Mendime
Florim Zeqa: Guximi i Presidentes Vjosa Osmani dhe heshtja qyqare e opozitës!
E premte, 22.03.2024, 04:30 PM
Guximi i Presidentes Vjosa Osmani dhe heshtja qyqare e opozitës!
Shkruan: Florim
Zeqa
Me guximin
rugovian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar pohimin e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se
Serbia është më pranë NATO-s se Kosova. Osmani tha se kushdo që e konsideron
Serbinë afër NATO-s ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik por edhe të gjitha
viktimat e Serbisë së Millosheviqit.
Heshtja qyqare e
opozitës
Deklarata e
Presidentes: “Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të
kaluarën e saj gjenocidiale. Është një shtet i cili ka kryer gjenocid, ka kryer
krime kundër njerëzimit dhe është një shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma
fle mbi varreza masive. Kështu që më lejoni të them troç, kushdo që e
konsideron Serbinë si një shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo
shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por
njëkohësisht është duke i ofenduar viktimat e Serbisë së Millosheviqit e cila
është njëjtë sot sikurse ka qenë para disa dekadave”, e cila erdhi pas një
pas një interviste të ambasadorit amerikan në Serbi, Kristofer
Hill, gjatë një interviste për transmetuesin publik serb, ku ai deklaroi
se; “Aktualisht Serbia është më pranë aleancës ushtarake perëndimore sesa
Kosova, duke thënë se NATO-ja punon çdo ditë me ushtrinë serbe, mban trajnime
dhe ushtrime”.
Për habi, askush
nga spektri politik vendor nuk doli në përkrahje të kundërshtimeve të
Presidentes Vjosa Osmani ndaj ambasadorit amerikan në Beograd!
Kjo heshtje qyqare
e spektrit politik dhe e opozitës në veçanti e dëshmon mungesën e seriozitetit
dhe vizionit politik, e tregon nivelit e ulët të politik-bërjes dhe
servilitetin e skajshëm ndaj faktorit ndërkombëtar.
Përkrahja e
Presidentes në rastin në fjalë do të ishte përkrahje e drejtëpërdrejt e shtetit
të Kosovës në raport me politikën antishtetërore të disa zyrtarëve perëndimor,
të cilët haptas kanë dalë në mbështetje të Serbisë dhe orekseve të saj
grabitçare.
Për dallim nga
opozita kosovare, i pari dhe mbase i vetmi deri më tani që e kundërshtojë
ambasadorin Kristofer Hill, ishte kolegu i tij në Prishtinë, ambassadori
Jeffrey Hovenier, i cili tha se “dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që
bëjnë krahasime të tilla”, duke shtuar tutje se “Uashingtoni mbështet
Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO”.
Politika
shtetërore bëhet me dinjitet dhe integritet të lartë njerëzorë dhe kombëtar, e
jo me kauza të rrejshme dhe as me inate personale. Kur është në pyetje interesi
i shtetit bien posht të gjithë flamujt partiak. Shteti mbi të gjitha partitë
dhe ideologjitë.
Florim Zeqa
21.03.2024