E shtune, 21.12.2024, 08:11 AM (GMT)

Faleminderit

Taxhedin Bakija dhe Xhafer Leci: Prof. Dr. med. Salih Krasniqi, personalitet që meriton vlerërim zyrtar

E marte, 02.04.2024, 06:55 PM


PORTRET:

Prof. Dr. med. Salih Krasniqi, personalitet që meriton vlerërim zyrtar

Shoqata "Kadri Zeka" në Nürtingen, të Gjermanië, ndër vite ka përcjellur veprimtarinë profesionale dhe atdhetare të Prof.Dr. Salih Krasniqit. Kryesia e kësaj Shoqate, veç ditarit të mbajtur nga Doktori, gjatë dhe pas luftës, ka hulumtuar edhe kronikat dhe shkrimet e kohës, të botuara në mediet, nga autorë të ndryshëm, kushtuar Dr. Krasniqit, të argumentuara me dokumente orgjinale. Dhe, ka krijuar bindjen se këtë Mjek, institucionet tona shtetërore, në shenjë respekti për punën e Tij të madhe, me shumë sfida e mundime, si edhe guximin e Tij intelektual dhe qytetar, meriton të nderohet me - Medalje të Artë -.

Prof.Dr.med. Salih Krasniqi, është një kirurg i palodhshëm, para, gjatë dhe pas luftës. Ai pa-ndërprerë është vënë në shërbim të popullit tonë të shumëvuajtur, në spitalin e QKU, në Prishtinë dhe në terren gjatë luftës 1998-1999.

Prof.Dr.med. Salih Krasniqi:

1) Është nënshkrues dhe shpërndarës i Apelit të 215 intelektualëve të Kosovës;

2) Është pjesëmarrës dhe bashkë-koordinator i 7 (shtatë) Spitaleve Ushtarake, në tri luftërat në trojet Shqiptare: Kosovë, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe në Maqedoni- Likovë, nga 1998- 2001;

3) Ka bashkëpunuar me Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), respektivisht, me Enver Malokun, tashmë, i  ekzekutuar, për motive politike;

4) Ka shkruar për krimet e ndryshme, keqtrajtimet e personelit dhe mjekëve, në veçanti, të plagosurëve të luftës dhe të dyshuarëve tjerë;

5) Është autor dhe bashkautor i 10 librave.

Prof. Ass.Dr. Salih Krasniqi, kirurg i përgjithshëm – Laparoskopist.

Është lindur me 02.06.1956 në Tugjec KK (Kamenicë) Dardanë – Kosovë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Mjekësisë ka mbaruar në Prishtinë. Specializimin për kirurgji e ka mbaruar në Zagreb 1991. Studimet pasuniversitare i ka mbaruar në Zagreb 1988-1989.

Prof. Krasniqi, duke ligjëruar online, në dhjetor 2020, ka pësuar sulm në kokë.

Gjendja e Tij shëndetësore, është duke u përmirësuar ngadalë, më të keqes i ka shpëtuar… Tani është pensionuar. E gëzoftë pensionin edhe shumë vite, së bashku me familjen e Tij.

I urojmë pleqëri të rehatshme e pa brenga!

Taxhedin Bakija, kryetar

Xhafer Leci, kryetar Nderi dhe,themelues i kësaj Shoqate më 1992

Wendlingen, më 02.04.2024



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora