| E hene, 12.02.2024, 07:59 PM |
LUFTA POLITIKE PËR PUSHTET DHE PASURI FAMILJARE
NGA
KALOSH ÇELIKU
Im Atë Emin Çeliku, pranë oxhakut me struken krahëve rrëfente shumë ngjarje historike
interesante për atë kohë qorre, kur Zonja Vdekje na ecte hap pas hapi përmbrapa
si hije. Nuk e dije se, ku ta ka vënë pritën pas ferre: rrëzë “Çuke”, te
xhamia, në Çarshi të Kërçovës. Apo, pas porte… Livadhi i “Xha Nefruzit”… Ose, Lëmë,
pas gardhit te Pragu i Shtëpisë në Katund te Lisi midis Livadhit.
Ngjarjet historike i rrëfente, ulur
mbi një shkam me tri këmbë pranë zjarrit në oxhak. Ende e kam parasysh atë
shkam të mbuluar me lëkurë dashi e brirët rreth veshëve. E, mbaj mend, e kam
parasysh sesi e ndreçi vetë atë shkam nga cungu i lisit, që e preu në fund të
Livadhit për Dimër. Ishte shkami i tij personal. Nuk ishte mbretëror nga ari,
por ishte i kaçakëve të malit me lëkurë ogiçi. Askush nuk guxonte të ulet në
atë shkam. Nëna ime e ndjerë, shpeshëherë thoshte pas ikjes së tij nga mesi ynë
familjar: Po, t’i thoshe se, do të jetosh sa ky shkam, me siguri do të zemërohej,
nxirrte “nagëntin “ nga brezi.
Kurrë, nuk shtriheshte në shtrat për
gjumë pa “nagëntin”, një hanxhar nën jastëk, dhe mauzerrin mbi krye.
“Kashikarat” e serbit në xhepat e strukes varë pas dere. Mollët e kuqe të
italjanit. Nata, thoshte nuk ka besë. Edhe, muret e shtëpisë kanë veshë. E
përsëriste shpesh-herë këtë nga përvoja e tij si kaçak mali.
Përderisa, Sot: “Abazi” në You Tube e këndon këngën e tij
popullore me çifteli e fyellin e Bariut të Malit, në “Drenovë”: U
kënaqëm tue këndue bre djal (këngë kërçovare), “kënaqësisë” së tij
historike, unë si autor i këtij shkrimi publicistik pasi të vjellë, nxjerrë
jashtë edhe zorrët nga barku do t’ia shtoja edhe vargjet: U kënaqëm duke bërë politikë/ E shkruar ilahi me “analistë politik”./ Kokë
më kokë me politikanë të arratisur./ E lëvdua njëri-tjetrin nëpër Çarshi./ Nateditë, duke u lutur në xhami./ Para këmbëve
të Hoxhës “Allahut” me tespi kuqezi./ Flamuj të huaj e “Allahu Akber”, përmidis
Shkupit./ Shkaun duke e vrarë me këngë dhe çifteli./ Kryqat politik, kur në mes
të Ditës Madhe./ Na mbijnë si këpurdhat pas shiut përpara Shtëpisë./ Krahpërkrahu
me kishat dhe xhamitë me minare...
Ose, me poezinë e librit nga “Vjellja
e zorrëve” (Shkup, 1996):
Vjellja e zorrëve
Poetesha s’ka cigare
ia piu Rrospia Mashkull.
Ministri me Ambasadorin
ulen të hanë drekën
që ua paguan spiuni.
Përshëndeti, më thotë Piktori
sytë s’ti heqin nga malli!
Kush ua shalon Nënën Parti
palaçove në mizanskenë
vetëm në një shfaqje.
Unë jam gjithmonë në Teatër
publikisht u shpall dashuri.
Spiuni Kurvë lëpi buzët
Kukulla Femër ua mbanë gunat.
O Imzot, do t’i vjell edhe zorrët...
Alamet politikanë me sejmenët e tyre
përmbrapa: intelektualë, profesorë, shkrimtarë, analistë politik, gazetarë të
Oborrit partiak, u kënaqën duke shkruar libra “bestseller” e menduar “NDRYSHE”.
Dhe, lëvdojnë njëri-tjetrin në Facebook, Instagram, portale elektronike dhe
TikTok. Gazetat e “pavarura” e të varura në mjetet e informacionit në shtetin e
“përbashkët”. “Fitoret”, dhe përurimet si politikanë, duke i përsëritur,
titujtë dhe autorët e njëjtë gati për çdo javë e muaj gjatë gjithë vitit në instisucionet
e “përbashkëta” shtetërore: Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, dhe Maqedoninë e
Veriut. Ndonjëri, edhe me reklama të paguara televizive, pispiloset me tru Lope
shterpë mes lajmeve livadheve. “Analistë” politik nëpër debate para kamerave
televizive duke u mbytur si qentë e tërbuar në Lëmë, secili më i mençur se
shoku për një asht të hedhur pas porte, mes rruge nga partitë e dalldisura dhe
hazdisura politike.
Mendimi im, i shkrimtarit:
“analistët” politik partiak, që i keni ju nateditë me pare e pa pare në mjetet
e informacionit, ua ruajtë Zoti! Edhepse, Unë nuk i besoj shumë as Zotit.?! U
besoj Rilindasësve Shqiptar. Nga ana ime si autor i këtij shkrimi publicistik -
traxhik për Nesër, ua bëj me dije, se: i keni të gjitha shkrimet e mia
publistike e artistike nëpër libra e mjetetet e informacionit pa pare. Shkaku, se: Unë për vete, halldupët nuk i shes me pare, nuk
dua t’i kem si fis shqiptar as në hale. Dudumët e fesë “muslimane” me këmbët
dhe trutë në legen. Që, politikën e kanë përzier me Fenë. Dhe, “Besë”. Punë
tjetër është ajo sesa, ju ndoshta do të përfitoni nga këto shkrime publicistike
dhe libra, duke u ulur këmbëkryq te Pragu i derës, përpara Shtëpisë.
Edhe, pse: Kënga historike e
“Abazit” është ironike - satirike - politike?! “Bombën” e tij politike, nuk e
hudhi në opinion në mjetet e informacionit, siç veproi “Shpëtimtari” i shqiptarëve,
por ia “dorëzoi” Kryetarit të Shtetit të “përbashkët”, Ivanovit. “Abazi” i
Malit dhe Aliu i fushës, para kamerave televizive edhe deklaroi, se: tashti e
tutje, “nuk do të punojë me zemër, por me tru”.
Nuk doli si “politikani” me këmbët
dhe trutë në legen me moton teknefese parazgjedhore: “Prej sonte beteja jonë politike është bërë edhe
më e qartë. Pyetja e zgjedhjeve të 8 majit do të jetë: “A jeni me Vuçiqin e
Serbisë e Ali Ahmetin apo jeni me opozitën e bashkuar shqiptare - Lidhja Europiane
për Ndryshim dhe Albin Kurtin?”
Dhashtë Zoti, edhe sojit të këtyre “politikanëve”
të dalldisur dhe arratisur me “besë” e pa besë në Shtetin e “përbashkët”, kjo
“bombë” politike u pëlcet në dorë, ashtu siç i pëlciti “Shpëtimtarit” të shqiptarëve
para do kohe për të ardhur në pushtet me dhunë e protesta “paqësore” përpara
Qeverisë e me Shoqata “laramane” humanitare, në rrugë!
Ditë historike, kur Kënga e këtyre
patriotëve të vonuar shqiptarë e “maqedonasë”, edhe sotekësaj dite është
tragjike - komike. Përmëtepër, kur bien “heronj” të demokracisë për zgjidhjen e
Çështjes Shqiptare në fushën e betejës, sesi: i ka “përndjekur” hap pas hapi
sistemi Komunist dhe Neokomunist. Vite me radhë, duke i shpërblyer me poste
partiake, vende pune dhe pasuri nëpër institucionet shtetërore: Qeveri,
Universite, kabinete e redaksi të “vëllazërim-bashkimit” me shtëpi, banesa
“sociale” e Çmime të merituara shtetërore. Çmime letrare, që nuk i kanë marrë
për së gjalli jo se jo, por as edhe pas vdekjes patriotët e dëshmuar shqiptarë.
Sëmundja kancerioze, nuk e ka
përfshirë vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi e
Diasporën Shqiptare. Vetëmse, Maqedonisë Veriut i ka arritur kulminacioni i ekstazës.
Këmbonën e Dashit e ka varë përqafe. Herdhet e dashit përmejdani duke ia
rrëfyer Dhelprës Dinake se, do t’i bien udhës. Profesorë universitar me diploma
të blera në Universitetet Shqiptare e “Evropiane”: Prishtinë, Shkup, Tetovë,
Bullgari e “Qafë-Thanë”, sot përpilojnë lista të shkrimtarëve shqiptarë, mu si
dje po me ato metoda të njëjta komuniste me porosi nga Policia Letrare.
Përditë, ende vazhdojnë të na
shpallin “nacionalistë”, “irredentistë” dhe armiqë të Shtetit. Shqiptarë të
“ndershëm” dhe “tradhtarë”. Pavetëdije se, listat e tyre policore, përfundojnë
si sulme antishqiptare: partiake, klanore, miqësore e familjare ndaj Trungut
Shqiptar. Njeri të gjallë nuk gjen sot, me faculetë t’ua fshi lotët e derdhur
të krokodilit nga “përndjekjet e egra” në sistemin komunist, që deri dje Shteti
jugosllav i blente lirë (pa pare) me një torbë taxhi përqafe, dhe i shëtiste si
shqiptarë të përshtatshëm nëpër redaksi: gazetarë, redaktorë e shkrimtarë të
Oborrit nëpër institucionet kulturore e komisone policore “kulturore” për ta
sakatuar Letërsinë Shqiptare.
Ndonjërin, e dërgonte për
“specializime” edhe në Amerikë (Trudëkaçin), sot që merret me vlerësimin e
shkrimtarëve shqiptar në IRJ të Maqedonisë. Tjetrin, si anëtar komisioni në
përpilimin e plan-programeve, lektyrave e teksteve shkollore. Anëtar komisioni
për ndarjen e Çmimeve Shtetërore e sakatimin e veprimatrisë botuese shqiptare,
në Ministrinë e Kulturës. O Imzot, sa shumë paskan vuajtur këto kalorës të
arratisur?! Edhe mua, përpak më “shpëtuan” lotët.
Sot, në vend që t’u dalë gjumi
thellë dimëror i Arushës Polare me ëndërra, vazhdojnë të flasin jerm. Sesi:
paskan qenë të “përndjekur” nga sistemi komunist nëpër gazetat e varura dhe të “pavarura”,
radio-televizione qeveritare e private dhe portale elektronike. Poste partiake
e Vende pune, askund nuk mund të zënë, shkaku “nacionalistëve” dhe “irredentistëve”
shqiptar të strukur nëpër parti politike shqiptare e “maqedonase” me pretendime
për t’ua rrëmbyer Shtetin e “përbashkët”?!
Përgjigja ime si shkrimtar “problematik”:
Gjithë jetën e kaluan burrë më burrë si prostitutka shqiptare e “maqedonase” me pare e pa pare në
Shtëpinë Publike. Edhe pse, prostitutkave u ka hije, por jo edhe këtyre
kalorësve të arratisur e dalldisur nëpër Parti Politike Shqiptare e “maqedonase”,
fondacione “humanitare”. Herë si këshilltarë partiak e herë si “revolucionarë”,
duke themeluar organizata “joqeveritare e humanitare”, këshilla mbipartiake,
gazeta të “pavarura” e portale elektronike. Nuk lanë vend e skutë pa e futur
kokën e bythën, mu si strucat në zall me palarenë për mejdani në “hava”,
përkarshi Diellit me rreze që lindë në malin “Vodno”, në jug të Shkupit.
Dhe përçudi, kur i përzuri “Abazi”
nga strofullat e dashura të interesit politik, biznesit personal, familjar, klanor
e partiak, u tërbuan: gurë e dru mbi “miqtë’ e tyre “strategjik”, Partitë
Politike Shqiptare. Që, deri dje nëpër “Bit-Pazar” me flamuj të huaj, parulla
fetare e “Allahu Akber” trumbetonin, se janë: Partitë e vetme Politike
Shqiptare me “besë” e pa besë, “Din e
Iman” që këtë popull shqiptar, Nesër do ta “nxjerrin” nga bataku historik
shekullor.
Rrufjanët e djeshëm, “disidentë” të
sotshëm, që në sistemin komunist për një vend pune, një shtëpi, një banesë, një
libër të botuar e honorare, çoheshin me shkrime në gazetën e tyre të
“vëllazërim - bashkimit”, Shtëpive Botuese “humanitare edhe kundër shkrimtarit
me famë botërore Ismail Kadare. Çajupin e shpallën “idiot”.
“Disidentët” e sotshëm, rrufjanët e
djeshëm, sot marrin guximin edhe përpilojnë lista të reja të shkrimtarëve me
Sanço Pançot e tyre shqiptar partiak pa asnjëfarë bagazhi letrar e kulturor mbi
shpinë. Jerm, i publikojnë librat e tyre si botime Qeveritare në emër të një
Shtëpie botuese fetare. Plagjiatorë, e arnues të letrave shqipe, që nuk i njeh
jo vetëm nëna e tyre, po as edhe Katundi Madh. Edhe, kush?! Pazarxhinjtë dhe
blerësit e diplomave, titujve të tyre shkencorë universitar në Prishtinë,
Shkup, Tetovë, “Qafë - Thanë” e Bullgari, për ta “situr” më zi se Dje në
sistemin komunist, edhe Sot Letësrinë Shqiptare në plan - programet
neokomuniste shkollore, tekstet shkollore e lektyrat shkollore me gërshërë,
Dje, Komuniste, Sot, Neokomuniste.
Trusakatët letrar, që me këmbëngulje
edhe sot duan t’i shesin “veprat e tyre patriotike” tek partitë politike me
afate të skaduara përdorimi si mallëra me “vlera të arrira artistike -
patriotike” të Koperativave bujqësore, në “Bit- Pazar”.
Kohë kjo, kur Sot: prodhimet e tyre politike
të krimbura, dhe të kalbura nëpër kontejnierët e bërllokut Komunist e Neokomunist
nëpër “Bit-Pazar” të Shkupit Historik, nuk i blen më populli shqiptar edhe pa
pare...