E diele, 08.09.2024, 01:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Gabriel Garcia Marquez tregon si u njoh me Ernest Hemingway

E marte, 07.05.2024, 06:10 PM


"E pata njohur menjëherë, teksa shëtiste bashkë me gruan e tij, Mary Welsh, nëpër Bulevardin Saint Michel në Paris, një ditë pranvere me reshje shiu të vitit 1957.

Po ecte në trotuarin kundruall, në drejtim të Lulishtes të Luksemburgut, veshur me një palë pantallona kaubojsësh, tepër të rrëgjuara, me një këmishë me katrorë skoceze dhe një kapelë bejsbolli.

Dukej tepër i gjallëruar midis stendave të librave të përdorur dhe vërshimit rinor që derdhej nga Sorbona, aq sa të dukej e pamundur të pandehje se pas katër vitesh do të ndërronte jetë.

Nuk e dija nëse t'i bëja një intervistë gazetareske, apo thjesht ta kapërceja bulevardin për t'ia shprehur admirimin tim, pa asnjë ngurrim. Për të dyja qëllimet në fjalë, megjithatë, kish një pengesë madhore: atëherë unë flisja të njëjtën anglishte të çalë që gjithmonë kam llomotitur, e nuk isha i bindur për njohuritë e tij të spanjishtes, prej arene demash. Prandaj nuk bëra asnjërën prej këtyre gjërave, që mund ta kishin dëmtuar atë moment aq domethënës, por i vura duart anës gojës, si Tarzani në xhungël, e gërthita nga trotuari im "Mjeshtëëëër!"

Ernest Hemingway e kuptoi se nuk mund të kish tjetër mjeshtër përveç tij, mes asaj turme studentësh, pastaj u kthye nga unë me dorën lart, duke më bërtitur në spanjisht, me një zë fëminor "Lamtumirë, mik".

Ishte hera e vetme që e pashë".

Fragment i përkthyer nga spanjishtja nga:  Elvi Sidheri



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora