Mendime
Florim Zeqa: Testi demokratik!
E hene, 06.05.2024, 06:51 PM
Testi demokratik!
Shkruan:
Florim Zeqa
Vite
më parë kur unë kërkoja ndryshime pozitive në vend, kur unë mendjen e kisha tek
ngjizja e një alternative të re politike, shkrimet e mia gjenin mbështetje
jashtëzakonisht të madhe tek të gjitha shtresat e popullsisë, filluar nga
rrethi i ngushtë shoqëror e deri tek miqësia virtuale.
Endërra e ndryshimit
vazhdon…
Mirëpo,
jo të gjithë mendjen e kishin pasur tek ngjizja e një alternative të re. Kur
erdhen në pushtet, një nga një e disa në grupe më të mëdha ju vardisen Lëvizjes
Vetëvendosje. Ndërsa unë mbeta pothuajse i vetmuar në rolin e opozitarit kundër
partisë së “re” në pushtet.
Edhe
përkundër zhgënjimit në miqt virtual, të cilët deri dje e i llogarisja
mbështetës në procesin e ndryshimeve rrënjësore në vend, unë e vazhdova punën
dhe angazhimin tim të përditshëm në shërbim të qytetarëve dhe bashkatdhetarëve
të vendit tim, ngase ndryshimin asnjëherë nuk e kam parë dhe as që e shohë tek
një subjekt me mendësi të vjetër politike.
Pavarësisht
situatës aktuale jo shpreslënëse për ndryshim, herët apo vonë ndryshimi do të
vie si rezultat i zhvillimit ekonomik dhe ngritjes së vetëdijes qytetare.
Kopshti i vogël me
therra shumë
Muajve
të fundit një grup i miqve virtual m’u drejtuan me kërkesa të njëpasnjëshme për
t’iu bashkangjitur në rrugëtimin e tyre politik, të cilët thirren në filozofinë
politike rugoviane.
Nuk
më bën përshtypje premtimet e tyre dhe as dëshira e tyre për të më pasur afër
siq ma thonin shpesh, sa më bëri përshtypja kurreshtja ime për t’i parë nga
afër dhe për t’i testuar fjalët e mëdha të tyre!
I
nisur nga maksima e vjetër popullore “Aty ku ka dredhza shumë merre shporten e
vogël”. Vendosa të hyjë në “kopshtin” e tyre të vogël, por nuk e mora me vete
shportën, për shkak se isha i bindur se aty nuk ka dredhza fare!
Atë
e vërejtja që në takimin e parë, por, megjithatë vendosa të shkojë tutje me
testimin e lidershipit të subjektit politik dhe të vetes time përballë
mbështetësve të mi të shumë të Kosovë dhe mërgatën tonë.
Cili ishte rezultati i
testit demokratik
Disa
ditë para se ta bëjë publik largimin nga subjekti politik, ua bëra gati edhe
një test të thjesht demokratik. Për këtë test demokratik i njoftova disa
persona kyq të cilët kishin ndikuar në aderimin tim, njëri prej të cilëve m’u
përgjigj shkurt, “kjo nuk kalon”!
Unë
ja ktheva, pavarësisht faktit se a kalon apo jo, kjo nuk ma ndryshon vendimin
që tashmë e kam marrë.
Meqë
e kisha vendosuar të largohem, e kisha vendosur ta pres 45 ditëshin, si shenjë
simbolike e 45 minutave të një ndeshje futbollistike për të dalur nga loja e
tyre hileqare!
Për
45 ditë apo për 45 minuta të lojës së pabarabartë i mësova dhe i vërtetova shumë
gjëra, por në radhë të parë u binda se “këta nuk do të më japin rastin që unë
të shënojë gola, por vetëm t’i asistoj ata në shënimin e golave”!
Përkthyer
në gjuhën politike, qëllimi parësorë i tyre kishte qenë neutralizimi im në
shkrime, respektivisht që të mos i mbajë në thumb të kritikës dështakët në
subjektin e vogël politik dhe në tjetrën që t’i mbështes dhe ngriti lartë në
piedestal përmes shkrimeve të mia, gjë të cilën, me përkushtim e bëra për 45
ditë, për t’i lëshuar tëposhtë në stilin e rënjes së lirë!
Pas
testimit 45 ditorë rezultati demokratik i testit për subjektin e vogël doli të
jetë tepër negativ, ndërsa testi personal i tejkalojë të gjitha parashikimet e
mia, pasi arrita t’i tubojë rreth vetes me qindra bashkathdetarë të pjesës
veriore të Italisë të cilët u rreshtuan pas meje për themelimin e degës së
subjektit politik, për mosthemelimin e të cilit ju kam kërkuar ndjesë të
gjithëve publikisht dhe secilit në veçanti!
Nuk
kam shkuar dhe as nuk jam larguar pas 45 ditëve nga subjekti politik për
çështje (ambicie) personale, por, për çështje konceptuale dhe parimore. Njehem
jashtëzakonisht mirë që unë për këto 45 ditë punova me nder dhe përkushtim, pa
hak dhe pa hile, por ishin dy bashkëkryetarët e subjektit politik që nuk më
ndjekën në hapa dhe as në mbështetje morale qoftë edhe për një çast të vetëm!
Kjo
le të mbetët në ndërgjegjën e tyre të vrarë!
Andaj
nuk ndjehem aspak i penduar pse jam larguar. Nuk ndjehem i penduar as pse nuk
ua themelova degën e partisë në Itali, për të cilën, më shumë gjeta mbështetje
personale sesa partiake. Ndjehem i lumtur dhe krenarë që gjithçka ka përfunduar
siq është më së miri brenda “45 minutave” apo 45 ditëve të shkurta dhe netëve
të gjata!