Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Kok Derr
E merkure, 21.02.2024, 07:56 PM
Kok Derr
Nga
Edison Ypi
Emri
Agron fillon me "Ag", pra me "Agim. Rrokjes së dytë dhe të
fundit të këtij emri, pra rrokjes "ron", po t'i shtosh një
"r", bëhet "rron". Pastaj, po t'i bashkosh të dyja rrokjet
"Ag" dhe "rron", bëhet e qartë se fjala është për një gjeni
apo një profet, që rron gjithë kohës në "Ag" ose në "Agim",
në pritje të diçkaje të madhnueshme, që për bartësin e këtij emri të jashtëzakonshëm
mund të jetë, ta zemë, marrja e Çmimit Nobel, ose të paktën shpallja Hero
Kombëtar, që, si i tillë, meriton një shtatore ku ka qënë ajo e Diktatorit që u
hoq zvarrë. Por më pranë Qiellit. Dy herë më e lartë. Jo prej bronxi. Prej
floriri. Pastaj, po të kesh parasysh se mbreti i Ilirëve është quajtur
"Agron", s'mbetet fije dyshimi se çdo "Agron" është
"Mbret".
Çfarë
Fati të jesh Mbret vetëm pse quhesh "Agron". Njësoj si të ndjehesh i
lumtur pse të ka rënë llotaria e Ukrainës ose Palestinës, ose të kesh lindur me
këmishë lini nga ajo e Kombinatit Stalin.
Un'
jam shpikës sepse quhem Edison.
Një
tjetër është komunist sepse quhet Ylli, Çlirim, Fatos, Spartak.
Një
i tretë quhet Kongres ose Plenum ose Parakalim, sepse ka qënë spiun.
Një
të katërt, apo të pestë, apo të gjashtë, e thërrisnin Turbinë (hidrocentrali),
Galeri (bakri ose kromi), Fitore, Asamble, Delegate, Rreshtore, sepse ishte
bushtër.
E
kështu me rradhë, emri e dëshmon karakterin. Veçanërisht kur je Mbret.
Mbiemri
edhe më tepër.
Sidomos
kur emri Agron pasohet nga mbiemri Dalipaj.
Sepse
"Dal", pra "iki", bëj tutje.
"ip",
ose hipi diku. Pse jo në një fron mbretëror, në fronin e, ta zemë, MEF-it
(Mbretit të Etimologjisë Folklorike).
Mirpo
Mbreti pa kurorë s'është Mbret, është halabak, është spurdhjak.
Ja
dhe kurora në fund,
"Aj"
- nga Anglishtja, të cilën Mbreti në fjalë e bën zap më mirë se bujku
parmëndën, do të thotë "unë". Pra "unë" Agroni jam Mbreti,
etj. etj. dhe s'po zgjatemi se me Mbret e parmëndë u bë baltë.
Pa
ta shohim mbiemrin Dalipi nga një kënd tjetër:
"Da"
- nga italishtja të thotë "nga", ose duke i shtuar dhe zgjatur pak me
"l", bëhet "Dal", pra "iki diku". Se
"ku" do me dal Dalipi na e qartëson rrokja pasardhëse "Lip"
ose "lyp", çka qartëson se fjala është për një endacak që ka dal me
lyp, pra po kërkon lëmoshë. Por sa kohë fjala është se vërtet ka dalë dhe po
lyp, ama për një qëllim të lartë si zbërthimi i Gjuhës deri në rrënjë, deri në
palcë, deri në qelizë, deri në tmerr, deri në llaftar, është plotësisht i
justifikuar për çka po bën,
Sa
prekëse me dal me lyp për një qëllim kaq të lartë. Çfarë modestie sipërore.
Çmimin Nobel e ka pak. Para një realiteti kaq sublim, nëse ke lot dhe nuk i
urdhëron të rrjedhin por i ruan për një tjetër oportunitet, je një shtazë që
njeri s'bëhesh dot.
Kadaifi
në fund: "Aj", që siç e thamë rrjedh nga gjuha e Bajronit, është
"unë". Dhe i gjithë mbiemri Dalipi del "dal lyp unë".
Fjala
pra është për një Mbret që del e lyp.
Jo
një Mbret dosido, por një Mbret mbi Mbret, një Leonardo i Etimologjisë, një
Mbret që del e lyp. Ekstazë intelektuale, qytetare, patriotike, kombëtare erudicionare. Si mundet me qen një kreaturë
njerëzore më e lartë e më e përunjur se një Mbret që lyp ?!
Dijetarët
e Mesjetës, mes tyre edhe më i madhi sojesh, Da Vinci, të shkruarën e
hapur, atë që e lexonin të gjithë, e quanin
të padenjë, banale, popolare. Prandaj shkruanin me kod, prandaj tekstet i
encryptonin. Plot libra dhe studime të tyre ende nuk janë zbërthyer. Lum brezat
e ardhshëm çdo u shohin sytë. Teoria e Relativitetit, Bomba Atomike, Interneti,
Inteligjenca Artificiale, ndodhen në ato libra të para qindra vitesh zverdhur
nga koha. Lum dhe ne shqiptarët sa me Fat jemi që kemi në mes tënë kollosa si
Mbret Lypsari.
Ose
tjetër shembull:
Mund
të jesh ambientalist i nderuar e i respektuar me emrin, ta zemë, Sazan. Që ka
lidhje me Sazen, domethënë me ahengun, me qefin, këngën, vallen, mishin,
pilafin, rakinë por më tepër me ishullin.
Mbiemrin
Guri. Që po ta bashkosh këtë mbiemër, si me emrin Sazan po ashtu dhe me emrin
Saze, në një përshtatje shqipëruese del Kok Derr.
Të
kesh e të mbash për tërë jetën mbi kurriz këtë emër plot kontrast që ngërthen
dy antipode kaq të largëta, lypset një guxim intelektual dhe qytetar për ta
pasur zili.
Ka
shembuj të tjerë sa të duash. Veç të jetë dimër, të jeni nja katër a pesë të
ngjajshëm me Kok Derrin, të vendoseni këmbëkryq rrotull një mangalli me prush,
dhe qëro e ha një thes me gështenja të pjekura dit' e nat' njq një vit rrjesht,
derisa syt ju plaçin dhe trut ju dalçin.
Dikush
apo disa mund të mos i besojnë Etimologjisë Falklorike. Edhe ndodh, nga
moskuptimi, padituria, pandjeshmëria. Po ç'faj ka Don Kishoti se ca kok derrave
katallanët u duken mullinj ere.