Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Drançolli: Gëzuar 2 Marsin, 580-vjetori i Lidhjes së Lezhës (1444)!

| E shtune, 02.03.2024, 07:09 PM |


Me krijimin e Kuvendit apo Lidhjes së Lezhës më 2 mars 1444, u hodh hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në rrugën e bashkimit kundër pushtuesve të huaj. Lidhja ishte vepër dhe meritë jo vetëm e Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe e forcave të drejtuara prej tij, por edhe e princërve të tjerë arbër, të cilët morën përsipër krijimin e Kuvendit të princërve arbër në Lezhë (Alessio mesjetare), më 2 mars 1444. Si i tillë do të mbetet gjithmonë një model i fuqishëm për kuvendet e tjera gjithandej Shqipërisë, si Kuvendi i Dukagjinit, Kuçit, Arbrit, Prizrenit, Pejës, Verrat e Llukës, Drenicës dhe ndonjë kuvend tjetër, i cili e ruajti motivin themelor të Kuvendit të Lezhës, lufta çlirimtare dhe ndërtimi i shtetit të njësuar!

Harta: Venezia, Istituto per gli Studi Adriatici!