Mendime
Eshref Ymeri: Përshëndetje me admirim të veçantë për katër profesorë
E diele, 25.02.2024, 08:53 PM
Përshëndetje me admirim të veçantë për katër profesorë
Nga
Eshref Ymeri
Në
numrin 709 të gazetës së përjavshme “Nacional” (24 shkurt - 02 mars 2024) ishin
botuar tri analiza shkencore, me autorë shkencëtarët e shquar Prof. Elena
Kocaqi, Prof. Agron Dalipaj, Prof. Sazan Guri, si edhe intervista e Prof.
Albert Nikolla, me temë kryesore lashtësinë e gjuhës shqipe.
Si
nxitje për tri analizat dhe intervistën, ka shërbyer, së pari, botimi në
numrin e fundit të revistës amerikane“Science”, një revistë kjo me
autoritet të lartë shkencor në mbarë botën, në të cilën theksohet se gjuha shqipe është ndër tri gjuhët që kanë rrjedhur
nga protoindoeuropianishtja, dhe, së dyti, përfundimi që ka nxjerrë
Universiteti i Leipzigut, ku nënvizohet posaçërisht se shqipja është gjuha e
gjallë më e vjetër e folur deri më sot dhe e para e shkëputur prej qendrës së
gjuhëve indoevropiane.
Katër
profesorët e nderuar, në mbështetje të shumë studiuesve të huaj, mbrojnë me
dinjitet të lartë shkencor lashtësinë e gjuhës shqipe.
Prof.
Elena Kocaqi, intelektualja e shquar, me brumosje të shkëlqyer atdhetarie, kërkon
debat shkencor dhe përballje publike me autorët e peticionit kundër gjuhës
shqipe.
Profesori
Agron Dalipaj shpreh dëshpërimin e vet që asnjë akademik i ngrehinës akademike
të Tiranës, nuk e ka përshëndetur artikullin e revistës “Science” dhe as
nuk e ka falënderuar Universitetin e Leipzigut.
S’ka
asgjë për t’u habitur, sepse në atë akademi ka jo pak përkrahës të politikës
antikombëtare të qeverisë Rama. Ajo akademi ka në krye një komunist të regjur,
si Skënder Gjinushi, i cili, me paditurinë e vet në fushën e gjuhësisë, të
kujton atë fjalën e urtë të trevave të Labërisë “la dhitë dhe u bë zabit”.
E
ashtuquajtura Akademi e Shkencave, në të vërtetë, është Akademi Politike, sepse ajo ndjek gjurmët e
politikës tradhtare të kastës sunduese neokomuniste të Ramës, pasardhësit të
kryediktatorit Enver Hoxha, kryeargatit të Beogradit.
Të
deklarosh se shqipja ka një moshë rreth 1500-vjeçare dhe se ajo na qenka krijuar
pas ardhjes së sllavëve në Gadishullin e Ilirisë, do të thotë që shqiptarët nuk
na qenkan popull rrënjës në trojet e veta etnike, do të thotë t’i bësh
shërbimin më të madh serbosllavizmit, armikut të tërbuar të kombit shqiptar.
Me
këtë rast, dëshiroj t’i përshëndes përzemërsisht katër profesorët që përmenda
në fillim dhe t’ju uroj shëndet, mbarësi, jetë të gjatë dhe suksese në
veprimtarinë e tyre të çmuar shkencore, me vlera të jashtëzakonshme kombëtare.