duhur
“Shqiptarët
janë mendjelehtë” - Gregori Xhonson, Ish-Sekretar i
Përgjithshëm i NATO-s
Nga
Eshref Ymeri
Republika
e Dardanisë vazhdon të mbajë mbi shpinë peshën e rëndë të marrëveshjeve që
kryetradhtari Thaçi, me bandën e tij, patën nënshkruar me Serbinë fashiste në
Bruksel për varrosjen e interesave të popullit dardan. Të gjithë shqiptarët me
vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, patën shpresuar shumë
se pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosja më 14 shkurt 2021, pesha e rëndë
e marrëveshjeve tradhtare të Thaçit do të flakej me neveri në koshin e
mbeturinave. Por, për fatin e keq të mbarë kombit shqiptar, Lëvizja Vetëvendosja
nuk e ndërmori kurrë një hap të tillë. Por edhe më i çuditshëm dhe më i pabesueshëm
është qëndrimi i Kryeministrit Albin Kurti, i cili, kur ishte në opozitë, pati
deklaruar publikisht se me Serbinë nuk do të ketë kurrfarë dialogu pa njohje
reciproke. Për habinë e të gjithëve, kur mori postin e kryeministrit, e hëngri
fjalën, nuk e mbajti premtimin për çështjen e dialogut: pranoi të ulet në
bsedime me Serbinë fashiste. Ky qëndrim i tij i pashpjegueshëm e ka ulur dhe
vazhdon ta ulë gjithmonë e më poshtë autoritetin e Republikës së Dardanisë, e
cila, konkretisht, nuk gëzon pavarësi dhe sovranitet faktik.
Do
të dëshironim me gjithë zemër që Albin Kurti, sapo mori postin e kryeministrit
pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, të kishte pasur si busull orientimi politik
shprehjen e shkëlqyer aforistike të mendimtarit, personalitetit politik dhe
filozofit Nikolo Makiaveli (Niccolò
Machiavelli - 1469-1527), i cili ka thënë:
“Populli gjithmonë është
më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.
Rrjedha
e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi katërcipërisht se sa aktuale vazhdon të tingëllojë
deklarata e ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gregori Xhonson, e cila
ka një domethënie të thellë për historinë e mbarë kombit shqiptar.
Në
një informacion, të botuar në internet dymbëdhjet vjet më parë, thuhet se
autoritetet e Shkupit zyrtar, “... më 13 gusht të vitit
2001 u detyruan ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit, nën presion të forcave të
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilat nga Haraçina po përgatiteshin të hynin
në Shkup. Dihet, po ashtu, se asokohe, në
Shkup kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson,
dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin
luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të
nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe
do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si
Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Ahmet
Qeriqi: “I robëruari nuk ka çka humb në luftë, përveç këmishës së zezë të
robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 21
tetor 2012).
Është sa e çuditshme, aq edhe e pabesueshme
se si është e mundur që Kryeministri Albin Kurti (çka e kam theksuar edhe disa
herë të tjera në internet) nuk organizoi Referendum mbarëpopullor për të vjelë
mendimin e opinionit publik lidhur me marrëveshjet që kryetradhtari Thaçi, në mirëkuptim
të ngushtë me tradhtarë të tillë, si Isa Mustafa, Kadri Veseli, Edita Tahiri,
Jakup Krasniqi, Enver Hoxhaj etj., pati nënshkruar me Serbinë fashiste në
Bruksel. Jam i bindur që vota e mbarë opinionit publik do të ishte tërësisht në
përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti, kundër atyre marrëveshjeve dhe për
flakjen e tyre në koshin e plehrave të tradhtisë thaçiste. Të gjitha ato marrëveshje,
sidomos ajo për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, e kanë shndërruar
Republikën e Dardanisë në një qyqare të mjerë që ka mbetur pa zot.
Çdo
shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm
se Republika e Dardanisë ndodhet para tradhtisë së madhe nga ana e atyre ndërkombëtarëve
perëndimorë, të cilët, krahas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, dhanë
një kontribut të madh për çlirimin e saj nga zgjedha shekullore e bishës
fashiste serbe. Por duhet pasur parasysh se “gjella” e asaj tradhtie pati
filluar të gatuhej që pas mbarimit të luftës, në qershor të vitit 1999, pikërisht
me negociatat NATO-UÇK për demilitarizimin e UÇK-së. Ato negociata kanë qenë një
akt sa i turpshëm, aq edhe poshtërues për Dardaninë. Sepse, për shkak të
tradhtisë që iu bë Dardanisë, nuk u vu në jetë po ajo strategji që u zbatua
kundër Gjermanisë fashisto-naziste në pranverën e vitit 1945, e cila, për shkak
të krimeve të rënda që pati kryer që prej shtatorit të vitit 1939 kundër
popujve të Evropës, u mposht ushtarakisht nga forcat aleate dhe u nda në katër
zona pushtimi.
Tradhtinë e ndërkombëtarëve perëndimorë ndaj Dardanisë e ka pasë vënë në dukje
ish-Shefi i UNMIK-ut,
Lamberto Zanieri, i cili, para disa vjetësh, në një intervistë për agjencinë
gjermane të lajmeve, pati deklaruar:
“… pas ndërhyrjes
ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet
sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova
ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16
prill 2011).
Të
njëjtat krime barbare pati kryer edhe Serbia fashiste në vitet ’90 kundër disa
popujve të gadishullit të Ballkanit, por forcat e NATO-s, pas përfundimit të bombardimeve,
nuk e vazhduan luftën me trupa tokësore në territorin e Serbisë për ndarjen e
saj në zona pushtimi. Përkundrazi, sipas Marrëveshjes së Kumanovës, të nënshkruar
mes NATO-s dhe Beogradit më 09 qershor 1999, Dardania qe ndarë në pesë zona të
përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Ajo marrëveshje mes
NATO-s dhe Beogradit ka qenë dhe mbetet sa befasuese, aq edhe paradoksale,
sepse me një shtet agresor, të mposhtur ushtarakisht, nënshkruhen jo marrëveshje,
por akte kapitullimi pa kushte, pikërisht si akti i kapitullimi të Gjermanisë
naziste para aleatëve. Nëse Serbia fashiste
do të qe pushtuar nga forcat tokësore të NATO-s dhe të qe ndarë në zona pushtimi,
duke e demilitarizuar krejtësisht ushtrinë e saj, atëherë nepërkës serbe do t’i
qe shtypur koka përfundimisht, ashtu siç i qe shtypur nepërkës gjermane në
vitin 1945, dhe tani Dardania do të ishte një Republikë krejtësisht e pavarur
dhe sovrane, pa pasur më kurrfarë shqetësimesh në kufijtë e saj veriorë. Gjatë
bombardimeve të NATO-s, 80% të të cilave i kryen Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
nepërka serbe vrerin e vet e zbrazte kundër popullsisë civile të Dardanisë, ndërsa
në territorin e vet rrinte kokëtulatur. Por pas mbarimit të luftës, filloi ta
ngrinte kokën dhe në parlamentin e saj kaloi ligjin kushtetues, sipas të cilit
Dardania konsiderohet pjesë e Serbisë.
Evropa
perëndimore e stanit të brukselianëve, vazhduesja e traditës antishqiptare të
asaj Evrope, të cilën Fishta i Madh e pati etiketuar ashtu siç e meritonte -
kurva e motit, - pas shpalljes së pavarësisë së Dardanisë më 17 shkurt 2008,
vazhoi përkujdesjet e veta për Serbinë fashiste. Në kuadrin e dialogut
Dardani-Serbi, Evropa brukseliane, duke u pozicionuar qëllimisht kundër
Republikës së Dardanisë, emëroi si ndërmjetës dy përfaqësues nga dy vende që
nuk njohin pavarësinë e Kosovës - Borelin e Spanjës dhe Lajçakun e Sllovakisë.
Ky qëndrim i Evropës brukseliane ishte sa i turpshëm, aq edhe i pabesë. Për
fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, asokohe në krye të Republikës së Dardanisë
ishte kryetradhtari me damkë i saj me bandën e tij. Dihet që Hashim Thaçi ishte
peshkuar me kohë nga shërbimi sekret francez për t’u vënë në shërbim të Serbisë
fashiste. Prandaj ai dhe banda e tij i pranuan me kënaqësi dy emisarët
brukselianë në shërbim të Begradit.
Me
kalimin e viteve, ajo deklarata e cituar më lart e Lamberto Zanierit u vërtetua
në praktikë edhe me shtimin e radhëve të bashkësisë ndërkombëtare në përkrahje
të Serbisë fashiste. Madje në anën e saj u rendit edhe kandidati për president
i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.
