| E enjte, 21.03.2024, 08:58 PM |
Çka po i bënë vetës populli shqiptar…?!
Nga
Gjergj Kabashi
Si
gjithnjë, profesori i njohur nga Prishtina, Murteza Osdautaj, e kishte bërë një
shkrim mjaft të mirë, duke e shfletuar veprimtarinë antikombëtare të fashizmit
islamik, në shkrimin e tij: “Disa pyetje për miqtë e mi besimtarë”, që iu botua
në Drini. Keqpërdorimi i fëmijëve për agjenda islamike , nuk është as i sotshëm
e as i ri dhe islami mbështetet pikërisht në orientimin e hershëm të edukimit
islamik, kur fëmiu nuk i ka as informatat themelore për jetën.
Islamistët
e xhamive “tona” që për 25 vite me radhë na i meremton e ndërton “Vëllau i Madh
Turk”, nuk duan që ta lejojnë edukimin dhe arsimimin me botëkuptime shkencore
nëpër shkolla, se edukimi i tillë i pengon në arritjen e qëllimeve morbide
antishqiptare.
Kjo
tregon se ata janë bërë faktorë përgjat kohës sa mungoj vëmendja shqiptare ndaj
antishqiptarizmit të tyre, të fshehur pas nevojë për ta pasur e praktikuar fenë
islame.
Fajet
i ka parasëgjithash Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe vet
Ministrja Arbërie Nagavci, që nuk sjelll vendim për ndalimin e çdo forme të
manipulimit dhe edukimit religjioz deri në moshën 18 vjeçe. Kur ajo nuk vepron,
atëhere vepron BIK-u, kjo “parti politike turke” në hapësirat ku jetojnë
shqiptarët.
Vjosa
Osmani me pjesëtar të KFOR-it të Turqisë, thotë se “Turqia është ndër shtetet
me kontributin më të madh në kuadër të KFOR-it”. Athua pse duhet të shkonte
“për iftar” tek KFOR-i turk Presidentja Vjosa Osmani, që është në krye të
shtetit laik të Republikës së Kosovës, laicitetin e të cilit qartë e përshkruan
Neni 8-të i Kushtetutës së vendit?!
E harron Presidentja se kush ka kontribuar më shumë për lirinë e Kosovës, apo?
Miku
im Afrim Musliu, një autor i respektuar i Drinit, me të drejtë bëri vërejtje se
“nga po ai iftar, e sulmon ambasadorin e aleatit tonë kryesorë (Kristofer Hill,
ambasador në Beograd) , me një gjuhë tendencioze e armiqësore e aspak
diplomatike kundër Amerikës me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe averzionit
ndaj mikut dhe aleatit tonë më të rëndësishëm, pa të cilët shteti ynë, por as
popullata e Kosovës nuk do të mund’te me u çliru e as me mbijetu si shtet e si
komb.
Në
të vërtetë, vet udhëheqësit e Kosovës përmes diletanitizmit dhe animit të tyre
politik të pakuptuar, janë duke e ndihmuar indoktrinimin e mbarë një populli në
raport me Turqinë, që, sipas tyre, qenka një shtet me kontribuite të veçant me
Kosovën.
Me
cilin kontribut?
Me
atë të ndërtimit të fabrikave në Serbi dhe xhamive në Dardani, apo?
Me
indoktrinimin e tillë infektohet mendja e mbarë një populli, duke e krijuar një
respekt iracional “vëllazëror” me Turqinë, atë shtet me të cilin shqiptarët që
duhet të kenë marrëdhënie shumë të mira, por jo marrëdhënie ku Turqia neoosmane
bënë ndërtime xhamishë pandërprerë në vend.
Indoktrinimi
i tillë nënkupton se ai fëmijë mund të bëhet i dëmshëm për vetën e vet dhe
mjedisin ku do të jetoj, të thuash gjithë jetën e tij njerëzore.
Kush
nuk e ka kuptuar ende, e në Kosovë ka ende shumë që se kanë kuptuar, Islamit i
duhet injoranca për të depërtuar me idetë e veta antinjerëzore e në rastin tonë
edhe antikombëtare.
Duke
biseduar me Murtezain i thash se fajet janë kryesisht të politikës së munguar
shtetërore-kombëtare, jo vetëm në Kosovë, kurse ai ma ktheu se ajo politikë me
partitë politike për votat elektorale i bëjnë të gjitha këto, që do të thotë se
për votat e mjera për të ardhur në pushtet, ata nuk mërziten aspak që e
shkatërrojnë-asimilojnë me Islam popullin e vet.
Turqia
me mbi 70 minoritete përmes Islamit e Gjuhës Turke , e bënë pa e pyetur askend
kombin turk, pra mu ajo Turqi që na fundosi duke na ndërtuar xhami pa na
pyetur, Serbia asimiloi, asimilon e dëbon pandërprerë duke e përdorur Islamin
për interesat e veta antishqiptare, dhe përpiqet pastaj për “botën serbe”;
Greqia nacionaliste, po ashtu, përpos Shqiptarëve “multietnik”, këtyre të
shkretëve për mend, që e kanë sosë të shkrihen për interesa të huaja
antishqiptare.
Fëmijët në xhaminë e Inxhikovës në Maqedoni , se “Femijet jane e ardhmja jone prandaj duhet te sillemi mire me to ti ofrojme e jo ti largojme.” Kështu thonë ata që i mashtrojnë fëmijët për t’i islamizuar. Tash islamizimi i fëmijëve legalisht ka nisur edhe nëpër xhamitë e Kosovës, se e kanë kuptuar se ndryshimi i mendjes dhe identiteti i tyre Musliman, mund të arrihet vetëm në fëmijëri. Prandaj, Islami, digjet për fëmijët , se fëmijërinë e tyre e konideron “resurs” për t’i bërë që të ndihen Musliman parasëgjithash.
Si
në gjithë historinë, edhe tash, “islami famëlartë” e mori bajrakun turk dhe
serb të asimilimit të Shqiptarëve.
E
Shqiptarët gjumash vetëm flejnë, përderisa “Ujku Musliman” vazhdon t’i haj,
duke menduar se janë në ëndërr.
Kjo
do të thotë se kemi ardhur në atë gjendje që shqiptarët me ndihmën e pakursyer
të “burrshtetasve të vet” dhe partive grykëse, e vazhdojnë aty ku e ka lënë
Vaso Çubriloviq për të na shkatërruar me Islam.
Dhe
na shkatërruan…!
Kjo pamje nuk është nga Kandahari i Afganistanit, por nga Kosova…, ku vërehen fëmijë të pafajshëm që ua ka ngulur sytë islami botëror, dega e “Arnautllukut”…!
Atë
nacionalizëm të pakët që e patëm, e shkatërroj Islami global, nën udhëheqjen e
Turqisë neoosmane dhe me ndihmën e pakursyer operative-agjenturore të Serbisë.
E
“ne”, coftanat e Ballkanit, vazhdojmë të citojmë fraza që i mësuam përmendësh:
“UDB-a, UDB-a…!”
“UDB-a!”,
është ai që se mbronë vetën nga asimilimi islamik , kur tashmë është shtet i
njohur ndërkombëtarisht, si dhe nga udhëheqësit e rrejshëm pseudokombëtar e
pseudoshtetëror, o të shkretë…!?
Ai
që se mbronë e forcon kulturën e vet nacionale , por i lejon të tjerët të bëjnë
pandërpre investime religjioze islamike, që qysh tash kanë nisur t’ia ndërrojnë
mendjen popullit.
Fajin duhet ta kërkojmë vetëm tek vetvetja, e jo tek tjetërkush…, ai është armiku i popullit të vet, qoftë edhe në mënyrë të pavetëdijshme!