| E hene, 20.05.2024, 06:59 PM |
Manastiri i Car Dushanit ne luginën e Lumbardhit në Prizren dhe e vërteta ndryshe e lashtësisë së këtij vendi
Shkruan
Fahri Xharra
Ky
shkrim është një dokumentar në veti i
cili e tregon lashtësinë e tokave tona. Sa është e vjetër historia që ka rëndur
mbi ne ? Të themi të vërtetën që historia na ka tradhëtuar por fatbardhësisht
që gjeografia ka mbetur besnike: në rastin konkret në copa të mëdha guri të cilat
thërrasin që t`iu japin gjuhën që të flasin shqip.
Manastiri
i përmendur flitet që ishte një dhuratë e Car Dushanit ( 1331-1356 ). Gjëndet në kanjonin e Lumbardhi në
jug-lindje të Prizrenit “ Thuhet se është ndërtuar nga viti 1343- 13520 dhe se
qenka ndërtuar mbi themelet e një kisheje të vjetër” . Athua këtu ishte ndonjë
kishë e vjetër apo ishte dicka shumë e shumë më e vjetër se “ kisha e vjetër”
duhet analizuar se si është e shtrirë, stili i ndërtimit , materiali i
ndërtimit dhe motivet në fragmentet e e
tempujve të këtij manastiri.
Busolla
dhe drejtimi i tempujve të manastirit : shigjeta e bardhë tregon se altari
është i drejtur nga jug-perëndimi. Shigjeta e e kuqe dhe e kaltër tregojnë
drejtimin e tempujve kah juglindja.
Eshtë
e pa spjegueshme pse altarët nuk janë kah lindja, kur dihet mirë nga
arqitekttura e krishterimit ortodoks.
Në
themlet e tempullit janë gurët te gthendur pjerrtas,, kurse mbi te janë gurët e
fasades të gdhendur si duhet, pra gurë të mëdhenj, Nga cila kohë janë gdhendjet
?
Bazamenti
prej gurëve të gëdhendur, këtu e kemi një rast të rrallë të përpunimit të
gurëve në ndertimin e tempujve të krishter .
Nga
janë këta gurë ?
Temeli
i tempullit ( në foto ) është nga
blloqet e gurëve monolit , të sharruar në 45 shkallë e që nuk i përket kësaj
kisheje .
Të
shikojmë punimet e njejta në Baalbek.
(
Baalbeki e ka një histori 11 mijë vjecare qe ngerthen periudhat parahistorike,
Cannanite dhe romake. )
Në
themelin e rrënojave të tempullit të
Perëndisë Ila ( Ela ) sipas bibles së vjetër në Hebron, janë të ngjajshëm me
ato të “ manastirit të Dushanit”. Kësi lloj gëdhenjesh në kishat e krishtera
nuk ka.Cka tregon ngjajshmëria ? A mos e
kemi përjetuar edhe ne, të njejtën histori si ajo e Hebronit ?
Shikoni
këtë bllok guri të madh. Si u gjënd aty?
A mos edhe ne kishim objekte të ndërtuar nga gurët megalit ? Ne shekullin
14, jo që jo.
Po
gurët megalit si u vendosën mbi tokë në oberrit e manastirit . Ky katror i madhësisë 2x 2 m pse nuk u
vendos si mbajtës i ndonje shtylleje në kishën e kohës së Dushanit.?
C`ka
ka nder gjelbrimin e oborrit . Ndonjë bazament ? Po guri tjetër afër, cka
shërbente ?
Edhe skulpturë e
luanit me bisht të ujkut, i cilës kohë është ?
Luani
dhe kulshedra, fatbardhesist të
ruajtura. Kulshedra në krishtërim paraqet djallin . Po si u gjet ketu kulshedra
? Dyshemeja e pa prekur, thjesht mbi bari
Po
lepuri, si simbol parakristian i lindjes
pranverore dhe shumimit.
Kjo
gëdhendje tregon se kemi të bejmë me nje objekt kulti para kristian..
Në
një tempull ortodoks të shekullit të mesëm është i pa kuptim lepuri, bile as që
përmendet.
Në
“ Dhjaten e vjeter” lepuri ishte një shtazë e pa pastër.
Ky
fragment guri gjëndet në manastir,liber i palosur. Fotoja djathtas: altari i tempullit mtraik
në Angli. Si duket që edhe mitraizmi ishte prezent në Dardanin e
lashtë.
Dhemetra
me plisin frigas
O
njerëz të mirë, ndihmoni historisë sonë të lashtë !
Mos
lejoni të na shkrryejnë serbët e pa qenë
dhe grakët e pas 1821-shes !
Ndezni
një qiri së paku, për lashtësinë, nuk jemi shqiptar të ardhur pas 1389-tës !
Fahri Xharra,19.05.2024, Gjakovë
Burimi
:https://stecciibogumili.blogspot.com/2015/02/manastir-sv-arhngela-kod-prizrena.html?m=1