Në
dhjetor të vitit 2015, i kapluar keq
nga afshet e fushatës së ardhshme zgjedhore për postin e presidentit, ai
shprehej se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin e paskej administrata e Klintonëve. Ai
deklaronte:
“Pikërisht ata organizuan
kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me
bombardimet nga lartësi të mëdha. Për mua
personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë,
Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para
popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do
të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së
jashtme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas:“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25
dhjetor 2015).
Në njërin nga emisionet e veta të muajit tetor 2016,
“Zëri i Amerikës”, po ashtu, ka dhënë informacionin në vijim:
“Kandidati presidencial nga radhët e republikanëve
në Shtetet e Bashkuara, Donald Tramp, u ka kërkuar ndjesë serbëve për
bombardimet e NATO-s … Duke iu kërkuar falje serbëve për politikën
amerikane e veçanërisht të presidentit Klinton, ai paralajmëroi që nëse bëhet
president “do të forcojë lidhjet me qeverinë në Beograd...”” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e
NATO-s”. Faqja e internetit “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).
Trampi, paturpësisht, u kërkonte falje serbëve për
bombardimet e NATO-s, sepse as që donte t’ia dinte absolutisht për krimet e
tyre aq të rëndë kundër popullit dardan.
Dihet që Trampi, pasi u zjodh president, në qëndrimin
ndaj Republikës së Dardanisë, për të kënaqur plotësisht interesat shoviniste të
Moskës së Putinit dhe të Beogradit, fillimisht, si të dërguar special për
Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon
Bolton, armikun e pavarësisë së Kosovës. David
L. Filips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut
në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia
në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e
Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Dardanisë
dhe përgjithësisht të shqiptarëve, për këtë këshilltar të
Trampit, ka shkruar:
“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore
ndaj Serbisë. Ai është në përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për
ndarjen e Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Bolton's
Bias Against Kosovo - Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 18 shkurt 2019).
Pas Boltonit,
Trampi emëroi Metju Palmerin, dhëndrin
e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej
me banim në Serbi. Më në fund, siç themi ne në Labëri, Trampi “e shtiu në hi”
(në kuptimin: e “ndriti” me atë që bëri), si të dërguar special emëroi Riçard Grenellin, një njeri të
pamoralshëm dhe aspak dashamirës ndaj Dardanisë.
Ish-diplomati
amerikan Xheims Perdju, njohës i mirë i Ballkanit,
në një analizë të botuar në fillim të muajit maj 2020, shkruan:
“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, e
ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam
hasur ndonjëherë…”. Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse
SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast i
dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë
forcat për të kënaqur shefin e vet. Por dyshoj se këtu bëhet fjalë
për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për
marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimir Putinit. Unë dyshoj - pa pasur prova - se
Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij proserbe, i ka theksuar se
shqiptarët janë myslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për
negociatat. Ashtu si me emërimet e tjera të keqpeshuara, Trampi bëri
shërbëtorin e tij besnik, agresivin dhe antagonistin Grenell, njeriun kyç në
Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e fituar lehtë për Putinin, i cili
kënaqet kur shkakton telashe të çfarëdollojshme në Evropë” (Citohet
sipas: Xheims
Perdju,. “Vashingtoni ngatërrohet në
Ballkan, ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”. Uebfaqja amerikane e lajmeve “The
Hill”. 04 maj 2020).
David L. Fillips, me
një guxim të admirueshëm intelektual, ka deklaruar:
“Presidenti Donald J. Tramp ka
tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur
përgjatë dekadave… Kam
pasur nderin të punoja për Kosovën me Ambasadorin Riçard C. Hollbruk. Unë nuk
mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet
antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor,
shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet
sipas: David L. Filips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).
Ndërsa në një tjetër analizë,
ka theksuar:
“Diplomacia
e Trampit dhe paragjykimi proserb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra
shqiptarë të Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë” (Citohet sipas: David L.
Filips. “Administrata Tramp kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë
për krimet e Serbisë”. Faqja e internetit “Zëri”, 25 gusht 2020).
Shqiptarët
me brumosje të shëndoshë nacionaliste në mbarë trojet tona etnike, patën besuar
dhe shpresuar se ndryshimi i administratës në Vashington, me ardhjen në pushtet
të partisë demokrate, formacionit politik të Bill Klintonit, do të mbahej një qëndrim
krejt tjetër, fort dashamirës, jo vetën ndaj Republikës së Dardanisë, por edhe
ndaj Republikës së Shqipërisë. Por nuk ndodhi kështu absolutisht. Në krye të
Departamentit të Shtetit u emërua Antoni Blinken, njeriu i Sorosit, armikut të
kombit shqiptar. Dhe cilat qenë pasojat?
Së pari, doli në pah përkrahja e fuqishme e përfaqësuesve
të Departamentit të Shtetit për kryeministrin Rama, kryetradhtarin e kombit
shqiptar, i cili ka flirtuar dhe vazhdon të flirtojë me kryekriminelin Vuçiç për
copëtimin e territorit të Republikës së Dardanisë. Shembullin më konkret të kësaj
përkrahjeje e pati dhënë ish-ambasadorja Juri Kim, e cila, gjatë tërë mandatit
të saj diplomatik në Tiranë, duke u reklamuar pranë Ramës dhe pjellës së tij
Erion Veliaj, pati mbajtur të tilla qëndrime, sikur të ishte anëtare e asamblesë
së partisë socialiste. Madje opozitën e pati kërcënuar me shprehjen e famshme të
kohës së diktaturtës komuniste: “do të hani bar”.
Së dyti, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Bill
Klintoni (të cilit mbarë kombi shqiptar i është jashtëzakonisht mirënjohës për bombardimin
e Serbisë fashiste në pranverën e vitit 1999), deklaroi:
“Ka një mosmarrëveshje
që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është
më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve,
për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë
bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në
shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur
argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë
marrëzi” (Citohet sipas: “Tensionet në veri të Kosovës, Klinton mesazh Kurtit nga
Tirana: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 03
korrik 2023).
Vallë nuk ishte i informuar Bill Klintoni që
serbët në ato katër qyteza nuk i ndaloi Kryeministri Albin Kurti të merrnin pjesë
në zgjedhje, por ishte kryekrimineli Vuçiç që i ndaloi. Prandaj thirrjen për
“ndalimin e asaj marrëzie” Bill Klintoni duhej t’ia drejtonte kryekriminelit
Vuçiç, jo Kryeministrit Albin Kurti. Dhe do të kishte qenë me shumë vend që
Bill Klintoni, atë thirrje, të shkonte t’ia përplaste në fytyrë Vuçiçit në mes
të Beogradit.
Së treti, gjatë vizitës së tij “fluturake në Tiranë,
Sekretari i Departamentit të Shtetit Antony Blinken, e dëshmoi fare shkoqur se
kishte ardhur me të vetmin qëllim, për të ngritur sa më lart kredinë e Ramës në
sytë e opinionit publik shqiptar. Prandaj, pa e çarë kokën absolutisht për
skandalin me Mcgonigalin dhe gjëmën që Rama kërkon t’i bëjë tash sa kohë
Republikës së Dardanisë, për copëtimin e saj, në bashëpunim të ngushtë me kryekriminelin
Vuçiç, duke sfiduar keq opozitën dhe të gjithë ata shqiptarë, të cilëve Rama u
ka hedhur në qafë lakun e varfërisë, lëshoi një deklaratë skandaloze:
“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i
mirë”. (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës:
Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold
News”. 15 shkurt 2024).
Së katërti, ambasadorit amerikan në Republikën e Dardanisë Xhefri Hovenier, ka kohë që
i ka zënë gjuha lesh për krijimin e një shteti serb brenda territorit të saj, të
ashtuquajturës bashkësi e komunave serbe (asociacion).
Së pesti, ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, s’po lodhet së përsërituri
se është koha për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Republikën e
Dardanisë.
Së gjashti, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel
Eskobar, i radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë, para më shumë se një viti,
pati deklaruar me një ton arrogant, sikur të ishte në shtëpinë e vet:
“Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim, Kosova e ka
kuptuar që duhet të bëhet”. (Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 28 shkurt 2023).
Pra,
Gabriel Eskobari, në harmoni të plotë me diplomatët e ish-administratës së
Trampit në qëndrimin fort miqësor ndaj Serbisë, kërkonte me çdo kusht krijimin e bashkësisë së
komunave serbe, pa e çarë kokën absolutisht për gjashtë kushtet e kryeministrit
Albin Kurti, të renditura në vijim:
1.
Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të
Republikës së Kosovës.
2.
Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë
pushtet publik.
3.
Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave, çfarëdo të drejta për serbët në
Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi.
4.
Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe
armët ilegale duhet të dorëzohen.
5.
Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes
reciproke, me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së.
6.
Vuçiçi të tërheqë letrat e mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të
Bashkimit Evropian.
Të
gjithë bashkëkombasit tanë në trojet e veta etnike, u gëzuan pa masë kur më 16
prill 2024, shumica e deputetëve të Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandonte
anëtarësimin e Republikës së Dardanisë në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Anëtari i bandës kriminale të Beogradit, ministri i punëve të jashtme të Serbisë,
faqeziu Ivica Daçiç, u shpreh se 16 prilli është “ditë e turpshme në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”” (Citohet sipas “Asambleja
Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës”. Faqja
e internetit “Shqiptarja.com”. 16 prill 2024).
Fjalën
e fundit për një anëtarësim të tillë, do ta jepte Komiteti i Ministrave të Këshillit
të Evropës në mbledhjen e 16 majit 2024. Fatkeqësisht, Komiteti në fjalë,
Republikën e Dardanisë nuk e përfshiu absolutisht në rendin e ditës, çka vihet
në dyshim serioziteti i mbështetjes së Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës që rekomandonte anëtarësimin e Rerpublikës
së Dardanisë në këtë organizatë. Injorimi i pahijshëm që Komiteti i Ministrave
të Këshillit të Evropës i bëri Republikës së Dardanisë, dëshmon pa mëdyshjen më
të vogël se Evropa brukseliane, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar nuk ka hequr
dorë absolutisht nga tradita antishqiptare e Evropës fishtiane.
Ja
një reagim nga radhët e eurodeputetëve:
“Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar lidhur me mospërfshirjen e
Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Në
profilin e tij në “X”, eurodeputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të
Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën
(Citohet
sipas: “Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulën Serbisë”.
Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 18 maj 2024).
Për
çfarë dëshmon toni arrogant i Gabriel Eskobarit, me fjalët “Asociacioni
është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim...?”.
Dëshmon
për një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar: vendimet për fatet e tij i kanë
marrë dhe vazhdojnë t’i marrin gjithmonë të huajt dhe shqiptarët vetëm duhet
t’i zbatojnë për rrudhosjen e përhershme të trojeve të tyre etnike, për të kënaqur
epshet shoviniste të serbogrekëve.
Lind
pyetja: ato vendime pse i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin vetëm të huajt?
Përgjigjen
e gjejmë te bindja që kishte krijuar ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,
Gregori Xhonson, se shqiptarët janë mendjelehtë. Kjo nuk ishte bindja e tij
personale. Ajo ishte reflektim i një gjykimi të konsoliduar të Perëndimit
evropian për ne shqiptarët. Sepse terrenin
për një gjykim të tillë ne e patëm krijuar vetë. Ne, së pari, në
krahasim me shtetet fqinje, u shkëputëm të fundit nga errësira otomane, kur ajo
kishte marrë tatëpjetën, dhe, së dyti, ai që quhet themeluesi i
shtetit shqiptar, Ismail Qemali, e pati dëshmuar në praktikë që ishte
kryemendjelehti i kombit shqiptar. Sepse, së bashku me dyzet firmëtarët, pasi
firmosi shpalljen e pavarësisë, nuk lëshoi kushtrimin e menjëhershëm për
ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta e Preveza e deri në Nish, për rrëmbimin
e armëve dhe krijimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e trojeve tona
etnike nga bisha serbogreke. Përkundrazi, duke marrë me vete Isa Boletinin dhe
disa të tjerë, u ngrit e shkoi në Londër, për t’i lypur Eduard Greit, ministrit
të jashtëm anglez, mbrojtjen e tokave tona nga ujqit evropianë, të cilët na i
patën copëtuar e bërë çarçaf. Në vitin 1915, heroi i Dibrës dhe i mbarë kombit
shqiptar, trimi legjendar Elez Isufi (1861-1924), i tha një leksion të shkëlqyer
kryemendjelehtit Ismail Qemali dhe firmëtarëve të tij: lëshoi kushtrimin,
ngriti më këmbë popullin dibran dhe lumin
Drin i Zi e mbushi me kufoma ushtarësh serbë, çka edhe sot e kujtojnë me
tmerr në Beograd. Po sikur Ismail Qemali me firmëtarët e tij të kishin lëshuar
kushtrimin për mobilizimin e mbarë popullit, a mund të përfytyrohet se sa
trima, si Elez Isufi, do të kishin dalë në skenën e historisë shqiptare?
