E diele, 22.12.2024, 08:25 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Halit Elshani: Disa kujtime lidhur me organizmin dhe zhvillimin e demostratave të vitit 1968

E premte, 16.01.2009, 08:26 PM


DISA KUJTIME LIDHUR MË ORGANIZIMIN DHE ZHVILLIMIN E DEMOSTRATAVE TË VITIT 1968

"Ati ynë qe je në qiell,jepna fuqin qe te mbajmë gojen mbyllur kur skemi gjë për të thenë.-falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajm mbi te! Frymzona në një ndjenjë të mprehet të drejtesis qe të flasim jo vetëm me pa anësi,por edhe të sillemi ashtu..." Faik Konica

Nga Halit Xhemë Elshani

Të kujtosh ngjarjet-momentet e zhvillimit të Demostratave në një distancë dyzet vjeçare është një përgjegjesi e mbamendjës kombetare.Por më gjithat le t'i kthehem pak atmosferes dhe spjegimeve: para,gjatë dhe pasi  të  ken ndodhur demostratat.Aktiviteti paraprak i organizimit;për sqarim,për dhe kundër mbajtjës se demostratave.Ka qenë mjaft përmbajtsor aktiviteti për të kuptue efektin e më vonshëm.Gjatë bisedave qe janë berë me student në Qendrën dhe në konvikte.Aktivistët u thonin studentve:
-Nuk duhët organizue demostratat sepse kanë për të na keqkuptue të tjerët,ka më pasë reagime tê ashpra në njivel Federativ.
-Dikush thonte po bie fjala me qenë të dobishme,prof.Fehmi Agani kishte thanë po,por ai nuk ishte për organizimin e demostratave !? Ky ka qenë edhe adut qe të bindën apo jo studentët që mos të dalin në demostrata !? Kjo për ne ka qenë e pa justifikueshme.Nga ana tjetër dy orë pa u mbajt-fillue demostratat profesor Agani i kishte lëshue studentët grupit të albanologjis dhe nuk kishte mbaj fare ligjirata.Shqetsimi tjetër ka pasë të bejë me at qe ka pasur profesor të njohur qe nuk na u kanë bashkangjitë nga bindja se ne po e kërkonim Enver Hoxhen përkatesisht bashkimin me Shqiperinë.
Bie fjala prof.Zef Mirdita jo qe nuk na u bashkangjit por edhe iku për Zagreb dhe nuk u këthye më ! Këtë pyetje ia kishte drejtue n’at kohë si student,tash prof.dr.Jusuf Bajraktari.Gjithashtu edhe prof.i rrespektuar Mark Krasniqi iku të nsermën për Lubljan etj.Kursimi i profesorve ka qenë prezent n'at kohë nga friga se mos të mbesim pa ta,mos të na mbyllën fakultetët etj.
Me gjithat ndodhën demostratat studentore jo vëtem këta por edhe nxanësit,puntorët u përfshin në këtë ngjarje më redësi kombetare.Ishte kjo përpjekja më masive pas luftës  Nacional Çlirimtare.Ky masovitet dhe këto kërkesa e tronditën Federatën e brisht Jugosllave.Ndodhi një vetdijesim në përmasa kombetare,e pse jo edhe nderkombetare.
Masa e madhe e tubuar para fakultetit Filologjik nuk ndegjonte fjalimët e njëpas njëshme sepse nuk kishte autoparlant.
Dy student,aktivista të mrekullueshëm:Sadik Tolaj dhe Qazim Shala e pruen një autoparlant.
-Shkëpusim disa paraqitje:
Në platon para studentve kanë folë dhe kanë qenë përkrahës të kërkesave studentore:Kam në kujtesë hala: Ismajl Bajra tash i ndjer ku nëmes tjerash thonte:”Edhe ne pajtohemi me këto kërkesa,por kjo duhët ndodhë në mënyrë institucionale të rregullt e jo në këtë formë.”
Edhe prof.Dervish Rozhaja në paraqitjën para demostruesve ka pasë pothuaj të njatin mendim.
Edhe Mahmut Bakalli ish sekretar i Komitetit Komunal të LK të Prishtinës ishte vue në përkrahje dhe kishte përgjegjësi.Në valën e demostruesve,paraqitjeve të një pas njshme,në mënyrë qe mos të eskaloj gjendja për të keq,propozoj:
-Pra Mahmut Bakalli ishte i mendimit qe dikush nga profesorët dhe studentët duhet t’u drejtohën demostruesve-studentve me kerkesë :
-qe sonte në mënyrë të çetë të shperndahën demostruesit,
-dhe nesër nëpër aktiva lëndësh-katedrave n’ora dhjetë të tubohën dhe t’i diskutojnë kërkesat e studentve.
-Vlenë të cekët se egzistonte një mendim qe të ngujohën demostruesit në lokalët e fakultetit,ngjajshëm me ata të Beogradit.Kjo tendencë për ne ishte shumë e rrezikshme ! Me kujtohet në krye të demostrantve ishin dy student të historis tash emra të njohur në shkencën e historis( F.R,H.B,.. ),i pari e kishte (e mbante) një hu më të gjatë se vetën !
- Kështu në diskutim e sipër ra mendimi qe prof.Mark Krasniqi t’u drejtohët studentve n’emër të  stafit të profesorve dhe ashtu ndodhi.
Nga ana e studentve pasi Qenan Shaipi,tash i ndjer nuk pranoj t’u drejtohët,ata ma  dhanë fjalën mue dhe ashtu veprova, apelova me të njatat kërkesa.
Në fillim studentet u hamendën..., por pas një heshtjeje filluen të shperndahën për t’u bashkue sipas premtimit për neser.Por mjerisht tradhetia dhe thika pas shpine ishte kultivuar në një vend  me shofenizmin serbo-malazez dhe ndikimin qe kishin ata!?
Pas këtyre fjalimeve,lutjeve dhe premtimeve,ndodhi një nderhyerje me telefon nga Veli Deva,kryetar i Komitetit Krahinor.
-Mahmutit i tha kush qenë folësit,ata qe ju drejtuen studentve dhe ju premtuen takim për shqyrtim të kërkesave të  demostruesve,për neser !?
-Unë ju thsh !?
-Ju përgjigj Mahmuti duke ndrrue edhe qehrën në fytyrë.
-Ska...!
-S'vlenë kurrfar premtimi sepse ato janë armiqesore dhe vetëm si të tilla duhët të vlersohën !?
Fatkeqesisht ky vlersim atëhok u bë rrealitët dhe pati edhe pasoja në vrasje,plagosje burgime dhe denime drakonike,shkarkime siq ndodhi bie fjala me Mahmut Bakallin etj.etj.
Ky vlersim na dha me kuptue më shum për kahjën e më tutjshëm të vlersimeve dhe veprimeve!?
-Unë e Malush Kadria e kemi nxjerr apo shoqerue deri në banesën e vet prof.dr. Mark Krasniqin.Tek pasi është hy në banesë e ka mbyell derën jemi kthye, me lot në sy,prap siq thuhêt jemi këthye në “bazë”.
Por, profesori qe e rrespektonim pa masë, të nesermën shkoj në Lubljanë.
-Thuhej at kohë kuluarëve me ftesë të Akademis se Shkencave të Lubljanës ka shkue !? Ketë e ka deshmue vet profesori me një shkrim qe ma ka firmos e qe kishte të bente me Monografin e shkollës ku punoja me 1996,përkatesisht pjesëmarrjën time në demostrata dhe ketë materjal ia kam dhanë shokut Selatin Novosella i cili shkruente i vetmi n’at kohë për demostrat.
Situta ndrroj!Gjith natên u spostuen organet,erëdhën përforcime dhe tanke,mjete të blinduara nga Kasarnet për rreth Kosovës,Serbia dhe Shkupi.
Edhe pse nuk kishim fjet terë natên edhe nga numri i madh i studentve në dhomën time në konvikt nr.510, nga zhurma qe ndegjohej jasht.Në mengjes u pa se nuk ishin ato premtimet e dhëna,nuk kishte takime.Vendi ku duhej , mbajtë takimin(Fakulteti filologjik) ishte rrethue me pushkomitraloza në gjendje të gatshmerisë.Po ashtu edhe para nderteses se Komitetit Krahinir,Qenan Shaipi i kishte denue demostrat n’emer të studentve krye në vehte!?
Pra para ish komitetit Krahinor ishin vendos pushkomitralozat në gjendje gatshmerie.Mahmuti duel e na tha:” kush hyn këtu duhët me i denue demostrat”!?As kush prej aktivstave student me sa me kujtohët mue nuk është hye përveq Qenan Shaipit si kryetar qe ishte dhe me apo pa dashje i kishte denue demostratat n’emer të gjithë studentve !?.
Duke parê ketë gjendje bashkë me Qazim Shalën,Sadik Tolën e disa të tjer u kemi thanë shokëve-studentve të shperndahën kah vendlidjët e tyre dhe atje të mobilizohen masat gjithpopullore,se këtu nuk ka gjë nga premtimët e dhëna nëpërmes autoparlanti mram.
Kësisojt me shumë mund arrijta pas dite në fshatin tim,në Saradran,tash Dasam.Me dulën përpara familja dhe nëna past ndjesë çante !
-Çka ke moj kunat i tha i zoti i shtepis,baci Ramë past ndjesë.Ti duhësh me qenë e lumtur qe ki kësi djali ! Unë po i lutna zotit qe të me behën edhe djemt e mij si ky,e past mixha më jetë të gjatë.
Djemët e tij u bënë-u rritën për demostratat e 1981.U burgosën dhe u marterizuen,ran deshmor me shtatë maj 1999, në luftën heroike të UÇK-ës duke mbrojt pragun e shtepis:Niman Ramë Elshani,Muharrem Ramë Elshani dhe Hasani Ramë Elshani,vet i shtati.Hasani në përleshje e sipër ua grabit pushkomitralozin,qendron trimrisht edhe gjatë masakrës duke ia pre gjymtyrët e trupit një nga njê me sharr druesh !? E ai dha jetë duke bërtit:Rroftë Kosova,Rroftë Shqiperia,lavdi UÇK-ës.Trupi i tij është gjetë pjesë pjesë dhe ndoshta kurr i teri !!!!!!!!!!
Aty kuptova shqetesimin e nënës,se kishin ardhë sa herë policët për të me kërkue.Ika për Vrellë të axha,ishte drejtor i shkollës fillore”Hysni Zajmi”.Gjurmë pas gjurme me kan zanë tue hangër darkë dhe pa një pa dy me kan arrestue dhe me kanë dergue në burgun e Pêjës.Këto janë e kaluar dyzetvjeçare qe ndoshta,apo mirë kisht qenë me i thënë-evokue dikush tjetër,por ja jemi ku jemi dhe si jemi.Me gjithat ja vlen edhe pas 40 vjetësh të shenohën këto gjera.Shkrimtari i njohur shqiptar Sylejman Krasniqi shkruen:"Të shkruash për veten është detyrë, të shkruash për gjakun e të parëve, është detyrë e shenjtë”!

KUSH E VRAU MURAT MEHMETIN NE DEMOSTRATAT E VITIT 1968

Në balle të këtij populli dhe të këmbët e këtij populli,flijimi dhe vdekja për rrealizimin e aspiratave të tij,do të na vijnë si përjetimi më i bukër e më fisnik në gjith jetën”.dhe sdo te këtë forcë qe të na ndal në rrugën tonë të ndritshëm”
Jusuf Gërvalla

A është vrasesi i tij D.D ish oficer i SUP-it të Prishtinës,apo vllai i tij menofkën”cobi”alias S.D  ish redaktor  i rubrikes se jashtme në radioPrishtina,mbetët dilemë dhe detyrë që të hetohët sepse krimi sipoas parimeve elementare juridike nderkombtare nuk vjetersohët kurr!?

Deshmori Murat Mehmeti kishte marr per detyrë qe nxanësit e shkollës teknike, ku ishte edhe vet nxanës.
 -Kishte marrë përesipër qe vet t’organizoj, t'u pri demostruesve në sheshin para teatrit popullor,tash Teatri Kombetar,para fakultetit,sepse ende nuk ishte themelue Univerziteti dhe kjo ka qenë edhe kërkesa kryesore e studentve,ku ishte caktue të mbahej mitingu-manefestimi.
Afër Gjimnazit,tash Sami Frashëri u bashkangjitën edhe  nxanësit e ketij gjimnazi,pas pak  arrijnë edhe nxanësit e normalës .Aty  hasin ne kordonin e policis dhe e thejnë barikadën e policis kah ora 17 me 27 nëndor 1968,ishte kjo thyerja e parë pas demostratave në Prizrën,Pejë ,Ferizaj .Kur arrijnë para Kuvendit Krahinor dhe qendrojnë me kërkesë qe të dal dikush para tyre dhe t’u flasë !?
Pasi nuk pati as kush guxim të dal nga zyrët përkatesisht fotelet e buta të tyre,demostruesit qe u printe Murati marshuen kah fakulteti ku mbahej demostrata kryesore.Të gjitha shkollat e mesme dhe studentet e degëve ju bashkangjiten marrshimeve madje edhe puntorët dhe qytetarët,nga katër anët defilonin nëpër qytët,rrugës kryesore.
Kur arrijnë në qeder aty u bashkangjitën edhe qytetarët.Para Teatrit Kombetar në tarrasën e argjentaris "Optika" të Simon Shirokës.
Flasin para teatrit, hyp Skender Kastrati,tani deshmor,e lexon proklamatën me të cilën ipej kushtrimi për demostratën e asaj dite,pastaj studenti i albanologjis z.Kadr Rexha mban një fjalim,i lexon nentë pikat-kerkesat qe pasqyroheshin edhe në pankrtat e demostruesve.Kadria ka pasë vesh një pallto të zezë,ketë e kam identifikue edhe në paraqitjën e kesaj demostrate nëpërmes televizionit të Prishtinês,shumë kohë mê vonê.I vetmi medium elektronik i asaj kohe!?
Për Flamur kombetar,
Për LIRI,për shkolla e jo burgje!
Për KUSHTETUT
Për REPUBLIKE,
Për UNIVERZITET
Trepça punon,Beogradi nderton etj.
Vetëvendosje deri në shkëputje”,
Rroftë Adem Demaçi, etj. 
Pra nuk kishte as një kërkesë qe bie ndesh me të drejtat qe kishin kombët tjera,qe nuk na takonte edhe neve si të gjith kombeve dhe kombesive tjera në ish jugosllavi!?
-.Para teatrit demolohët një autobus.Ka vinë turma tjeter nga fakulteti Filologjik,rrugës i rrotullojnë limuzinat e parkuara,pastaj thyhën gjamat e hotelit “bozhur”,tani Iliria.Aty pati përleshje te rrept me axhentet-specialat të veshur edhe me tesha civile.Me kujtohet ajo rrafje brutale.Disa  operativista izoluen nga masa ne trotuar dhe e rrafën mizorisht,por qendresa ishte e pa shembullt gjatë gjith asaj kohe.! Kur jemi ndal në kryqin e atëhershem qe shpie kah SUP-i.Një student i historis,Gjylldyz Isufi ka kërkue qe të shkojmë për ta nxjerr nga burgu gjëja prof.Fehmi Pushkollin, dhe jemi drejtue kah burgu i Qarkut ngjit me Sekretariatin për Punë të Brenshëm .Policia, sulmi i policis e cila kishte në dispozicion të gjith arsenalin ndeshkues,gjinit duke përfshirë edhe zajarfiksit,gaznat lotsjellës, në këtë betej të përgjakshme,Murati u tregue shumë shumë i guximshëm.Por dikush nga ballkani te katit të dytë të një banese ka shkrep dhe e ka godit për vdekje Murat Mehmetin !?Aty ka ndodhë një tollovi e madhe dhe demostruesit kanë ndrrue drejtimin.Kjo vrasje nuk është zbardhë.Thuhët se gjoja është zhvillue sa për sye e faqe procedura penale,por nuk kemi asnjë informacion të kohës dhe as sot.Varrimi dhe ndihmat qe ju kanë dhënë familjës kanë tregue dhëmbjën dhe solaritetin në konspiracion të thellë.
Mendoj se nuk ka qenë veshtirë të identifikohet me pas nga sherbimi i punëve të brendshme me konstatue kush ka banue n’at banesë.Kush e ka keqpërdor për qellime hakmarrje apo nga armiqesia,urrejtja ndaj kombit shqiptar.Zbardhja e rastit,kjo nuk ndodhi as atëherë as gjërë me ditët e sotme ,kjo duhët të ndodhë pra rasti ka mbet i pa zbuluar dhe i pa ndeshkuar.
LRSSH në mergat në vitin 1984 ka botue revistën”Republika e Kosovës” me emrin Murat Mehmeti ,në kopërtinë është foto e varrezave të herojve:Jusuf Gërvallës,Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, botuar me gjasë në Lubljan,duke e shpernda anä e kënd ka ka pasë shqiptar në trojet shqiptare e sidomos në mërgatë.Më vonë është ngrit edhe përmendorja në varrezat e Prishtinës,ku pushteti i athershëm ështê ndodhë para një akti të kryer.

