| E shtune, 02.03.2024, 07:57 PM |
“PO MOS T’ ISHTE
NJI’KY BURR,
KURR N’ SHQIPNI
S’ U NGRIT
FLAMUR !”
SOT
FLASIN THEMELET !
Pergatiti: Fritz RADOVANI: Shkurt
2024.
99 VJET...2 MARS
1925!
Edhe SOT... “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, kerkon
“mbrojtje”...
“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim
pranë Qeverisë Italjane.
– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...
Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.
Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”
Çatin Saraçi Hotel de la Ville...”
Kjo asht
fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun prej
Shkodranit Atdhetar Dr. Gjon KAMSI, sot në Muzeun Historik Shkoder e ruejtun
nga drejtori Atdhetar, I Ndjemi Mentor QUKU. (Foto 2009).
Kujtojmë Atdhetarin Gjon KAMSI
!
Dr.GJON KAMSI
(30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)
Atdhetari Gjon KAMSI asht lé në
Shkoder me 30 Prill 1894. Asht kenë laurue në Bari të Italisë Doktor i
Shkencave Ekonomike. Gjoni trashigoi të gjitha cilsitë Atdhetare dhe kulturore
të familjes sa shekullore Kamsi, e njohun njëheri me Historinë e Gjergj
Kastriotit. Janë ato fletë të lavdishme të historisë që shndritën rrugen e Dedë
Gjo’ Lulit t’ Hotit per në Deçiq e Bratilë dhe, jo larg Asaj Qelë, ku u pat
nenshkrue “Memorandumi i Gerçës”, Ai i verteti i 23.VI.1911! E, jo ai per të
cilin po shkarravitet vitët e fundit nga “Akademia...”!
Gjon Kamsi asht nder Figurat ma
të Nderueme të Shtetit Shqiptar që në formimin e tij me 1912.
Tek Emni i nderuem i Gjon
KAMSIT gjejmë Atdhetarin e flaktë, Shqiptarin e paster, Burrin Trim, Shkodranin
e pashoq, Fetarin e pervujtë dhe besnikun e pashoq, Ekonomistin e përgatitun,
Etnografin e persosun, publiçistin e zjarrtë, familjarin model të Shkodres heroike
e mbi të gjitha këto veti:
Guximtarin Trim e t’ pathyeshem
deri në Vetflijim per Atdheun, Shkodren e Mikun e vet të shtrenjtë Luigj
Gurakuqi!
?Kush ishte Burri i heshtun atdhetar Dr. Gjon KAMSI ?
!
Gjon KAMSI ishte Ai Burrë i
njoftun Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të
asaj Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së Lavdishme të
daltuem me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak
gjatë gjithë shekullit të XX.
Pikrisht, aty ku rrezet e para
të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës, brij atij zalli historik të lumit
pergjakun Kir.
Oh, sa kujtime ruejn Shkodranët
per Ata Kryqa nen ata Çinar?
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon
KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokë... Ishe vetem Ti o Gjon
KAMSI, që i the diktatorit tiran e barbar në Tiranën e kuqe: “Këtu, mos prek!”
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon
KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se: Kostumet
Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, dhe as sot nuk do
të njihshim bukurinë e Motres Tone, se kujt i perket veshja e Saj e
mrekullueshme në vepren e piktorit madh Kolë Idromeno!
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon
KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si do të vishen ato vlera të
pakrahasueshme kombtare e, të vjetra, sa vetë Rrozafa heroike e Teutës!
E po, mos t’ ishe Ti o Gjon
KAMSI... Kush do t’a thonte të vertetën: ”Akademikët tanë” të tiranit t’asaj
Tiranës së kuqe?!
E po, mos t’ ishe Ti o
Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit
XX, të Luigj Gurakuqit, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo
“maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos, Rankoviqit e
t’ Stalinit apo Maos...
E po, mos t’ishe Ti o Shkodrani
i ynë Gjon KAMSI, me na e sjellë këmishen e Luigjit të lame me Gjakun e Tij dhe,
dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut... Si do të
shkruhej sot Historia e vertetë e vrasjes pabesë së Luigj Gurakuqit, o
Atdhetari ynë i madh Gjon KAMSI ?!..
Ti, e vetem Ti, na e solle të
vertetën o, i Pavdekshmi Gjon KAMSI i Shkodres sonë!
Ah Shkoder, ah Shkoder locja
ynë, a e di se:
“Pa Ty, nuk ka me pasë ma as
SHQIPNI..?!”
Shenim: Materiali u pergatit
nga Fritz Radovani.
Melbourne, 29 Shkurt 2024.