| E enjte, 15.02.2024, 07:58 PM |
PLAÇKITJA E POPULLIT
ME MASA QEVERITARE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Erdhi
Koronavirusi (2021) me maska të ashpëra Qeveritare, dhe dënime: mos dilni në
rrugë pa maska, dy metra larg rrini edhe me Gruan besnike! Dhe, mbuloni gratë
me ferexha të zeza! Aqsa, të mos ju shihen edhe sytë. Edhe, mos dini, kush fshihet
pas atyre grave, grua: apo burrë?! Patjetër, dy metra larg edhe Miken besnike.
Aqmëpak, në tubimet publike manifistimeve kulturore - artistike! Shkollave, dhe
Universiteteve të themeluara edhe me gjak. Festave, dilni, dhe këndoni këngë e
valle në verandë! Edhe, ku ta di Unë:
ndoshta, në stilin e “vëllzërim-bashkimit”, apo Shqipëri Etnike?! Shqirruni,
edhe me këngë e çifteli! Dajre, cingana e lodra! Sot, brenda katër mureve,
Shtëpi publike, ku: shkërdhehet Gruaja besnike në shtetin e “përbashkët Neokomunist”,
dhe: është fshehur “Liria” nën ferexhe, me duartrokitjet e partive politike?!
Papritmas,
erdhi edhe Pandemia politike me vaksinat (2022): ruse, kineze dhe amerikane.
Nëse, nuk ke marrë vaksinë, jo që nuk mund ta kalosh kufirin politik, por nuk
mund të hysh as në tavernë. Rreptësisht, ndalohet hyrja në taverna dhe
restorante! Tavolinë ke, vetëm te “Parku i Grave”, përkarshi Kuvendit të
Maqedonisë Veriut.
Padashtas,
Sot lindi edhe Koronavirusi Ri (2024) Neokomunsit në Maqedoninë e Veriut me
masa Qeveritare: pa NMK nuk mund ta kalosh kufirin politik me makinë.
Pasaportë, patent shoferi, ose kartë indefikimi. “Liria” i hipi në shpinë
popullit me plaçkitje dhe masa qeveritare. E rrasi, përsëri në burg. Edhe, atë:
me tre shkronja NMK. “Fitore” e partive politike të “vëllazëfim-bashkimit”.
Karta të indefikimit, pasaporta, patent shoferi dhe lejet e qarkullimit të
makinave.
Populli,
Sot: shpërblehet me dënime, plaçkitje dhe burg shtëpiak, brenda shtetit të
“përbashkët”. Votave të veta demokratike gjatë zjedhjeve lokale dhe
parlamentare.
Dëshmi
administrative. Dhe, “Liri”. Që, Nesër,
të dalë nga Qorrsokaku...