Kulturë
Rrahman Rrahmani: 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Engelholm, Suedi
E enjte, 22.02.2024, 07:58 PM
RRJEDHËN E SHËNIMIT TË 16-VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS E ZBUKURUAN VALLTARËT E SHKSH SHËN NËNË TEREZA NË ENGELHOLM - SUEDI
Nga
Rrahman Rrahmani
Me
intonimin e himnit Kombëtar dhe Dardan u shënua fillimi i kësaj mbrëmje
festive.
Në
Engelholm- Suedi, Shoqata Kulturore Shqiptare Shën ”Nënë Tereza”, në një
atmosferë të mrekullushme e mbushur nga një kënaqësi e veçantë shpirtërore, ku
edhe mbizotëroi një hare e natyrshme,
anëpëranë, të një salle të mbushur me qindra bashkatdhetarë, të cilët kishin
ardhur për të festuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë mbrëmje festive u mblodhën shumë
bashkatdhetarë tanë të cilët kishin ardhur nga qytete të ndryshme të Suedisë.
Rrjedhën e këtij shënimi festiv e zbukuruanë valltarët e SHKSH SHën ”Nënë
Tereza”, në Engelholm, të cilët si çdo herë më par edhe sante treguan
përkushtimin e madh, për të mbajtur të
gjalla vlerat e tërësishme kulturore e kombëtare shqiptare, si në poezi,
muzikë, poashtu edhe veshje e kostume të trevave shqiptare. Vallet e shfaqura
nga valltarët e SHKSH SHën ”Nënë Tereza, qenë mbresëlënëse dhe shumë të
çmuara edhe për faktin se nga të
pranishmit u mirëpritën me duartrokitje të pandërprera.
Programin
e kësaj mbrëmje festive, në gjuhen shqipe e shpalli të hapur Besam Istrefi,
ndërsa në gjuhen suedeze, Edona Smajli, të cilat fillimisht përshëndetën të
pranishmit, në këtë mbrëmje festive, duke ju uruar edhe diten e pavarësisë së
Kosovës.
Para
se të filloj programi kulturo -
artistik, moderatorët e kësaj mbrëmje festive, ftuan për një fjalë rasti,
kryetarin, e ShKSh Shën,”Nënë Tereza”, z. Rrahman Rrahmani, i cili u drejtua me
këtofjalë.
Të
nderuar të pranishëm, zonja dhe zotërinjë, fëmijë të dashur mirëmbrëma dhe mirë
se keni ardhur në këtë mbrëmje festive, kushtuar 16 - vjetorit të
pavarësisë së Kosovës.
Fillimisht
më lejoni që në emër tim personal si dhe
në emër të Kryesisë së Shoqatës Kulturore Shqiptare Shën ”Nënë Tereza” në Ängelholm,
në përbërje: Rrahman Rrahmani, kryetar, Ali Zejnullahu, sekretar, Ferki Hiseni,
arkëtar, Ahmet Ahmeti, Abedin Bahtiri, Arben Hasani dhe Besam Istrefi, anëtar
të kryesisë, të u’a urojë 16 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, me
urimet më të ngrohta dhe vëllazërore. Ndërsa një përshëndetje e veçantë ishte
për valltarët e ShKSh ”Shën Nënë Tereza”, të cilët pritshin me padurim, për të
prezentuar në këtë program festiv, me vallën e ”Pavarësisë”, vallen e
”Rugovës”, vallen e ”Shotës” dhe disa valle tjera tradicionale shqiptare.
Përshëndetje,
dhe mirëseardhje në këtë mbrëmje festive për veprimtarin e dalluar të qështjes
kombëtare z. Hysen Ibrahimin, ish kryetarin e ShShASh ”Papa Klementi XI Albani”
në Suedi. Pra ishte një punë dhe angazhim i pandërprer i kësaj shoqate e cila
gjatë këtyre 12-viteve arriti ti boton 13-të, Thesar Kombëtar të Mërgatës
Shqiptare në Suedi. Pastaj një Biblografi dhe një Jubileum, me gjithsej
15-libra, të cilat u promovuan në Kosovë, Shqpëri, Maqedonin Veriore, Malë të Zi
dhe në Suedi. Ndërsa të pranishmit në këtë mbrëmje festive, me një duartrokitje
të gjatë përshëndetën punën e shoqatës në fjalë, të udhëhequr nga z. Ibrahimi.
I pranishëm në këtë mbrëmje festive ishte edhe Nuhi Gashi, njeriu i cili tërë
jetën ja kushtoj arsimit, e i cili kishte ardhur nga Kosova enkas për përurimin
e një libri të tij si Autor i një Monografie për shkollën shqipe në Engelholm
të Suedis, i titulluar ”Guri i rëndë peshon në vend të vët”. Prandaj ky libër
i’u është dedikuar të gjithë mësueseve e mësuesve shqiptarë/e si Xhevat Isufi e
të tjetëve në Engelholm e qytete tjera në Suedi e kudo në diasporë.
Zonja
dhe zotërinjë,
17
shkurti i vitit 2008 është akti më
madhor dhe një datë historike për popullin shqiptar kudo që gjindet, kur
Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran. Në këtë ditë, me respekt të veçantë
kujtojmë breza të tërë qe u sakrifikuan për këtë ditë dhe dhanë pa kursyer
jetën per lirinë e Republikës së Kosovës. Prandaj, në këtë ditë dhe në
përvjetorët e pambarim të pavarësisë, falenderimi dhe përulja është për
dëshmorët, për të gjithë veprimtarët e të gjithë brezave të Lëvizjes Kombëtare
dhe popullin që rezistoi për shekuj me radhë kundër robërisë.Ne duhet të jemi
krenar, që sot kur festojm gjashtumbdhjetë vjetorin e pavarësisë së Republikës
së Kosovës, ta kujtojm ideatorin e kësaj pavarësie dr.Ibrahim Rugova, Presidentin e parë historik të Republikës së
Kosovës. Ishim me fat që kishim prijësin e liderin, Dr.Ibrahim Rugova që i dha
vizion projektit tonë për liri e pavarësi, duke bashkuar shqiptarët në luftën e
tyre për procesin e lirisë. Ai arriti të krijojë mirëkuptimin e gjithë botës
demokratike dhe të miqve tanë e në veqanti të SHBA-së. Ai ndërtoi themelet e
shtetit tonë mbi parimet Liri, Pavarësi, Demokraci dhe ishte i palëkundshëm në
parimet e tija.
Ne
këtë ditëlindje të shtetit tonë i jemi
shumë mirënjohës komandantit legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës
Adem Jashari, familjes së tij, familjeve të dëshmorëve të lirisë, familjeve të
të zhdukurve, fëmijëve bonjak, nënave, dhe baballarëve të atdhetarëve dhe
heronjve tanë gjithëkombëtar, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën dhe kontribuan
për këtë që sot ne po e gëzojmë.
Të
nderuar të pranishëm, ne falendrojmë popullin Suedez për ndihmën që e dhënë si
para lufte, edhe gjatë luftes, por edhe
pas luftes. Populli Suedez tani është mik i popullit shqiptarë, të cilin e
falenderojmë nga zemra.
Zoti
e bekoft Kosovën dhe Pavarësinë e saj,
Zoti
e bekoft popullin Shqiptarë kudo që ndodhet ai.
Zoti
i bekoft SHBA-të, BE-në, popullin suedez
dhe miqtë tanë kudo që ndodhen.
Rrahman Rrahmani
Engelholm, Suedi -17 shkurt 2024