| E hene, 08.04.2024, 06:59 PM |
Kush
ishin Karnët?
Nga
Fahri Xharra
Jo
pse nuk më kish rënë ndërmend për fisin
ilir të
Karnëve , por shënimet për ta janë shumë të vogla dhe më duhej të gjej diçka të besueshme ; aq
të besueshme sa mos të hutohemi në lundrimin tonë nëpër brigjet lindore të
Adriatikut ilir . Të ju rikujtoj një gjë , kur tregtia e grekët me romakët zhvillohej nëpër Adriatik
; ishte urdhër i shkruar që këtij deti
t`i ngjitej nga ana perëndimore
e tij, sepse kjo lindorja
ishte me rryma dhe kundër rryma të mëdha
detare dhe anijet e pasigurta pësonin. Dhe, nëse ndonjë nga ato humbej dhe përpihej nga valët
e mëdha ; arsyetimi ishte gati , na sulmuan piratet ilir !
Por
sidoqoftë , unë e morra rrugën e njëjtë sipas hartës së hartuar sipas John Wilkes-it “ The Illyrians “ (Created by Hxseek (2008)
Sources: The Illyrians. John Wilkes. Blackwell Publishing. ISBN 0-631-19807-5
The Celts. A History. Daithi O Hogain. Boydell Press. ISBN 0-85115-923-0
Pannonia and Upper Moesia. A History of the Middle Danube Provinces of the
Roman Empire. A Mocsy, S Frere. )
Pra
nga albanët drejt e në veri tek
Dokleatet, Daorset ,Narenset dhe u ndala për pushim tek Delmatet; pastaj i
vizitova Liburnet, Ditionet, Japodet
,Histritet për t`u takuar me Karnët e harruar Ata ishin fqinj me Venetet
. Po të mëdhenj që ishim dhe e sundonim vetveten në tërë Mesdheun.
Karnët
(gr. ??????? ) ishin një fis i Alpeve
Lindore, që jetonin në male në mes të
Norikumit dhe Venetisë. Ishin fis iliro
–kelt, disi të përzier me Venetët . Sipërfaqja tokësore ku ata jetonin nuk
dihet me saktësi por Straboja i vendos nëpër male, ndërsa Ptolomeu i “jep “ dy
qytete afër brigjeve të Adriatikut . Eponime te tjera janë Carnia, Carniola and Carinthia
Sa
e varfër paraqitet historia e tyre se gjëja se ardhja e parë e Karnëve ishte në
vitin 185 paraKr.atëherë kur një ushtri prej 50 000 burrash të armatosur, si dhe gra
dhe fëmijë kishin marrë rrugën e rrafshinave dhe aty diku e ngritën qytetin Akyleja. . Tmerr, romakët pas ca kohesh i
detyruan që ata me dhunë të ngritën
përsëri në male.
Jeta
duhej të zhvillohej aty ku kushtet lejonin, në rrafshinat e pëlleshme, Karnët e
krijuan një miqësi me Histritet , Lapidet dhe Taurisket . Roma i frikohej këtij
zgjerimi të fisit ilir të Karnëve dhe me 15 Nëntor 115 pra Kr. Karnët u
nënshtruan, nga Legjionet e konsulit Marcus Aemilius Scaurus
Pse
dihet data e saktë e nënshtrimit të tyre dhe nuk dihet asgjë më herët për ta ?
Perandoria
Romake edhe pse u ngrit nga ne e mbi ne , se bashku me ne tokat tona e bëri
zhdukjen e gati çdo shkrimi mbi të parët e tyre duke u munduar që të paraqiten
krijuesit e parë të historisë.
Historia
e jonë është shumë e shumë më e lashtë por fatbardhësisht shpëtuan vetëm ne, që
sot flasim shqip e që jemi trashëgimtarët e vërtetë e të parëve tanë.
Pra
, këta ishin Karnët me një histori të zhbërë.