| E marte, 13.02.2024, 07:56 PM |
Murtez Neziraj
Si
e pashe luften
Ditar dhe kujtime
7 mars-10 prill 1999
Prishtine 2023
Nga
Bardhyl Selimi
Gati
25 vjet pasi perfundoi lufta Clirimtare ne Kosove,
zoti Murtez Neziraj sjell kujtimet e tij, bazuar ne ditarin e mbajtur gjate
atyre tre muajve (mars-qershor) 1999. Ish mesuesi dhe eprori ushtarak ne rezerve
ne kohen e ish Jugosllavise, ka pershkruar me hollesi ne kete vellim te pare
(nga kater gjithsej qe parashikon te nxjerre) jo vetem perjetimet vetiake,
emocionet, ndihmesen e tij ne kete lufte por edhe atmosferen e luftetareve per
liri, menyren e organizimit te tyre ne kushtet e atehershme ne zonat e lira,
karakteret, drejtuesit dhe vartesit, marredheniet midis tyre, heroizmin ne
beteja, por edhe natyren e bukur te Kosoves, shpirtin litidashes te popullit te
saj.
Padyshim
libri, ndonese voluminoz, ka terhequr dhe terheq shume lexues ne radhe te pare
ata pjesetare te UCK dhe familjet e tyre qe
paraqiten aty, por edhe me gjere, pasi situatat kane qene te ngjashme kudo ku
ka vepruar UCK.
Ndonese
libri eshte botuar kah fundi I 2023, lexuesi nuk ve re ndonje fryme partiake ne
te. Autori, simpatizant dhe aktivist I LDK dhe i levizjes se saj paqesore, e ka
kuptuar qe liria kerkon sakrifica ne nje lufte te armatosur dhemb per dhemb me
armikun shekullor.
Personalisht
jam mrekulluar duke lexuar edhe per mikun tim te ndjere pak kohe me pare, zotin
Izet Krivanjeva, ish epror i UCK, me te cilin autori
njihet dhe ka bashkepunuar edhe ne lufte. Ne bisedat e gjata qe kam bere me
Izetin ai me ka treguar per shumeCka por jo per luften e
vet, aq modest ka qene. Nga ana tjeter, ai eshte kujdesur per varrezat e deshmoreve,
per familjet e tyre tere keto 24 vjet! Me tregonte per kohen kur sherbente ne
formacionet rezerviste te ish Jugosllavise dhe per njohurite qe kish fituar atehere
dhe qe fatmiresisht i ka zbatuar, sikurse shkruan autori, gjate luftes se
fundit.
Libri
flet per nivelin intektual te lakmueshem te zotit Murtez qe gjithesesi tregohet
modest deri ne fund. Gjuha eshte e paster dhe e rrjedhshme. Paraqitja e librit eshte
e denje. Ka gabime shtypshkrimi si bashkime fjalesh qe mund te shmangeshin, ka
fjale te huaja (turqizma) qe padyshim kane hyre ne fjalorin tone, por me ka
habitur edhe qe autori perdor shprehje qe nuk i kam ndeshur ne Kosove, si psh
“I bekofte Perendia, qofshi te bekuar etj qe zakonisht i ndeshim ne Shqiperine
e jugut.
Mendoj
qe te kater vellimet qe mendohet te dalin do jene nje material i pasur burimor
per historianet tane qe do e studiojne dhe e paraqesin kete periudhe te
lavdishme qe kaloi Kosova.
Ja
disa fragmente:
f.92
Izet
Krivanjeva
Armatimi,
deri diku, te kenaq. Nuk eshte pak ne keto kushte te kete luftetari yne pushke,
automatik dhe madje edhe pushke-mitroloz PM ne krah. Kemi madje edhe minahedhes
dhe topa, te cilet kuptohet nuk mund te merren ne krah. Luftetaret mund te kene
edhe bomba dore, kurse disa, sidomos eproret edhe revole.
f.
138
Mu
kujtua kenga, te cilen dikur e kendonte baba, ish partizan i Luftes
Antifashiste Nacional-Clirimtare, kushtuar
heroit te popullit Emin Durakut.
O
Emin, Emin Duraku!
Hije
i paska n’krahror gjaku,
Hije
na ka, o shoke te mi!
Kam
dhane jeten per liri!
Nana
e vet, plaka
Digjej
sikur flaka t’birin e vajtojka
T’birin
e vajtojka..
f.149
Po
shikoja kolonen e gjate te luftetareve qe po ngjitej perpjete shpatit mbi Kulle
drejt pozzicioneve per te pritur amikun. Kjo kolone me ngjau si ato dikur ne
filmat artistiek per partizanet.
f.166
Prof.
Fehmi Agani, qe nga 1990 e ketej ishte ehe veprimtar i madh i Lidhjes
Demokratike te Kosoves dhe i Levizjes Paqesore ne Kosove, krah per krah me
presidentin e Republikes se Kosoves dr. Ibrahim Rugoven. Madje, thuhej se atij
i atribohej ideja e LDK dhe e Levizjes
Paqesore. Ky patriot i madh e Cmonte shume edhe Ushtrine
Clirimtare te Kosoves, me qe i pari nder te medhenjte
e kish vizituar Prekazin, menjehere pas renies e komandantit legjendar Adem
Jashari.
f.169
Nje
dite kur hyra ne mesim (flitet kur Murtezi jepte mesim) shoh ne tabelen e klases me shkronja te medha “Prof. Fehmi Agani”.
f.194
Kur
filloi shperberja e ish Jugosllavise, pas vitit 1990, edhe Kosova po e kerkonte
rrugen e saj te ardhmerise, ate te mevetesimit. Kur po ndaheshin sllavet ne mes veti, perse te mos e benim kete edhe
ne shiptaret e Kosoves, me qe me serbet nuk na lidhte asgje e mire, por vetem
vuajtja shekullore?
f.360
Oh,
po te kish ardhur ne kete lufte edhe presidenti i Kosoves- dr. Ibrahim Rugova,
do te ishte bere edhe mrekullia e botes- thashe, keshtu ne mendime. E perse
mrekullia e botes? Sepse ne lufte do te
dilnin ndoshta edhe 200 mije luftetare, siC ka thene ne nje rast,
kryetari i qeverise se Kosoves ne ekzil..- Bujar Bukoshi. E kjo mrekulli do t’i
kishte se paku tre efekte kosovare dhe nderkombetare:
Kosova
do te bente shume me teper per lirine.
Serbia
do te ishte shume me e matur ne gjenocidin e saj.
Konferenca
nderkombetare e Rambujese se Parisit do te ishte shume me e favoreshme per
Kosoven.
f.416
Ai
mesim dhe ajo pergatitje per t’u mbrojtur (ne kohen e ish Jugosllavise) i shkoi
kot ketij populli prej vitit 1945 e deri ne 1989, kur Serbia e okupoi Kosoven.
E perse kot? Sepse per 44 vite me radhe, populli shqiptar i Kosoves dhe i
Jugosllavise kishte mesuar dhe ishte pergatitur (ushtarakisht) por t’u mbrojtur
nga nje shtet i huaj e jo nga ai qe. qysh nga viti 1945, qe detyruar qe ta
pranonte per te vetin. Por C’ndodhi me 1989? Ndodhi me shume se Cudia. Republika e Serbise, me bekimin ne heshtje e te tjereve
e okupoi Kosoven dhe e hapi rrugen per ta bere te veten edhe mbare Jugosllavine.
Tani shqiptaret u binden se duhet te luftojne kunder Serbise.. Deri ne 1998,
kjo lufte ishte me mjete paqesore, deri sa u be kthesa historike nga komandanti legjendar Adem
Jashari me 5 dhe 7 mars 1998, madje qe me Levizjen Popullore te Kosoves ne
vitin 1981. Ne 1991 u bene plane per Clirimin e Kosoves me
lufte te armatosur.
f.476
Faiku:
Pa
gjak, kuptohet nuk ka liri. Por dikush kete nuk po e kupton mjaft, o profesor!
Natyrisht ende ka kohe dhe kurre nuk eshte vone, por kur dikush nga Perendimi
erdhi ne lufte,, atehere si t’a arsyetojme shumicen e njerezve tane, qe i kemi
ketu ne Kosove, por qe megjithate, edhe sot nuk i kemi ne mesin e luftetareve?
Natyrsiht nje pjese kane edhe arsye te ndryshme, por po flas per ata qe nuk i
pengon asgje, per te ndihmuar lirine, o profesor!
f.510
Me
rastin e Clirimit te fshatit Nikaj
O,
te lumte o fshat i lire, Nikaj!- thoja me krenari ne mendime- i ke dhene nje
grusht te forte sot armikut siC bene me pare- Gabrrica,
Puset e Nikes, Gajra, Ivaja, Shtraza, Kotlina dhe fshatra te tjera. –Prandaj
edhe hyre ne histori, si edhe luftetaret, qe te bene te lire. Une per here te
pare edhe po eci neper nje fshat te lire. Mirepo edhe e munda dhembjen me
krenari, per deshmoret! Une shume po besoj se do te kesh deshmore, me qe shume
te ashpra qene luftimet per me shume se tri ore..
F.
520
-Vertet
u lumte o profesor-tha si i mrekulluar edhe axha Faik.- Mirepo eshte mire te
shkruajme per kete lufte. Me mire te shkruajme ne se armiku. E armiku dihet se
si shkruan. Per ne gjithmone deri tani kane shkruar vetem armiqte, apo edhe te
huajt. PIkerisht per kete edhe sot ne kohen tone, bota ende nuk e di se Kosova eshte
djepi i shqiptareve dhe jo i serbeve, qe kane ardhur dje nga Karpatet e ftohta
te Azise.
-
Me vend e ke, por si te shkruhet per shembull per luften e sotme ne fshatin
Nikaj, o axha Faik?- thashe une, si me kureshtje.
-
Ashtu siC e ke pare, o profesor!- tha ky burre.
Pra thjesht- si e pashe luften. Mirepo, me kete rast, nuk na duhen zbukurimet,
por e verteta. Po te shkruanin te gjithe- si e pashe luften dhe po t’i benim
bashke te gjitha keto, atehere do te evitoheshin gabimet dhe perfundimisht do te
thonim- si qe lufta.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 8 shkurt 2024