E premte, 18.10.2024, 04:59 AM (GMT+1)

Mendime

Kimete Berisha: Shtëpia e çmendur

E shtune, 11.05.2024, 07:55 PM


Shtëpia e çmendur

Nga Kimete Berisha

1. Albin Kurti i ka ftuar opozitën në darkë - në hotel.

Hoteli ku do të bisedohet për çështje të brendshme të Kuvendit ka bahçe, ka kamera të fshehura, ka edhe ca buba, ka pishinë dhe marrëveshjet mund të bëhen, sipas disponimit, edhe në saunë.

Se sa e sa vendime të rëndësishme janë marrë në nevojtore, veç shpirti i Arkimedit e di.

- Ministritë e Kurtit mbledhjet i mbajnë në hotele, bujnë zyrtarët nëpër hotele (në pronësi të jaranëve të tyre), dhe paguhen nga shteti që bujnë në hotele.

Se shteti ka zyre të mjaftueshme, por s'ka dhoma të fjetjes.

Hoteli që ka zgjedhur Albin Kurti për t'i ngjeshur opozitën e ka pamjen kah sarajet e Liburn Aliut.

2. Edi Rama i ka zbuluar ish shqiptarët e Greqisë, të cilët do t'i bëjë përsëri shqiptarë.

Por ata ish shqiptarë s'janë budallenjë të bëhen falas shqiptarë.

Kushton shtrenjtë ta bindësh një ish shqiptar të Greqisë që për 100 euro u bë grek, dhe e ndryshoi emrin, dhe e ndryshoi fenë për pare.

Feja dhe emri janë mall që shiten e blihen - për shqiptarin.

Minimumi duhet ta paguash dyfish për ta bindur ish shqiptarin të bëhet përsëri shqiptar.

- Greqia ua ka blerë shqiptarëve identitetin dhe fenë me pare, e Edi Rama kujton se ende me pallavra blen njerëz .

Para se t'i bindë shqiptarët e Greqisë të ribëhen shqiptarë, Edi Rama mund t'ia ofronte falas kursin e gjuhës shqipe kryepeshkopit Janullatos i cili qe 32 vjet e udhëheq Kishën e Nolit por nuk e di asnjë fjalë shqip.

- E ata 800 mijë ortodoksë shqiptarë pse nuk u pengon atyre që kisha nuk flet shqip.

Greqia brenda është më e rrezikshme se Greqia jashtë Shqipërisë.

Po, kush mërzitet.

3. Se, shqiptarët patriotizmin e kanë si modë...

E sheh në rrjete sociale analfabetin që nuk di të shkruaj shqip ndërsa kur fejohet tregon anglisht 'She said yes'.

E sheh vajzën shqiptare, që gëzohet anglisht kur bëhet nuse me mbishkrimin në letrën që e mban në duar 'Bride to be'.

Shqiptarët janë primitivë, i blen pa pare.

Se demek nëse ia uron vajzës tënde ditëlindjen anglisht - ti je moderne e nëse ia uron shqip - ti s'je moderne.

- Për ta kuptuar se si tingëllon kur shqiptari feston privatisht me gjuhën e huazuar, veç paramendoje sikur amerikanët t'ua uronin ditëlindjen fëmijëve të tyre shqip.

Jo veç patetike dhe euforike, jo veç shprehje e paedukatës dhe katundarizmit, por do të ishte edhe e frikshme ta shikonim një popull komplet që do të hiqte dorë nga gjuha amtare për shqipen tonë.

Do të frikësoheshim dhe do të neveriteshim nga ta.

Shqiptarët janë possessed - të pushtuar.

Anipse gjuha shqipe është më e bukura, më e pasura, më e zorshmja, ndër më të vjetrat.

Ama, s'mjafton.

Kanë sevda të mos jenë shqiptarë. Gjithmonë kanë pasur sevda.

4. Shtëpia më e çmendur sot është Shtëpia e Vëllait të Madh.

Unë po shoh aty 'kanibalizëm moral', ku para kamerave hahën e ua hanë njëri-tjetrin moralin, loçkën e zemrës, e dehumanizojnë shoqi-shoin deri aty sa u kanë mbetur vetëm eshtrat.

- E dëgjon Jul Dedën (për të cilin thonë se është humorist) duke e quajtur një grua 'shterpë' që nuk pjell - si Nëna Terezë.

E sheh përsëri Jul Dedën duke i thënë një gruaje se 'ti vuan për seks dhe se a e do maicën time t'i marrësh erë'.

E dëgjon prap Jul Dedën që e fton gruan të masturbojë!

- Dhe pastaj Jul Deda nervozohet vet kur një tjetër cimer i çmendur e quan atë pensionist.

Diskriminimi është aq i madh sa është gati e pabesueshme kjo që shohim.

- Diskriminim në bazë të pamjes - lookism (Juli e quan Eglën - të shëmtuar).

- Diskriminim në bazë të gjatësisë - heightism (Roza e quan Eglën - të vogël).

- Diskriminim në bazë të moshës - ageism.

Të jesh plak/ë për shqiptarët është 'turp', është 'dështim'.

Dhe opinionistët: Arbëri -  një tip muderrizi që vajzat i quan - motra,

dhe Ori, një grua naive që më e rëndë i duket të jesh 'majdanoz' (për lexuesin e Kosovës, majdanoz domethënë të jesh si biber i të gjitha çorbave),

pra kësaj gruaje më i rëndë i duket majdanozi (si shamje e Eglës) se sa bytha e madhe sa sana e Jul Dedës kur ua kthen grave dhe u thotë: ma hëngshi.

Ajo bythë do të duhej të futej në rezervat e shtetit.

- E akuza për 'tradhti' ka mbetur akuza më normale...

Tradhtar je?

S'ka gajle.

Kryesore të dukesh bukur.

Dhe të kesh mirënjohje nga Presidenti i shtetit (si Jul Deda) - ende pa të njohur gjindja.

- Shih ku ka degraduar humori shqiptar - tek përqeshja.

Humoristi që përqesh gruan që nuk mund të lind fëmijë, pa fajin e saj dhe Ori që e përkrah, anipse vet s'ka fëmijë.

Humori i shqiptarëve - është përqeshja fizike, përqeshja e fatkeqësisë, përqeshja e tragjedisë njerëzore dhe...çka po do më shumë.

Gërdi.

5. Tash që po bëhet bashkë me antishqiptarët e VMRO kundër shqiptarëve, Arben Taravani e ka shfrytëzuar për interesat e tij antishqiptare edhe Profetin Muhamed, duke e cituar thënien e tij - 'Duaje për të tjerët atë që do për veten tënde'.

- Pra, duaje për antishqiptarët e VMRO atë që e dëshiron për shqiptarët e Albin Kurtin.

U bë edhe ky ta shfrytëzojë profetin për vota!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora