Speciale » Namani
Qazim Namani: Kozmologjia Dardane
E merkure, 10.04.2024, 06:56 PM
KOZMOLOGJIA DARDANE
Nga
Dr. Qazim Namani
Fillet
e kozmologjisë në truallin e Dardanisë lidhen me zanafillën e lindjes së jetës,
besimit dhe artit.
Gjurmët
e artit dardan, përshkruajnë fenomenet natyrore të universit, me dimensione
fetare mitike dhe artistike nga një perëndi apo një panteoni më të madh
hyjnish. Gjurmët e para sipas zbulimeve të shumta arkeologjike i përkasin
periudhës së neolitit, të zbuluara në truallin e Kosovës së sotme, të zbuluara
në terakota me motive mitike në figurat antropomorfe, që mendojmë se bazuar në
zbulimet e deri tanishme, dhe aplikimin e artit tonë popullor deri në ditët e
sotme, u përkisnin paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotëm.
Zbulimet
arkeologjike të deritashme në truallin e Dardanisë, kanë dëshmuar gjurmë të
jetës e kulturës, që dëshmojnë për një bazë autoktone të zhvillimit të
kozmologjisë dardane që nga filet e qytetërimit e deri më ditët e sotme.
Motivet
e artit të paraqitura në figurat antropomorfe të zbuluara ne Bardhos,
Dardhishtë, Barilevë, Lupçë të Poshtëm, Vlashnjë, Varosh etj, që i përkasin
periudhës së neolitit me piktura e simbole plastike, ku ndër tjera paraqiten
vijat zik-zake, lakoret, meandri, spiralja si simbole të lashta. Ky art fillon
të zhvillohet në truallin e Dardanisë, që nga neoliti, për tu pasuruar më vonë
në kohën e bronzit e hekurit, duke u veçuar, dhe zhvilluar krahas popujve më të
hershëm të Evropës e Mesdheut.
Në
artin dardan në periudhat e më vonshme u shprehen tipare të qarta artistike, që
u bartën në traditën tonë popullore deri në kohët modern.
Dëshmi
e krijimit të artit burimor dardan me motive të pasura kozmologjike pa dyshim
se sot i gjejmë te veshja popullore e grave shqiptare nga rajoni i Medvegjes,
por edhe në artin tonë popullor të shprehur ne gurë, dru, qeramikë dhe në
kostume popullore.
Bazuar
në gjurmët e trashëguara të simboleve kozmologjike në artin tonë popullor
mendojmë se ky art është krijuar te një fis i fuqishëm para kulturës Helene,
andaj me plotë kuptim mund ta quajmë si kozmologji dardane.