Në
këto kushte, kur diplomacia sorosiste amerikane dhe Evropa brukseliane janë bërë
palë kundër Republikës së Dardanisë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi
Kryeministrin Albin Kurti për krijimin e një shteti serb (të ashtuquajtur
asociacion) brenda territorit të saj, është duke u vënë në provë vendosmëria e
qeverisë dardane dhe mbështetja e saj mbarëpopullore. Tani është koha mëse
vendimtare që Kryeministri Albin Kurti të vërë në zbatim premtimin parazgjedhor
për ndërprerjen e çdolloj dialogu me Serbinë fashiste, si edhe me çdolloj ndërmjetësish
të huaj, si Boreli, Eskobari dhe Lajçaku, të cilët janë rreshtuar tërësisht në
krah të Serbisë, duke shprehur vendosmërinë e tyre kundër Republikës së
Dardanisë.
Si
adhurues dhe simpatizant mjaft i vendosur i popullit dardan, mendoj dhe
propozoj shumë miqësisht që Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani
dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të kenë përherë parasysh shprehjen
aforistike të Nikolo Makiavelit, të cituar më lart.
Me
siguri që ata janë të bindur plotësisht se Departamenti i Shtetit, me sorosistin
Blinken në krye, nuk është më Departamenti i kohës së Zonjës së Shquar Medlin
Obrajt, e cila dallohej për karakterin e saj tepër të vendosur. Në një
informacion, të botuar në internet para më shumë se dhjetë vjetësh, në të cilin
bëhet fjalë për pragfillimin e
bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, thuhet:
“Kur ministri i punëve të jashtme të Britanisë Robin Kuk, vetëm sa kishte
arritur të thoshte se juristët e tij asnjëherë nuk do ta aprovojnë ultimatumin
që i është paraqitur Beogradit dhe nuk do ta përkrahin planin e bombardimeve,
Ollbrajti përgjigjen tashmë e kishte pasur në majë të gjuhës: “Pajtoni në punë
juristë të tjerë!”. Ja kështu bëhet politika sipas mënyrës amerikane” (Citohet sipas: “Intervistë
e gjeneralit rus Leonid Ivashov për revistën “Itogi”. Faqja e internetit “russmir.info”.
27 gusht 2010).
E
kuptoj dëshpërimin dhe revoltën e thellë
që po përjetojnë në heshtje tre udhëheqësit kryesorë të Republikës së Dardanisë
dhe të gjithë vëllezërit tanë dardanë me vetëtije të lartë kombëtare, për shkak
të tradhtisë së lartë të Ramës, si argat i pështirë i Beogradit. Diktatura
komuniste e Tiranës dihet që ishte agjenturë e serbosllavizmit, prandaj rolin
agjenturor kundër vëllezërve tanë dardanë e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë
deri tani trashëgimtarja e saj, partia neokomuniste e Tiranës me mantel
socialist. Në periudhën mes viteve 1997 deri në vitin 2005, kjo parti ka qenë në
pushtet. Pra, pikërisht në atë peridhë të fundviteve ’90 - 1997-1999, - kur
bishat serbe po masakronin vëllezërit tanë në Dardani, dy kryeministrat
neokomunistë, Fatos Nano dhe Pandeli Majko, luajtën rolin e tradhtarit Enver
Hoxha në qëndrimin ndaj Dardanisë. Intelektuali i shquar ushtarak, kolonel
Dilaver Goxhaj, i radhitur vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të
Dardanisë, me detyrë zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm, më ka pasë rrëfyer
se asokohe shteti shqiptar i Tiranës kishte të instaluar në veri të vendit 400
tanke, por nuk ndërmori kurrfarë hapi për të futur në Dardani qoftë edhe një
tank të vetëm kundër bishave serbe. Prandaj popullit shqiptar të Dardanisë i
duhet medoemos të bëhet mbështetje e fuqishme e treshes udhëheqëse, për t’i dalë
zot vendit, kundër kryekriminelit Vuçiç dhe kundër kryetradhtarit Rama. Sot, për
Republikën e Dardanisë, si kurrë ndonjëherë, kanë një tingëllim mjaft aktual
vargjet e shkëlqyera të poetit Kolë Jakova (1916-2002), me një pështatje fare
të vogël:
“Çka
po thot’ Perlati? / Burra bahi gati / Se ka ardh
sahati / T’i dalim vendit zot”.
Kaliforni, 20 maj 2024