E diele, 08.09.2024, 01:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Shqipëria po ndryshon!

E merkure, 08.05.2024, 07:50 PM


Vladimir Shyti

Shqipëria po ndryshon!

Më jepni timonin, bekimin tuaj,

Dhe bisedojnë me erën, që s’ka formë,

Të tjerëve, shkëndija t’egra i lëshojnë sytë,

Risia jam unë dhe qime kokës, gjëmb përpjetë.

U flakt i nxehti turbullimin, spërkat durimin te flladët,

Pulsi juaj troket pa ritëm dhe gorilla kërkon shtet,

Ja, kështu si në përrallë dhelpërit u përballën,

Zakone kuçedrash, që përpijnë çdo ndjenjë.

Siguruan slloganin me frymë e fjalë,

Pastaj,  si dallgë deti që përleshen në kuvende,

Me gjyle helmi, brekë femre, shprehur edhe në sheshe,

Rrëmbyen shtetin me shumë premtime.

Lakejt ngrinin veshët, me zemër në dorë,

Kakarisnin fajtorët, ngjethte të pafajshmit,

Po pritej koka shqiponjës, aty në djep,

Zuzarët lakmonin, turulloste të paditurit.

Verbonin sytë, shastiseshin, Shqipëria po ndryshon!?

Për oligarkët, për sytë e botës, apo për shqiptarinë?

Dhe djalli mer’ çdo formë të pëlqyer,

Përpiqen, shtyjnë, nuk zbulojnë gjëndjen e vërtetë.

Nuk ishte fati që ata morën fronin,

Je ti vet o shqiptarë, që në krye e solli,

Në djallë’, dhelpërit, o fat, o perëndira,

Merrjani fuqinë me mençuri dhe grushta!

Thyejeni timonin flakeni tutje në skëterrë,

Jepuani haknë nëse merren me punë njerzore,

Shqiptar, mos flini, përse s’e dini?

Jeta është një ëndërr që shihet çdo natë.

Fillon me syrin mbyllur, mbaron me syrin hap,

Gjejni yjet, mos ecni në terr, lërni flakët e urrejtjes,

Jo me lutje, ato janë pa vlerë, gjithmonë me shpersë,

Pa kristale të akullta, thithni aromën e jetës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora