| E diele, 03.03.2024, 07:52 PM |
Arti i tekstilit në Galerinë Kombëtare të Kosovës
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Një
fije, pastaj shumë fije fibrash mund të jenë art. Gjithçka sot konvertohet në
art, por arti nuk mund të konvertohet në gjithçka. Arti më shumë ngritë pyetje,
narrativa, pastaj strehohet te dekoret dhe estetika. Tekstili si material
përpunohet në art, prodhohet si formë pastaj objekt dekorativ. Është një nga
format më të vjetra të artit në histori dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm
në objektet praktike dhe dekorative të krijuara nga dora e njeriut, qindra
mijëra vjet.
Lirisht
artin mund ta kufizojmë në tekstil brenda fibrave, veshjeve të thurura,
pëlhurën e endur ose qëndisjen. Bukuria
e arti në tekstil përfaqësohet nga ndocat e imazheve dhe figurat apo edhe
modelet abstrakte. “Ngjarja e një fijeje. Narrativa Globale në tekstil”,
ekspozitë kolektive e cila u hap dy ditë më parë në Galerinë Kombëtare të
Kosovës, kurator të së cilës janë: Susane Weib, Inka Gressel dhe Hana Halilaj.
Teksa
vështroja punimet një nga një të artistëve pjesëmarrës vëreja etnologji,
ëndrra, shumëçka që spërndritet, plot dinamizëm, dikund edhe ca heshtje fibrash
që tentojnë të thurrin shpirt, art. Po kqyrja një grimë fibrash të zbarkuara,
të thjeshta, por plot tekst dhe thekse. Ta analizosh ngjarjen e një fije, gjen
një fillim, por vet e vendos një fund të pa kryer. Artistët më shumë shprehin
kontekstet e tyre sesa ngjyrën, formën, ritmin, kompozicionin ose ndërlidhjen e
zanatit me artin.
Ky
është edicioni i tetë i kësaj ekspozita i zbarkuar në Prishtinë. Ta analizojmë
më në thellësi ekspozitën se cilat janë këto dialogje të reja në kontesktin
lokal? Qëllimi i ekspozitës ndërtohet mbi këtë pyetje hulumtuese e cila me
ndihmën e veprave, teknikave, temave, koncepteve nxjerr një rezultat dhe
konkluzion, ose ngritë pyetje dhe vazhdon rrugëtimin me pyetjet. Të paktën arti
ka shumë misione, por misioni i tij i rëndësishëm është rruga drejt shpirtit. A
e ka arritur këtë rrugë ekspozita? Janë fantomat e fantazisë së artistëve, pak nga jeta sociale,
të fusin në imazhin e koduar drejt një sublimiteti tronditës me versione
artistike të përgjithshme. Arti sot është i përgjithshëm dhe do ta vazhdoj këtë
rrugëtim.
Veprat e artistëve plot
tekstil
Artistja
Zille Homma Hamid prezantohet me veprën “Bie Nesër”, fije najloni dhe fije
mëndafshi. Ca fije të zeza të zgjatura të grumbulluara afër njëra tjetrës.
Teknika apo koncepti? Këtu më shumë shpjegohet mbas intervistës me artisten
teknika dhe të mësuarit e thurjes. A e ka këtë qëllim punimi? Apo ideja për
udhëtimin mendor drejt formës mbetet vetëm një tendencë dhe mendim? Misioni i
artit tretet brenda rrugëtimit të zanatit. “Karrige Veku”, një punë tjetër e
kësaj artisteje e krijuar me fije pambuku, gurë dhe karrige. Karriga u përdorë
si simbol i përditshëm me të cilen ballafaqohemi, funksioni i saj dihet, madje
këtu tejkalohet, transfigurohet, është energji dhe befasi e këndshme kjo vepër.
Ca fije që mbajnë disa gurë. Çfarë gurë janë? A duhet të shpejgohet edhe
simboli i gurëve dhe qëllimi? Apo gurët vetëm mbahen me këto fijë? Nuk ka
rëndësi. Vet kontakti ynë me veprën nxjerr polemika dhe debate. A pranohet
vepra?Këtë mision dikur e kishte arti, por sot arti ka tekstin pastaj veprën.
Artistja
Valbona Zherka prezantohet me tapiceri, material lesh,
me titull “Rrugëtimi”. Punëdore tradicionale, tekstil, pikturë në
tekstil, vijë, formë. Dominon ngjyra e zezë, reflektimi është nga e kaluara,
ardhmja, tashmja në kohë të cilen ajo e quan si mesë, dhe pjesa tjetër rrëfen
të ardhmen. Një thirrje për njerëz të bashkuar duke vënë theksin te rinia jonë.
Zherka imagjinatën e punimit e mbush me
tema, ngjarje, histori, rrëfime.
Güne?
Terkol nga Turqia sjellë qëndisje në pëlhurë me titull “Dëshira e kaluar nga
banda”. Janë gjithsej katërmbëdhjetë pjesë arti që ndërtojnë veprën e saj. Ajo
ka qepur tyl dhe pëlhurë, është si bazë e punimit të saj. Çfarë personazhe me
tregime janë në këto pëlhura? Vepra shkrihet me sfondin duke klithur kontekstin
e ofruar nga jeta. Duken si karaktere surrealiste, ca krahë zëvendësohen me
lugë, pjesët e trupit zëvendësohen me gjëra të ndryshme veçanërisht kokat, herë
më gërshërë, luan, kofe. Duken si bend muzikor, anfaz, në lëvizje, ca kokat i
kanë në profil. Ata bëjnë muzikë dhe mund të dëgjosh tingujt e intsrumenteve që
ekzekutojnë. Veçse ritmi muzikal nuk është në harmoni me karakteret si në
tërësi, pra e gjithë situata përshkohet nga një melodi, dhe trupi lëviz brenda
këaj mbretërie. Është vepër moderne.
Judith
Raum, prezantohet me ngjyra që kanë pigmente të larta akrilik në pambuk. “Copa
pambuku” titullohet vepra e saj. Pëlhura të lyera të pambukut të zmadhuara me
efekte interesante do thoja edhe të veçanta. Janë të përsëritura në pambuk
duken si seri. Vërejmë ca njolla të papastërta në sipërfaqe të veprës, kjo
simbolizon punën e përditshme, mbishkrimet, palosjet. Janë abstrakte të
ngarkuara me njolla ngjyrash, mes kontrastesh sidomos e zeza është dominuese. E
zezë jo e fortë, por e lehtë.
Farija
Mehmeti, shfaq pikturë në letër, pëlhurë sintetike si dhe shamitë. Ajo përmes shamive sjellë kulturën rome. Janë
shumëngjyrshe me forma të ndryshme. Shamitë e varura në mur janë edhe në
versionin e pikturës ku prezanton gruan rome duke i mbajtur ato të lidhura në
kokë. Janë me lloje të ndryshme lulesh. Vepra e saj nuk del nga origjinaliteti
dhe thellësia e kulturës.
Korridori
në ngjitje të shkallëve drejt katit të sipërm është pikëtakimi me veprat e
artistit Gani Riza, “ALBAN’$ 4EVER: Kam
një histori për të treguar”, titullohet vepra e tij. Ka sjellë në një tavolinë
teknika të ndryshme me tekstil, përfshirë tapiceri me simbole kombëtare si dhe
figura të tjera. Vërejmë ca qëndisje figurash, automatik, shqiponja, shenja të mercedesit. Ku qe qëllimi?
Gërshetimi i së shkuarës me të tashmen. Teknika si promovim i artit dhe të
mësuarit e qëndisjes si proces dhe teknikë. Apo estetika si fenomen i
mbijetesës së përhershme në vepër arti. Më shumë jeton tradita dhe të
mësuarit sesa arti si art ose si lëvizje
krejtësisht tjetër siç kishte me thënë filozofi gjerman Friedrich Nietzsche.
Silvi
Naçi prezantohet me gjashtë foto në
letër, Hahnemule Rrip, pambuk, qëndisje. “Pa titull”, titullohet vepra e saj.
Rripi është simbol dhe vepër, protagonist i fotografive të saj. Si dhe një
rripi i qëndisur. Shihet trajtimi i artit si praktikë, punëdore, dhe gjithçka
mbështete te ky rrip, mbështetës i trupit, mbajtës i rrobave. Jastëkëve të
librit të linjës, fija e kuqe tregon korrektësinë sipas autorës.Në anën e pasme
të rripit shihet një ngjashmëri me një tekst që vështirë dallohet kundrejt pjesës së përparme, kjo si hapësirë
kufitare që tregon të menduarit në një gjuhë dhe nevojës për të rikthyer një
gjuhë tjetër në mënyrë që të asimilohet. Rripi simbol i dhunës në shtëpi dhe
jashtë saj. Vepra brenda një tregimi narrativ real me ambicie për të hulumtuar
një fenomen joshës nga një çift, ku mashkulli ose femra ushtron dhunë.
Ula
von Brandenburg, ekpozoi tre punime me copëza tekstili, pëlhura të ndryshme.
“Pata fluturuese”, titullohet vepra e saj shumë ngjyrëshe. Pëlhurat e saj
lidhen me shumë pyetje dikur revulucionare, sepse ato duken si jorgan ngjyror,
por inspirimi vjen nga jorganët e hekurudhave nëntokësore që u dhanë skllevërve
si mundësi për të ikur. Tekstilin artistja e vë në pikëpyetje me trupin
shoqëror, e bashkon me shoqërin. Pra tenda ishte objekti i parë i ndërtuar nga
njerëzit, përfaqësim i autonomisë dhe pavarësisë. Mund të vërejmë edhe gjurmë
të trupit të valëvitura në këtë tekstil, kjo si simbol i veshjeve sepse veshja
është shtëpia e parë e jona. Në jorgane janë ca vija ta trashë gjeometrike me
ngjyra të ngrohta si e verdhë, përtokalli, e kuqe. Ka edhe ca kontraste si me
të zezën, ose e bardha dikund në skajë të jorganit. Prapë kujdeset për
ombrellën e artit-estetikës si plan i parë, pastaj vazhdon me konceptin ose
teksin.
Matej
Rodiqi, “Loja e dashurisë”, tapiceri materil lesh. Ca vija dhe vizatime në
tapiceri, një lojë dhe gamë poetike. Është e dizajnuar dhe rafinuar, me një
kompozicion të balancuar. Ngjyrat duken se kanë tinguj dhe paleta e artistit
është e pasur me kombinime dhe nuancime.
Janë të pastra, dominuese janë tonet rozë. E veçanta te Rodoqi është
linja në vizatim, është lozonjare, e sakt, sunduese, me një fillim të pastër,
pastaj dikund në ikje dhe prapë e baraspeshuar, ca vertikale e ca horizontale.
Christina
Jeitner, paraqet një çantë të madhe mbajtëse, të qepur së bashku me nga tre
thasë të plastikës. Këtë vepër e ka nga nëna e saj. Puna tjetër e saj janë
xhinse me tela. Ca xhinse të kompozuara, të shtrira, të prera në copëza
drejtkëndëshe. Disa copa tjera të thjeshta por të shtrira saktë në pikturë.
Uli
Fischer, mëndashf, material liri dhe letra. “Shpiti në rritje dhe “Aurorë në
indigo”, dy vepra të saja e thyejnë heshtjen dhe zhvillojnë idenë dhe
konceptin.
Elisa
van Joolen &Vincent Vulsma, prezantohen me përvetësimin e modeleve
Amerikane autoktone.
Olaf
Holzapfel, prezantoi një ide interesante. I frymëzuar nga gjethet e bimëve
chaguar që përmbajnë disa fibra të këtij materiali shumë të vlefshëm.
Barbara
Prenka, paraqet printim dixhital në pëlhurë të qepur dhe të mbushur me vatë dhe
kanavacë. “Predhat hapen me zhurmën e kohës” titullohet ky punim. Punimi tjetër
i saj titullohet “Ylli në hije tërheq gjigantët e shkretë nën hënën e
devijuar”, printim dixhital në pëlhurë të qepur dhe të mbushur me vatë dhe
kanavacë.
Heide
Hinrichs, “Gjysmëtrupi”, një video projeksion, panel prej pëlhure, kuti
kartoni, lëkurë skulpturë prej letre, pëlhurë, pupla. Duket si maketë e shtirë
në dysheme, një qarqafë i bardh, ca pupla të ngulitura në të. Është një lojë, koncept, ide, tregim ,
përjetim individual. Arti është më i zgjeruar dhe më objektiv e shoqëror.
Driton
Selmani, prezanton një seri vizatimesh
të hartës së Kosovës . Kjo vepër u punua në vitin 2012, vepra ishte konceptuar
në kohën e studimeve në Angli kur kishte kuptuar se Kosova shpesh nuk gjendej
në harta, tekste e në lista shtetesh. Skicat për “Tell me where I am from” janë
përdorur nga kolegët e tij të cilëve u kishte kërkuar të tregonin se ku gjendej
Kosova dhe si dukeshin kufijtë e saj. Ajo përfshin veprën e qëndisur në kornizë
dhe nëntë vizatime.
A
janë tekstilet art? Janë pjesë e zanatit ndërsa shija artistike është në një
përqindje jo shumë mbikaluese. Teksti dhe theksi për kryefjalët e nënteksteve
zë vendin kryesor te arti i tekstilit. Kjo ekspozitë është e nuancur me ide dhe
koncepte nga përvoja personale e artistëve. Çka përfitojmë nga punime e tyre?
Cili është rezultati? Tekstilet janë ne,
ne jemi veshja dhe materiali, të zbehet kjo vëmendje artistike.