Kulturë
Thoma Puriqi: Nderim Dhimitër Liçit, intelektualit, personalitetit, drejtuesit të spikatur, qytetarit model!
E enjte, 11.04.2024, 06:55 PM
Nderim Dhimitër Liçit, intelektualit, personalitetit, drejtuesit të spikatur, qytetarit model!
Fjala
e mbajtur në përcjelljen e fundit të birit të Përmetit, Dhimitër Liçi
Nga
Thoma Puriqi
Të nderuar të pranishëm, miq, shokë,
dashamirës, të afërm dhe familjarë.
Ne
kete percjellje te parakohshme, në moshen 76 vjeç,
per në banesen e fundit nje nga njerezit model ne rrethin e Permetit dhe djalin
tone te dashur e te gjitherespektuarin Dhimitër Liçi.
I
dashur Dhimo,
Se
keshtu te kanë thirrur gjithe jeten, qysh ne rini e deri sot i pashem, krenar,
burrëror, dinjitoz, i zoti, shoqëror, i zgjuar dhe me aftesi te veçanta, virtyte te cilat te dallonin dhe te jepnin
vlera te pakrahasueshme gjate te gjithe jetes per me teper se shtate dekada.
Dhimiter
i dashur,
Na
ike ne pabesi te gjitheve, megjithese e doje dhe e vleresoje jeten, por ti ike
krenar, pa u ligeshtuar fare, nuk u dergje asnje minute, si nje lis i forte,
pavarësisht se problemet shëndetësore erdhën dhe u agravuan me shpejtesi te
rrufeshme brenda 15 diteve.
O
Dhimo,
Gjithe
jeten kudo ku punove dhe drejtove deri ne nivelet me te larta te pushtetit
tregove pergjegjshmeri, korrektese, aftesi dhe perkushtim te admirueshem dhe
profesionalizem per ta patur zili, që te shoqeruan deri ne momentin e fundit te
jetes. Ishe shoqeror, haterlli, fjalembajtur dhe punembaruar, per cilindo qe
kishte nevoje per ndihmen dhe kontributin tend.
Rrite,
edukove e shkollove tre femijet e tu, te cilet jane krenarë dhe me dinjitet per
babain e tyre te dashur.
I
dashur Dhimiter.
Pavarësisht
se kohet ndryshojne, ti mbete stoik, ne mendimet dhe qendrimet e tua, te cilat
I thoje hapur dhe kudo ashtu sic i mendoje.
Keto
vlera ti i tregove qe ne vitet e para te shkolles, deri ne perfundim te
universitetit si nje student i shkëlqyer prandaj edhe gjate jetes kudo, ishe
nje nga intelektualet dhe personalitet i vecante, drejtues i spikatur, duke
gezuar respektin maksimal edhe te komunitetit per disa dekada rresht, ku ti
kontribuove dhe punove. Dhe i tille ngele deri ne fund te jetes, i dashur!
Per
keto dhe te tjerat, jo vetem te afermit por edhe ne te tjeret qe jetuam dhe
punuam se bashku, jemi krenarë, ne te njejten kohe dhe te keqardhur qe na ike
kaq shpejt gje te cilen do ta ndiejme per shume kohe.
Dhimiter
i dashur,
Ketu
prane teje eshte bashkeshortja tende, Irda dhe Danieli, me koken ulur, shpirt
te derrmuar duke ju u dridhur mjekra nga dhimbja por ata jane edhe larg, dhe
kur te vijne nuk do t´i prese me babai sic dinte ai t´i priste e percillte.
Po
ketu prane teje eshte edhe mbesa jote e dashur dhe e shtrenjte per te cilen ti
ishe gjithmone i merakosur dhe beje gjithecka per te, por helmi i dhimbjes per
Genin, dhe meraku per mbesen jetime nuk do te te trete dheu. Megjithate ata do jene krenarë per ty, babain
dhe gjyshin e pakrahasuar. Ketu prane teje jane motrat e tua, vellezerit Nesti
dhe Foti, niperit dhe mbesat te gjitheve do t´ju mungoje vellai dhe xhaxhi i
dashur te cilin e kishin si ne vend te babait. Por ata do te dine ta
perballojne me kurajo dhe force kete dhimbje te madhe, duke respektuar
karakterin tend brilant i dashur Dhimiter. Gjithashtu ketu prane kane ardhur te
gjithe shoket e tu, qe nga koha studentore, ajo e punes dhe gjithe dashamiresit
e tu me te cilet ke ndare plot gjera ne jete duke te percjelle me djhimbje e
lot ne sy.
Edhe
une i dashur Dhimiter, jo vetem nuk mendoja por dhe kurre nuk do te doja te
flisja per ty ne situate kaq te dhimbshme, por ja qe Zoti keshtu e solli, qe te
percjellim njeri-tjetrin, i dashur, por njekohesisht jam dhe krenar per nje mik
dhe shok si ty pasi ti po iken me dinjtet, koken lart si gjithmone, burreror
dhe krenar, vlera te cilet te kane shoqeruar ty dhe familjen tende ne breza
gjithe jeten. Ik i qete Dhimo se vlerat e tua do t´i lartesojne ate qe ne deje
kane gjakun tend, djali, vajza ,mbesat dhe niperit te tu. Te nderuar
pjesmarres,
Ky
ishte Dhimitër Liçi dhe i tille do te ngelet
ne kujtesen tone.
Lamtumire
babi i shtrenjte!
Lamtumire
bashkeshort i dashur!
Lamtumire
shpirti i motrës dhe vellait!
Lamtumire
shoku miku ynë i shtrenjtë!
I
përjetshem kujtimi yt!
U
prehsh ne paqe dhe te qofte dheu u lehte!
Ju
ftoj te mbajme 1-minute heshtje.
T´i
rrojnë fëmijet dhe gjithë të dashurit!
Përmet, 08.02.2024
Biografi e shkurtër
Dr. i Shkencave Ekonomike Dhimitër
Liçi lindi në tetorin e vitit 1948.
Mësimet e para dhe ato të gjimnazit i kreu në qytetin e Përmetit, ndërsa
studimet e larta i ndoqi gjatë viteve 1968-1972 në Fakultetin Ekonomik në
Tiranë. Në vitet 1972 – 1974 punoi në Koperativën Bujqësore të Këlcyrës si Shef
Plani. Në Këlcyrë ai u rikthye sërish në vitin 1988 dhe për tri vitet që pasuan
ushtroi detyrën e Kryetarit të Kooperativës. Dr. Dhimitër Liçi ishte Drejtor i Bankës Bujqësore të Përmetit
në vitet 1974-1980, Nënkryetar dhe Sekretar i Komitetit Ekzekutiv të Përmetit
gjatë viteve 1980-1988. Në vitet 1991-1992 ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv
të Përmetit. Pas ndërrimit të sistemit
nga viti 1992 e në vijim Dhimitri u angazhua në sipërmarrjen private në fushën
e karburanteve. Pas viteve 90 ishte Kryetar i Shoqatës Kulturore "Arumunët
e Shqipërisë" dega e Përmetit.