Jehona e shtypit dhe medjave të vendit dhe  botnore

Gazeta zagrebase”VUS” shkruen aso kohe se demostrat ditën e parë kanë qenë paqesore,ndersa pas ardhjes se policve special nga të gjitha anët e ish Jugosllavisë,e sidomos ata të Serbis,u provokuen këto demostrata dhe siq thuhej;”Prishtina liqi na pravi tajfun...”
Agjencia telegrafike ruse TASS kishte lajmrue në bazë të agjencis jugosllave Tanjug me 28 Nëntor 1968 për demostrata dhe i kualifikon si irredentiste po siq i ka kualifikue edhe Keshilli Ekzekutiv siq thuej i Krahines se Kosovës dhe Metohis e qe ka për qellim ndrrimin e rëndit kushtetues të ish Jugosllavis,duke përmend vetëm të lënduarit.
Radjet e Hungaris deklaronin  siq e kishte kualifikue Komiteti Krahinior i LK dhe i kishte çmuar si armiqsore qe kanë për qellim prishjën e rendit kushtetues Jugosllav.Ajo lajmron për dame,dhe lëndime.
Radja Koshut(11 nëntor 1968) gjithashtu njohton se:"Qeveria e Kosovës ka lajmrue nëpërmes një kumtese  se demostruesit kanë berë kundervajtje dhe kanë shkaktue dame të konsiderueshme materjale.Ata kanê pengue rendin dhe qetesinë dhe kanë sulmue  puntorët e sigurimit publik,të cilët u detyruen tê ndermarrin duke përdor edhe mjetet e dhunës,me ç'rast janë lëndue 40 veta, në mesin e të cilëve ka edhe puntor të sigurimit dhe një i vdekur nga demostruesit".
Radja e Londrës,BBC lidhur me demostratat e Prishtinës njofton me 28 nënêtor 1968 se:"Në krahuinën e jugosllavisë,e cila kufizohët me Shqiperin ndodhën trazira,me ç'rast shumë demostrues duke defilue thyen shumë xhama,rrotulluen shumë limuzina.Ka pasë tê lenduar.Agjencia jugosllave nuk e përmend nacionalitetin e demostruesve por thekson aktiviteti i tyre ishte i orjentuar kunder federatëqs jugosllave të socializmit.Kjo radje gjithashtu potencon dy momente të rëndësishme:Krahinên Autonome të Losovës e kualifikon si  krahinë e Jugosllavis dhe e dyta është se bëhët fjalë për rrenimin e rendit kushtetues dhe kanë karakter ideologjik".
Radio Tirana,Kuksi: me rastin e 56 vjetorit të shpallës se mvetesis theksonte:"Qe të kënaqen apetitet e shteteve fqinjë duke synue apetitet e tyre për coptimin e Shqiperisê,fuqit impërialiste kanë lënë jasht kufive të atdheut tonë gjysmën e teritorit shqiptar,Kosovën dhe pjesë tjera ia kanë dhurue Serbisë,Çamrinë Greqis,Plavë e gusi,Malit të zi etj.
Nga ana tjetër Enver Hoxha ishte në përkrahje të demostratave të vitit 1968,kjo u vërtetue edhe me rastin e manefestimit të 100 vjetorit të lindjes se tij mbajt në Prishtinë.
-Në bazë të propagandês jugosllave demonstruesit kishin dalë në manefestim me flamurin kombetar të Shqiperis,rexhimi titist muajt e fundit i kishte lënë të lirë tê përdornin,këndonin këngë kombetare(qe për titistet janë supverzive)Titistet thonë se u hodheën edhe parolla:
"Rroftë Partia e Punës e Shqiperisë,
"Rroftë Republika e Shqipërisë",
"Rrnoftë Enver Hoxha"etj.
Ka mundesi qe kjo tê kish ndodhë,kur u ndezën gjakrat,por nuk përjashtohët mundësia qe midis turmave të ketë pasur edhe provakator titist,të cilit deshironin t'u jepnin ngjyra tê tjera demosrantve...është fakt se shqiptarët e kosovës nuk i përulën roberisë titiste serbomadhe,qe është njê lloj".Pra Enver Hoxha ishte pêrkrahês dhe ua kishte terhjekë verejtjën e përdorimit të forcês jo vetëm Jugosllavis por edhe Moskës.
Gazeta opozitare"Koha e jonë",botim i emigracionit politik shqiptar në Parriz elaboron mjaft mirë karakterin dhe qellimin e demostratave të zhvilluara nëpër terë qendrat,teritorin e Kosovësdhe më gjerë;
-Ajo nëmes tjerash ka rrjedhë si pasojë shkeljeve të drejtave dhe lirive të njeriut,
-mos leimi i përdorimit të flamurit kombetar,
-përmisimin e kushteve studentore
-ata nuk kanë rrezikue as ken,kanë dal me foton e Titos
-kanë ndjek shembullin e demostratave në Beograd,
-por ndryshe nga Beogradi,në Prishtinë e gjetiu është përdor forca ,
-duke plagosë dhe vra nga ballkanat,
-ata nuk kanë kërkue ndarje dhe n'at kohë kanë qenë diskutimet për një republikë të re brenda federatës jugosllave.
Lidhja e Prirenit nëpërmes kësaj gazete theksonte:
"Në lidhje me demostratat në Kosovë është lajmrue Utanti përkatesisht Kombet e Bashkuara.
Por le ti kthehem pak atmosferes dhe spjegimeve para,gjatë dhe pas se tê ndodhin demostratat.Aktiviteti për sqarim,për dhe kundër ka qenë mjaft përmbajtsor për të kuptue efektin e më vonshëm.Gjatë bisedave qe janê berê me student,aktivistet thonin:
-Nuk duhët organizue demostratat sepse kanë për tê na keqkuptue të tjerët,dikush thonte po bie fjala me qenê të dobishme,prof.Fehmi Agani kishte thanë po,por ai nuk ishte për.Ky ka qenê edhe adut qe tê bindën studentet qe mos tê dalin në demostrata!?Kjo për ne ka qenê e pa justifikueshme.Në anën tjeter ka pasë profesor qe nuk na u kanë bashkangjitë nga bindja se ne po e kërkonim Enver Hoxhen përkatesisht bashkimin me Shqiperinë.Bie fjala prof.Zef Mirdita jo qe nuk na u bashkangjit por edhe iku për Zagreb.Këtë pyetje ia kishte drejtue n’at kohë prof.dr.Jusuf Bajraktari
Me kujtohët se nuk kishte autoparlant dhe nuk ndegjoheshin paraqitjet-fjalimet;Dy student,aktivista tê mrekullueshëm:Sadik Tolaj dhe Qazim Shala e pruen një autoparlant.Shkëpusim disa paraqitje:
Në platon para studentve kanë folë dhe kanë qenê përkrahês të kerkesave studentore:Kam në kujtesë,me kujtohët Ismajl Bajra tash i ndjer ku nëmes tjerash thonte:”Edhe ne pajtohemi me kêto kërkesa,por kjo duhët ndodhë në mënyrë të rregullt e jo në këtë formë”
Edhe prof.Dervish Rozhaja në paraqitjën para demostruesve ka pasë pothuaj të njatin mendim.
Mahmut Bakalli ishte i mendimit qe dikush nga profesoret dhe studentet duhet t’u drejtohën demostruesve-studentve me kerkesë qe sonte të shperndahën dhe nesër nëpër aktiva lëndësh-amfiteatrave  n’ora dhjetë të tubohën dhe t’i diskutojnë kërkesat e studentve.Ra mendimi qe prof.Mark Krasniqi t’u drejtohët studentve n’emër të  profesorve dhe ashtu ndodhi.
Nga ana e studentve pasi Qenan Shaipi,tash i ndjer nuk pranoj t’u drejtohët,ai ma dha fjalën mue dhe ashtu veprova.Në fillim studentet u hamendën por pas një heshtje filluen të shperndahën për t’u bashkue sipas premtimit neser.
Ndodhi një nderhyerje me telefon nga Veli Deva.
Mahmutit i tha kush qenë ata qe ju drejtuen studentve dhe ju premtuen takim neser!?
Unë ju thsh!?
-Ju përgjigj Mahmuti duke ndrrue edhe mimikën në fytyrë.
-Ska kurrfar premtimi sepse ato janë armiqesore dhe vetëm si të tilla duhët të vlersohën.
Fatkeqesisht ky vlersim atëhok u bë rrealitët dhe pati edhe pasoja në vrasje,plagosje burgime dhe denime drakonike,shkarkime siq ndodhi bie fjala me Mahmut Bakallin etj.etj.
Ky vlersim na dhe me kuptue dhe unë e Malush Kadria e kemi nxjerr apo shoqerue deri në banesën e vet prof.dr. Mark Krasniqin.Tek pasi është hy në banesë jemi kthye,prap siq thuhêt në “bazë”.Por profesori qe e rrespektonim pa masê,tê nesermen shkoj në Lublanë.Thhej at kohë kuluarêve me ftesê tê Akademis se Shkencave të Lublanês ka shkue!? Ketë e ka deshmue vet profesori me një shkrim qe ma ka firmos e qe kishte të bente me Monografin e shkollës ku punoja,përkatesisht pjesëmarrjën time dhe ketë materjal ia kam dhanë z.Selatin Novosellës i cili shkruente i vetmi n’at kohë për demostrat.
Situta ndrroj.gjith natên u spostuen organet,erdhen përforcime dhe tenka nga Kasarnet dhe Shkupi.
Edhe pse nuk kishim fjet terë natên edhe nga numri i madh i studentve në dhomën time nr.510, nga zhurma qe ndegjohej jasht.Në mengjes u pa se nuk ishin ato premtimet e dhëna,nuk kishte takime.Qenan Shaipi i kishte denue demostrat n’emer tê studentve kreye nê vehte.Para ish komitetit ishin vendos pushkomitralozat në gjendje gatshmerie.Mahmuti duel e na tha:” kush hyn këtu duhët me i denue demostrat”As kush prej aktivstave student me sa me kujtohët mue nuk është hye përveq Qenan Shaipit si kryetar qe ishte dhe me apo pa dashje i kishte denue demostratat n’emer të gjithë studentve!?.
Duke parê ketë gjendje bashk me Qazim Shalën,Sadik Tolën e disa të tjer u kemi thanë studentve të shperndahën kah vendlidjët dhe atje të mobilizohen masat gjithpopullore,se këtu nuk ka gjë nga premtimët e dhëna nëpërmes autoparlanti.
Kësisojt me shumë mund arrijta pas dite në fshatin tim,në Saradran,tash Dasam.Me dulën përpara familja dhe nëna past ndjesë çante! Çka ke moj kunat i tha i zoti i shtepis,baci Ramë past ndjesë.Ti duhësh me qenë e lumtur qe ki kësi djali!Unë po i lutna zotit qe të me behën edhe djemt emij si ky.Djemët e tij u bënë-u rritën për demostratat e 1981.U burgosën dhe u marterizuen,ran deshmor me shtatë maj 1999 duke mbrojt pragun e shtepis:Niman Ramë Elshani,Muharrem Ramë Elshani dhe Hasani vet i shtati.Hasani në përleshje e sipër ua grabit pushkomitralozin,qendron trimrisht edhe gjatë masakrês duke ia pre gjymtyrët e trupit një nga njê me sharr druesh!? Trupi i tij është gjetë pjesë pjesë dhe ndoshta kurr i teri!!!!!!!!!!
Aty kuptova se kishin ardhë sa herë policët për të me kërkue.Ika për Vrellë të axha,ishte drejtor i shkollës”Hysni Zajmi”.Aty me kan zanë tue hangër darkë dhe pa një pa dy me kan arrestue dhe me kanë dergue në burgun e Pêjës.Kêto janë e kaluar dyzetvjeçare qe ndoshta,apo mirë kisht qenë me i thënë-evokue dikush tjetër,por ja jemi ku jemi dhe si jemi.Me gjithat ja vlen edhe pas 40 vjetësh të shenohën këto gjera.Lidhur me ketë ju drejtova Kadri Rexhës,njerit prej pjesmarrsit dhe lexuesit të kërkesave të demostruesve,e cila nuk ka qenë bash e lehtë.
Andaj qellimi im është qe ta bejmë një plotesim duke rikujtue historinë e dhimshme të asaj gjenerate në përgjethsi.Prandaj të shkruash për heronjët e asaj kohe e kam fjalën për të gjith ata qe murren pjesë, sakrifikuen,nuk është vetëm një nder dhe privilegjë i veçant,por është edhe obligim madje edhe krenari kombetare,për ata qe nuk u pajtuen kurr të jetojnë nënë roberi dhe nuk lejuen qe kombi shqiptar të venitët e të shuhët si çiri n'errsirë.
Fusnotë
Revista"Republika"-Lubljanë
Prof.dr.sc.Agim Zogaj felton në "Zëri"7 nënëtor 2006,faqe 21
Halit Elshani:"Çeta e Brukselit",Dukagjini 07-Pejë

Bruksel,10.11.08

***

Lidhur me ketë ju drejtova Kadri Rexhës,njerit prej pjesmarrsit dhe lexuesit të kërkesave të demostruesve, nga "Optika" të Teatri Kombetar,e cila nuk ka qenë bash e lehtë.

Përshëndetje Halit,
Lidhur me mbajtjen e Akademisë kushtuar 40-vjetorit të Demonstratave të vitit 1968 jam i njoftuar. Ftesë zyrtare nuk kam. Njëherë kam menduar të lajmërohem për pjesëmarrje por e kam lënë. Edhe ashtu nuk kam kohë. Siç e di edhe këtë muaj jam shumë i zënë. Ndoshta e dërgoj një punim të gjërë me shkrim si material për publikimin që do të botohet më vonë. (Kuptohet jo për veten time). Lidhur me punën dhe pjesëmarrjen time në Demonstratë po t’i dërgoj shënimet në vijim. Unë e di se Ti, Halit, ke qenë ndër pjesëmarrësit më aktiv në Demonstratë. Në ndonjë rast të kam parë edhe në mesin e Profesorëve të Fakultetit. E di se pas Demonstratës unë dhe Rexha kemi ndejtë deri para mëngjesi në dhomën Tënde, në katin më të lartë të shtëpisë së studentëve, më duket dhoma 510. Në dhomë vazhdimisht kanë qenë mesatarisht 20 vetë. Ndoshta edhe më shumë. Atë natë përmes transistorit i përcillshim lajmet e Tanjugut, të ATSH-së dhe lajmet botërore. Në mëngjes unë e Rexha dhe disa studentë të Istogut, pjesëmarrës në demonstratë, u nisëm për në Istog me shpresë që ta ngrisim në këmbë popullin edhe atje...Tashti kam harruar se Ti a mbete në Prishtinë apo u nise për në vendlindje.
Se a ka lexuar mbi “Optikë” Isa Kastrati a jo nuk më kujtohet. E di se aty kanë mbajtur fjalim shumë persona. Në disa fotografi të botuara më vonë në gazeta unë e kam gjetur vetëvetën. Se nuk figuron emri im në shkrimet për demonstratën e Prishtinës së vitit 1968 nuk çuditëm. Edhe ashtu nuk kam qenë nga arganizatorët kryesorë dhe ndoshta as nga ata të rrethit të dytë.
Halit, mos u habit, pasionet e sëmura sot po e shkelin arsyen dhe të vërtetën. Thonë: kajtja e prishë burrin.
 
Shëndet dhe gjithë të mirat Ty dhe Raukmanit
Me respekt, Kadriu



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora