Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj:Elegji për Mimozën në 14 Shkurt

| E diele, 18.02.2024, 05:19 PM |


Albert Habazaj te shtëpia në Tërbaç. O ju male me dëborë...

ELEGJI PËR MIMOZËN NË 14 SHKURT

Nga Albert HABAZAJ

Në zemër të qytetit me dy dete

Një mimozë çel çdo 14 shkurt,

Erën e mirë s’e mban për vete

Të dashuruarve mbi supe ua shkund…

Aroma të këndshme lëshon, të ëmbla

E blerta gjethehollë për çiftet aty,

Si gurrë e dehur mrekulluar në ëndrra

Me buzëqeshje floriri ua bën me sy.

Por … sot, në mesditë u trishtova keq

Kur pashë një kope me frymorë vulgarë,

Tri mesogra me burrat a kushedi ç’dreq,

Iu turrën, ia shqyen degat si barbarë.

Zemëruar, u bërtita me sa zë pata në kokë

Ma shëmtuan të bukurën, oh, sa më dhëmbi!

Ma prishën ditën, më të romantiken në botë.

M’u duk se nën vete më zuri një anë shkëmbi…

Skelë, Vlorë, e mërkurë, 14 shkurt 2024