E merkure, 13.11.2024, 06:25 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Sokol Demaku: ”Jave bibliotekës Nordike” në Borås të Suedisë

E diele, 18.01.2009, 11:00 AM


”Jave bibliotekës Nordike” në Borås të Suedisë

Nga Sokol DEMAKU

Muaji nëntor është i ftohtë në Skandinavi por edhe me i ftohtë në Suedi. Ashtu si në gjithë perëndimin ky muaj karakterizohet me festime, shenja e simbole hareje të cilat tregojnë për përgatitjet për festat e Krishtlindjeve të cilat do vijnë në muajin dhjetor.
Nëntori në Suedi është i mbushur me plotë manifestime të cilat janë tradicionale për suedezët e kohëve të fundit kanë filluar që edhe të huajt të jenë adhurues dhe bashkëmanifestues në këto festa dhe manifestime.
Si cdo vit me radhë edhe këtë vit në qytetine Boråsit të Suedisë, një qytet me traditë për  prodhimin e textilit apo më mirë të themi qyteti i textilit në Europë, ku në të jetojnë dhe veprojnë mbi 25 000 shqiptar të ardhur që nga vitet 90 dhe të vendosur këtu, në muajin nëntor respektivisht në javën e 46 të vitit ketu mbahet manifestimi tradicional me titull
”Java e bibliotekës nordike”, në të cilën manifestim ishin inkuadruar edhe shqiptarët përmes revistës mujore në shqip që botohet në këtë qytet me emrin ”Dituria” dhe redaksisë së radios lokale shqipe me emrin ”Radio dituria”.
 Ditët e vjeshtës dhe ato dimrore në veri janë shumë të shkurtëra. Dikur në një kohë ketu në vendet nordike leximi më zë dhe tregimet historike në ditët e errëta dim¬rore ishin të zakonshme dhe të mbushura me përjetime për banorët e ketyre vendeve sepse nata ishte më e gjatë se dita, prandaj ishte zakon te banoret e këtushëm një punë e tillë leximi në zë që edhe sot e kësaj dite është traditë në këto vende.
”Java e bibliotekes nordike” është një javë e mbushur me plotë perjetime kulturore.
Në ”Javën e bibliotekës nordike” në Borås u prezentuan edhe dy shqiptar respektivisht shkrimtari Hamit Gurguri, i cili bëri promovimin e veprës së tij me titull ”Frihetens vingar” si dhe poeti shqiptar Ibrahim Abedini që bëri promovimin e librit të tij me titull ”Brenga e liqenit”.
 Redaksia e revistës ”Dituria” në bashkëpunim me redaksinë e Radio diturisë organizuan një orë letrare dhe pritje për shkrimatrin Hamit Gurguri dhe poetin Ibrahim Abedini.
Ishte ”Java e bibliotekës nordike” një manifestim tradcional suedeze dhe i mbarë vendeve skandinavike dhe baltike që për nga rëndësia hynë në rrethin e ngushtë të festave suedeze. Salla ku u zhvillua ky eveniment artistik ishte erregulluar me shije të hollë estetike. Aty njeriu gjenë prehjen dhe rehatinë e mbrëmjes.Me shume simapti është rregulluar ambienti. Salla është e stërmbushur. Aty ftohen shkrimtarë të mëdhenj që të prezantohen, të bashkëbisedojnë me lexues e kritik, aty debatohet për letërsinë, për qenësinë e saj, për tendencat e saj, përprirjet e reja artistike, për nevojën e avancimit të vlerave universale në rrafshin global, për sfidat e saj. Aty mbrëmjeve njeriu do gjeje socilog, filozof,pedagog në debate të ndryshme me rëndësi të veqant për shoqerinë. Pjesëmarrës i disa aktiviteteve që zhvillohen në këtë qytet jam edhe unë. Por gjithmonë me poet, folozof, pedagog suedez, finlandez apo të kombeve tjera. Kjo ishte hera e parë që ne këte ambient kaq madhështor dhe atraktiv të na paraqiten edhe poet e shkrimtar shqiptar.
Kjo është një eksperiencë ejashtëzakonshme, për të cilën gjë ka nevojë letërsia shqipe. Kësaj here në ”Sallën e kuqe” si e quajnë suedezët këtë vend do jenë aktorët kryesor dy shqiptar një, shkrimtar dhe një poet por krahas tyre do jene edhe poet me prejardhje nga Finlanda si dhe vendas suedez.
Është një mbrëmje komplete letrare, ku nu kmungon kjomunikimi me artin e letërsinë. Mbrëmje, tëcilën unë do ta ëndërroja ta përjetoja edhe ndonje herë tjeter jo vetëm këtu në Borås të Suedisë por edhe në Prishtinë, Tiranë, apo gjetiu në hapësirat shqiptare apo edhe në qytet tjera Skandinvae ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, me shkrimtarë shqiptar dhe të huaj.
Teksa analizonim me miqtë suedez këtë eveniment, vim në përfundim se këso evenimene janë të nevojshme të organizohen jo vetem me shkrimtar shqiptar, finlandez apo suedez por edhe me shkrimtar dhe poet të kombeve tjera që jetojnë ketu, në menyrë që të njihen me gjuhën dhe kulturën e njeri tjetrit.

Shkrimtari kosovar Hmait Gurguri, i cili nga viti 1992 jeton dhe vepron në Suedi, bëri promovim e romanit të tij të gjashtë në këtë mbrëmje me titull ” ”Frihetens vingar” të shkruar në gjuhën suedeze. Ky roman është një histori e vuajtjes dhe torturës së shqiptareve në Kosovë nën torturën dhe okupimin serb, apo më mirë të themi një përshkrim i jetës së vet shkrimtarit nën thundren e okupimit serb në Kosovë gjatë terë kohës së jetës së tij në vendlindje deri me arratisjen e tij në Suedi. Ngjarja fillon nga vitet e 80 kur edhe fillon rrezitenca me e organizuar e shqiptareve kundër regjimit serb dhe zullumi i shtuar i okupuesit të trojeve shqiptare në Kosovë.
Kjo temtaikë e rrahur për mrekulli nga Hamit Gurguri në romanin e tij zgjoi interesim të madh tek të pranishmit ku gjatë mbrmejes atij iu parashtruan pytje të shumta nga suedezet prezent në mbrmje të cilët ishin sa kureshtar të mësojnë më shumë për shqiptaret, trojet e tyre, historinë dhe kulturën e tyre.
Edhe poeti strugar Ibrahim Abedini, i cili edhe ky nga viti 1992 jeton dhe vepron në Suedi, beri promovimin e librit të tij me titull ”Brenga e liqenit”, libër me poezi në shqip e që është perkthyer edhe në gjuhën suedeze nga albanalogu i njohur suedez Ullmar Qvick, edhe kjo ishte një kënaqësi për të pranishmit në sallë.Me poezitë e tij Ibrahimi i këndon vendlidjes, vajzës stugare, liqenit por edhe mallit per vendlindje dhe mergimit.
Gjatë kohës së evenamnit mu kujtuan shumë figura të çmuara letrare shqipe, të cilat nuk e kanë mundësinë për të komunikuar me lexues, me kritikë dhe me dashamirë të artit dhe gjuhës, sepse mungon publiku,mungon kritika, kryesisht mungon publiku shqiptar sepse ata vendas pra suedez janë admirues dhe adhurues të artit dhe letersisë, por ne nuk jemi?
Ne nuk jemi askundi. Mungojnë përkrahjet për evenemante te tilla, pra letërsia shqipe ka probleme edhe në diaspor si edhe në shtëpi. Së këndejmi, thuajse gjithë kombet pajtohen se letërsia është abc e kulturës, është ajo që lidhë kohën me histori, është një fushë që pasqyron psikologjinë njerëzore dhe brendin shpirtërore te njeriut. Ajo i jep bazën dhe fizionomin një kombi të moderuar dhe të kulturuar.
E për nje punë të frytshme dhe të suksesshme këto ditë Lidhja e shkrimtareve të Suedisë nderoi me një Stipendi prej 40 000 koronash suedeze shkrimtarin dhe publicistin kosovar Hamit Gurguri për punën e tij të palodhshme në prezentimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare në Suedi. Keto ditë pritet që të dal në dritë edhe romani i tij më i ri.
Pra duhet të mburremi me ata të cilët kontribuojnë në këtë drejtim dhe ti ndihmojmë dhe japim perkrahje..
Prandaj ne duhet të angazhohemi sa më shumë dhe të kontribuojmë në këtë drejtim.

Hamit Gurguri
Hamit Gurguri

Ibrahim Abedini
Ibrahim Abedini



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sikur… pak dashuri, pak mirësi…(!?) Eeagle Mobile, një familje e madhe për të rinjtë pa kujdes prindëror Pierre-Pandeli Simsia: Shqiptarë dhe amerikanë së bashku festuan ndërrimin e viteve Elmira Muja: “Motrat Qiriazi” ndajnë gëzimet dhe urimet me gratë shqiptare të New Yorkut Sokol Demaku: ''Babadimri nga Kosova'' në qytetin e Boråsit Patriotë të njohur nga krahina e Sulovës së Elbasanit Beqir Cikaqi: Babadimri iu shpërndau dhurata nxënësve të shkollës shqipe në Cartegliano Vlashi Fili: Për njerëzit e shquar të gjuhës shqipe Këze (Kozeta) Zylo: Nxënësit e shkollës shqipe "Gjergj Kastrioti Skanderbeg" festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri Albert Zholi & Elsa Xhai: Mes shqiptareve të Amerikës Qaush Krasniqi: Në Kirchheim /Teck të Gjermanisë me 6 dhjetor u festua Dita e Flamurit Aleksandër Ndoja: Drejt Stublles për Meshën e parë të dom Ambroz Demajt Mesazh Festiv nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane Xhevat Rexhaj: Të duash flamurin kombëtar - e don kombin dhe truallin tënd Këze (Kozeta) Zylo: Shqiptaro-amerikanet kaluan se bashku nje mbremje te bukur festive rreth Flamurit te perbashkuar Muharrem Sfarqa: Ne Julich të Gjermanisë shqiptarët i bashkon flamuri, kënga dhe fjala e bukur shqipe Pal Sokoli: Kremtimi i 28 Nëntorit në Aschaffenburg Vlashi Fili: 96 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë në Filadelfia Liman Zogaj: 28 Nëntori në Essen Këze (Kozeta) Zylo: Flamuri Kombetar kuq e zi, valevitet krenar ne Manhattan

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora