| E marte, 27.02.2024, 07:36 PM |
Jahja Drançolli:
Në
ditën e sotme, më 27 shkurt 272 në Naissus (Nishi i sotëm) të Dardanisë, lindi
Kostandini i Madh, një nga perandorët më të shquar të lashtësisë!
Dihet
dhe vërtetohet shkencërisht se Dardania dhe Dardanët nuk arritën të arrijnë
apogjeun kulturor, sepse forcat e tyre më të mira u përdorën për të mbrojtur
atdheun nga armiqtë e shumtë, fillimisht nga të ashtuquajturit trako-kimerët, e
më vonë nga keltët. Duke u futur përfundimisht nën Perandorinë Romake, forcat e
tyre ishin plotësisht të heshtura, por në shek. III - VII, gjatë periudhës së
krizës dhe rënies së Perandorisë Romake, Dardania dhe popullsia e saj u gjendën
sërish në fokusin e ngjarjeve historike, kulturore dhe fetare. Kolosi nga
Ballkani Qendror, Kostandini i Madh me gjak dhe origjinë dardane, ashtu siç
përmbushi të gjitha aspiratat e të parëve të tij të largët, dardanëve: e ngriti
atdheun e tij në masën më të madhe të mundshme, duke banuar në Romën e Re -
Konstandinopojë, e cila është ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën ku
dikur sundohej nga paraardhësi i tij i largët Dardani!