E hene, 23.12.2024, 05:06 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Takimi i Adem Jasharit me Ibrahim Rugovën

E diele, 10.03.2024, 07:53 PM


TAKIMI I ADEM JASHARIT ME IBRAHIM RUGOVËN

Nga Gani Mehmetaj

Adem Jashari me komandantin, sikurse e quante Ibrahim Rugovën, u pa për herë të parë publikisht në një konferencë shtypi, në aeroportin e Rinasit, më 12 mars 1993. Ai vazhdimisht e quante komandant, të parin e Kosovës. Ademi me rroba civile kërkoi takim të veçantë me presidentin.

“Pasi u kthye nga Perëndimi, u takuan në katër sy, në një zyre të veçuar”, tregon Skënder Zogaj, i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Çfarë biseduan, askush nuk e di. Shumica e takimeve të Rugovës, jo vetëm me Adem Jasharin, të tilla ishin - në katër sy.

Skënder Zogaj shpjegon detaje të “historisë” së fotografisë së 12 marsit të vitit 1993, në të cilën shihen ndër të tjerash edhe dy personalitete të rëndësishëm të sakrificës së shqiptarëve për liri dhe pavarësi, presidenti Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

Skënder Zogaj: Fotografia është bërë më 12 mars 1993, në Aeroportin e Rinasit, me rastin e ardhjes në Shqipëri të dr. Ibrahim Rugovës. Në njërën nga kthinat e pritjeve, është mbajtur takimi me përfaqësuesit e medieve dhe, siç mund të shihet edhe nga fotografia, ndër të tjerë janë edhe gazetarët: Mehmet Kraja, Skënder Zogaj, Sabajdin Krasniqi, Binak Kelmendi dhe Bujar Muharremi (RTSH-ja) etj.

“Është fjala për kohën kur Adem Jashari ndodhej në Tiranë (sapo kishte kryer ushtrimet ushtarake), dhe po bëhej gati të kthehej në Kosovë...

Adem Jashari ishte figurë e veçantë, që u përgatit për luftë në kazermat shqiptare, së bashku me disa qindra ushtarë, ndër të cilët Sali Çeku dhe Zahir Pajaziti.

Gani Mehmetaj: Rugovën si e kam njohur

(Portreti i një burrështetasi), botim i Uetpress Tiranë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora