| E shtune, 30.03.2024, 07:56 PM |
Viti 1922/ Historia e malësorit që ishte strehuar dhe jetonte në shpellë. Takimi me amerikanen, Rose Wilder Lane dhe rrëfimi i trisht
Nga
Albert Vataj
Shumë
nga ju e kanë parë këtë foto, por pak publikues e kanë trajtuar të detajuar
historinë e kësaj fotoje dhe jetën e këtij burri me pamje të ashpër dhe jetë
sfiduese. “Malësor, me të cilin u njohëm në shpellën sipër Lumit të Shalës dhe
që na këndoi kënga për Durgut Pashën” shkruan shkrimtarja amerikane Rose Wilder
Lane, e cila vizitoi Shqipërinë e Veriut në vitin 1922.
Një
letër e sapo ardhur nga Shqipëria më sjell lajmin se ai ka prerë mjekrën, ka
varur pushkën në mur (kur u çarmatosën malësorët qeveria shqiptare bëri një
përjashtim në rastin e tij) dhe tani po drejton me sukses të konsiderueshëm,
një sharra në Mat, shkruan Rose Wilder Lane.
Rose
Wilder Lane duke udhëtuar në Veri nga Shkodra, të shtërnguar nga koha e keqe
dhe rruga e gjatë, të nxitur nga rrëfimet e atyre që kishin takuar, për njeriun
e shpellës, bashkë me ato, të cilët e shoqëronin bujtën në shpellën e komitit.
Ajo
shkruan mes të tjerash në librin e saj "Majat e Shalës": "Unë
nuk isha një njeri i pasur," filloi ai, "por siç është thënia jonë:
"Flokët më të vegjël kanë hijen e tyre". Në shtëpinë time kishte dele
dhe ishte një shtëpi me dy dhoma dhe arat na paguanin mundin. Kutia e duhanit
në brezin tim nuk ishte kurrë bosh dhe kishte bukë në tavën e pjekjes. Ishte
një djalë në djep dhe një tjetër pranë zjarrit dhe jeta ishte e qetë si Lumi
Shala në verë, deri në ardhjen e Durgat Pashës.
“Pas
kësaj erdhi tradhtia e Esad Pashës dhe, duke mos pasur as shtëpi, as dele, as
djem, as duhan, por vetëm pushkën time...
Duhet
ta ndërpresim, për ta kthyer te Durgat Pasha, dhe ai u habit që duhej më shumë
se ai emër për të kuptuar. A nuk i kishim dëgjuar kurrë këngët e Durgat Pashës?
Durgat
Pasha, i cili në vitin 1912 erdhi nga Sulltani i Turqisë për të nënshtruar
Bijtë e Shqiponjës, dogji e vrau.
“Kur
u ktheva në shtëpi nga luftimet, njerëzit e Durgat Pashës ma kishin djegur
shtëpinë, gruaja ime dhe djemtë kishin vdekur. Pikërisht atëherë i dhashë besën
vetes që të mos e varja kurrë pushkën në mur dhe të mos më prisja mjekrën
derisa të çlirohej e gjithë Shqipëria.
Pasi
na tregoi se si siguronte mbijetesën, duke plaçkitur dhe vrarë, duke bërë gjëra
që nuk e nderonin malsorin, Perolli, një nga shoqëruesit e mi i tha: “Por është
koha për të prerë mjekrën dhe për të varur pushkën në mur”, sugjeroi . Tashmë
ka një qeveri të lirë shqiptare.
“Por
jo një Shqipëri e lirë”, tha komiti. “Qeveria e harron këtë dhe ulet në këshill
me Fuqitë që na shitën në Itali dhe na dhanë te Serbia. A e keni harruar
Kosovën dhe një milion vëllezër tuaj që janë skllevër të serbëve?”