| E diele, 18.02.2024, 07:54 PM |
Nga Fritz RADOVANI
O GOMAR,
PRIT BRE,
SA T’
DALIN BARI !
“PRIT
BRE, PSE NGUTESH? BARI NUK DEL N’ SHKURT! MOS U NGUT!..”
Fatkeqsisht
edhe makinat e aeroplanët e shumtë që vijn’e shkojnë në Tiranë nuk bajnë asgja
tjeter ”vetem shkelin barin”, e ju mbetni keq ”pa bar”!
Pak
kush t’a din hallin ty o Gomar! Ata që merreshin me Ty,shumica vdiqën e ata që
kanë mbetë, tashti nuk hanë ma barin e thatë, që i kemi thanë sanë!
Sanen
e perdorin vetem nder male ose atje ku nuk shkohet me veturë.
Besoj
më kupton mirë? Nuk janë aq pak ata që ju asht sigurue ushqimi i freskët,
ndersa ata që nuk menduene ma gjatë, prap do t’hanë sanë… Besoj, ju kujtohet
mirë kur thonte populli: “Ate e di partia!”, e vazhdonte kullosen.
Ndersa,
sot ate e di Qeverria e mrekullueshme që ishte pardje në Tiranë! Ajo edhe pse
ka pikpamje komuniste, nuk të len me ngordhë, të siguron të pakten sanen,
ndersa barin e njomë ta siguron andej kah vjeshta, kur të jenë ba edhe
votimet... E ke harrue “jeten e lumtur”, prandej duhet me ua kujtue disa prej
miqve që kanë mendue per ju që në vitin 1945 në Jalta!
O
Gomar, prit se bari del kur i vjen koha dhe jo kur don ti! Ba me dalë bari kur
do ti, atëherë sanen duhet me e hanger “ata që kanë tha barin me vetura dhe
aeroplana, tue ardhë e shkue në Tiranë, me ju mbushë mendjen se “mos e harroni
sa t’ jeni gjallë këte Qeverri që keni sot, se sa t’jeni në këte tokë, shoqja e
saj nuk ju vjen ma!” Edhe me e dashtë, ku keni me gjetë ju?
Populli
thotë: “Prit Gomar, sa të dalin bari!”, vetem këte mos e harroni!
Melbourne, 17 Shkurt
2024.